Sport
LIGA E PARË: NESËR NË PROGRAM JANË PESË NDESHJE TË “NXEHTA”

Të shtunën në program janë pesë ndeshje të xhiros së 24-të në elitën e futbollit vendor ku do të zhvillohen disa përballje tejet të rëndësishme rezultatet e të cilave takime do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rrjedhën e përgjithshme të kampionatit si për ekipet që janë në pjesën e epërme të tabelës dhe sidomos për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Në stadiumin e qytetit në Gostivar, klubi I futbollit Besa e Dobërdollit pas fitores kundër Shkupit në Çair që ngjalli shpresat se mund të siguron mbijetesën, nesër këtë duhet ta dëshmon edhe kundër ekipit Struga Trim Lum e cila pas një krize të rezultateve iu kthyes fitoreve. Prandaj kjo përballje ka rëndësi të dyanshme.
Futbollisti Admir Latifi në prag të ndeshjes së nesërme shprehet optimist se pikët do të mbeten në Gostivr.
“Të shtunën na pret një ndeshje me Strugë të cilët janë një ekip cilësor shumë e fortë dhe ishin dy vitet e fundit kampion. Kështu ne jemi përgatitur e kemi analizuar kundërshtarin shumë mirë. Do të tentojmë që të shtunën të mbeten pikët në Gostivar“ tha Admir Latifi futbollist i KF Besa.
Ndeshja Besa – Struga Trim Lum luhet nesër me fillim në ora 15:00, ndërsa drejtësi do të ndanë arbitri, Stojançe Trpçevski nga Kavadari. Një ndeshje identike zhvillohet edhe në Ohri, aty ku Voska Sport e cila lufton për mbijetesë përballet me Rabotniçkin që pretendon titullin kampion. Në stadiumin e Çairit do të takohen Shkupi vendas dhe Pelisteri i Manastirit. Ndeshje shumë domethënëse do të zhvillohet edhe në Kavadar aty ku Tikveshi në cilësinë e nikoqirit përballet me Gostivarin, ndërsa gjithashtu ndeshje shumë e rëndësishme do të zhvillohet edhe në Strumicë mes AP Brera dhe Sileksit. Pesë takimet e së shtunës fillojnë në ora 15:00.
Sport
ANCELOTTI DO TË JETË TRAJNERI I RI I BRAZILIT

Nuk ka më asnjë dyshim, në Spanjë e bëjnë të sigurt, Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Palët kanë gjetur një akord total ndërmjet tyre, pritet vetëm që tekniku “azzurr” të lirohet nga Real Madrid, në fund të këtij sezoni, madje përpara Botërorit për Klube, për të bërë më pas zyrtare marrëveshjen e arritur ndërmjet Realit dhe 5 herë kampionëve të Botës.
Mediet botërore, mbi të gjitha në Angli dhe Spanjë, kanë shkuar edhe më tej duke zbuluar detaje nga akordi i arritur ndërmjet tyre. Ancelotti do të firmos një kontratë të vlefshme deri në përfundimit të Botërorit 2026, por me opsion rinovimi edhe për katër vite të tjera, deri në Botërorin e 2030 që do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok. Ancelotti do të përfitojë jo pak, por rreth 10 milionë euro në vit.
Ancelotti-Real Madrid është tashmë një kapitull i mbyllur, me teknikun italian që do të provojë për herë të parë në karrierë të drejtojë një ekip përfaqësues. Tani, në Madrid, ka nisur puna me kohë të plotë për të gjetur një pasues për Ancelottin. Pavarësisht se koha nuk premton, Perez nuk dëshiron të nxitohet në zgjedhjen e tij pasi pasuesi i Ancelotti-t ka për detyrojë të hap një kapitull të ri.
Për këtë arsye, Perez pritet t’i besoj stolin Santiago Solari-t gjatë Botërorit për Klube, për të zgjedhur më pas me qetësi trajnerin e ri. Sipas medieve spanjolle, dhe kjo nuk është më një sekret, alternativa e parë mbetet Xabi Alonso, por së fundmi po fiton kuota edhe ideja për të ulur në stol Jurgen Klopp.
Sport
ATLETIKË: NË SHKUP U MBAJTË MITINGU “HAPJA E SEZONIT 2025”

Me Mitingun ndërkombëtar ‘’Hapja e sezonit 2025’’ të shtunën zyrtarisht nisi sezoni i ri i Atletikës që organizohet nga Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut.. Në mitingun e Shkupit morën pjesë garues nga të gjitha klubet e vendit si dhe klube nga Kosova
Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut të shtunën me Mitingu n Ndërkombëtare në Atletikës në shtegun e arenës ”Todor Proeski” në Shkup, zyrtarisht nisë sezoni i ri i këtij sporti në Maqedoninë e Veriut, Të pranishëm në kë manifestim sportive ishin garues nga disa klube anëtare të Federatës si dhe garues nga klube të Kosovës. E pranishme në këtë ngjarje sportive kryetarja e Federatës Aleksandra Vojnevska ekskluzivisht për TV Koha foli për pritshmërit e Federatës por edhe të garuesve në sezonin e ri 2025
“Sa I përket sezoni 2025 që e përmendët si në sezon paraprake Atletikës kemi kalendar shumë të ngjeshur, numër të madh të garave që arritët të përputhim kalendarin e garave me ato të federatës Evropiane dhe atë Botërore. Kemi shumë gara për kategoritë e pionierëve, të rinjve dhe ato të seniorëve. Më gëzon fakti se atletët tanë më të mire përfshirë këtu Dario Ivanovski, Jovan Stojevski, Andreas Trajkovski, Andrijana Pop Arsova, Drita Islami do jenë të pranishëm do ti kemi këtu këtë sezon, gjithsesi do të plotësojmë edhe me atlet të ri që pritet t’i bashkëngjiten këtij grupi elitar të seniorëve të cilët në këto momente kemi ndërtuar si federatë dhe gjithsesi se do të fokusohemi te Kupa Evropiane ekipore në Slloveni ka pjesa më e madhe e reprezentuesve sigurisht mbi 25 deri 30 atlet do të përfaqësohen për të mbrojtur ngjyrat e shtetit tonë ku edhe presim të ngjitemi lartë” deklaroi kryetarja Aleksandra Vojnevska
Kryetarja e Federatës u shprehë e kënaqur dhe beson se klubet anëtare të Federatës janë të gatshme për sfidat që i presin gjatë këtij viti kalendarik .
“Besoj se janë të përgatitur, patëm kohë të bollshme për përgatitje. Këtu normalisht do të potencoja gjithsesi përkrahjen e paraprakisht të Agjencisë për Rini dhe Sport dhe tani Ministrisë së sportit në formën e vauçerëvre dhe tani në formën e subvencioneve, krejt me qëllim të ngritjes së nivelit të sportistëve, trajnerëve të klubeve gjithashtu edhe neve si Federatë . Kështu që pres që nga sezoni në sezon ashtu siç filluam vitin e kaluar ku kemi rezultate më të mira dhe të thyejmë rekordet kombëtare” tha kryetarja Vojneska
Në hapjen e sezonit e pranishme ishte e rekordmenia e vendit në hedhjen e gjyles dhe diskut Jumna Fetai tha s e me fillimin e sezonit është 50 përqindë e kënaqur , ndërsa rezultatet më mira pret në garat e radhës ndërkombëtare
“ Në garat e radhës pres rezultate më të mira meqenëse tash jam edhe me trajner profesional nga Turqia . Kemi me pas play of për Olimpiadën për të rinjë për Festivali Olimpik për të rinj. Aty unë do të marri pjesë ku shpresoj në ndonjë medalje. Shpresoj të marri medalje. Edhe nga ballkaniada shpresoj të fitoj ndonjë medalje normal edhe rekorde shtetërore” tha atletja Jumna Fetai
Në hapjen e sezonit të atletikës në vendin tone, të pranishëm ishin edhe një numër i konsiderueshëm i atletëve nga disa klube të Kosovës në misin e të cilëve edhe Grevist Bytyqi atleti i pare nga Kosova që garoi në Lojërat Paralimpike, “Paris 2024”.
“Është hera e dhytë kam marrë pjesë në këtë mitingë. Garova në garën 800 metra ku arrita një rezultat personal, Jam shumë I lumtur për kët rezultat kaq të mire. Duke zënë vendin e parë“ deklaroiu Grevist Bytyqi
Organizatori I këtij mitiungu ndërkombëtar “Hapja e sezonit 2025” Federrata e Atletikës së Maqedonisë Veriut, për fituesit në të gjitha disiplinat ndau medalje dhe mirënohje.
Shaban SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E PARË: NDODHI TË ÇUDITSHME NË FUTBOLLIN VENDOR ?!

Dy fitore të vendasve, dy barazime dhe një ndërprerje të ndeshjes me gjithësejt 14 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të javës së 28 të kampionatit 2024/2025 në Ligën e pare të futbollit vendor. Tabelën vazhdon të kryeson Shkëndija me 63 pikë, e ndjekur nga Sileksi që ka 59 pikë.
Derbi i xhiros së 29-të në futbollin vendor që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë pa praninë e publikut mes Shkëndijës dhe Shkupit ishte një ndeshje e çmendur me tre autogola, emocione të pafundme dhe gola të bukur p;rfundoi me barazim 3:3. Miqtë nga Shkupi kaluan në epërsi 3:1 në pjesën e parë, ndërsa kuqezinjtë pas një rikthimi të madh arritën të sigurojnë një pikë me golin e Adenis Shalës në minutat e fundit.. Fatmirësishtë pika e fitura me Shkupin dhe barazimi i Sileksit me Struga Trim Lum vazhdon diferenca të mbetet 4 pikë. Trajneri Beqiri tha se ky barazim është një gabim i patolerueshëm
‘’Është gjysma e të keqes janë katër pikë diferencë. Ne duhet të jemi sy çelë ka edhe shumë ndeshje ka edhe katër ndeshje, katër pikë nuk janë ndonjë garantë e madhe . Unë do dua ta them se dua të jem korrekt me veten dhe me gjithçka që është rreth klubit me tifozët se ishte një gabim i pa tolerueshëm i joni’’
Ndërkohë që ndeshja në Kratovë mes Sileksit dhe Struga Trim Lum gjithashtu ka përfunduar me barazim por pa gola 0-0. Pelisteri mundi Tikveshin 1-0, të shtunën Vardari mundi ekipin Besa të Dobërdollit 3-1, ndërsa pas largimit nga garat Voska Sporti, AP Brera është e lire
Ndërsa në stadiumin ‘’Boris Trajkovski’’ në Maxhari, Gostivari është larguar nga terreni në minutën e 85-të në rezultatin 1-2 për Rabotniçkin. Lidhur me veprimin e Gostivarit ka reaguar Federata e futbollit të Maqedonisë ku pos tjerash thuhet: ” Në vend që të luftonin në mënyrë sportive deri në fishkëllimën e fundit, KF Gostivari vendosi t’i shmangej realitetit dhe t’ia hidhte fajin arbitrave për veprimet e tyre të dëshpëruara.
E vërteta është e dokumentuar në procesverbali n zyrtar ku thuhet se një përfaqësues i KF Gostivarit paraprakisht i ka njoftuar arbitruat se ekipi do të tërhiqet nëse rezultati nuk do të jetë në favorin e tyre’’.
Ndërkaq në reagimin e klubit të futbollit Gostivari thuhet:’’ “Incidenti që ndodhi sot nuk kishte asgjë kundër rivalit tonë Rabotniçki. Reagimi ynë ishte ndaj gjyqtarit Igor Stojçevski. Ky gjyqtar njihet për arbitrimin e tij skandaloz, asnjë ekip nuk e pëlqen atë. Sa i përket deklaratës së FFM-së, ne do t’i përgjigjemi çdo fjalie, një nga një”, thuhet në reagimin e Gostivarit.
Cili do të jetë veprimi i mëtutjeshëm i ekipit të Gostivarit do të mësohet ditëve në vijim varësisht edhe nga veprimet e organeve të FFM-së
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve