Të shtunën në program janë pesë ndeshje të xhiros së 24-të në elitën e futbollit vendor ku do të zhvillohen disa përballje tejet të rëndësishme rezultatet e të cilave takime do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rrjedhën e përgjithshme të kampionatit si për ekipet që janë në pjesën e epërme të tabelës dhe sidomos për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Në stadiumin e qytetit në Gostivar, klubi I futbollit Besa e Dobërdollit pas fitores kundër Shkupit në Çair që ngjalli shpresat se mund të siguron mbijetesën, nesër këtë duhet ta dëshmon edhe kundër ekipit Struga Trim Lum e cila pas një krize të rezultateve iu kthyes fitoreve. Prandaj kjo përballje ka rëndësi të dyanshme.
Futbollisti Admir Latifi në prag të ndeshjes së nesërme shprehet optimist se pikët do të mbeten në Gostivr.
“Të shtunën na pret një ndeshje me Strugë të cilët janë një ekip cilësor shumë e fortë dhe ishin dy vitet e fundit kampion. Kështu ne jemi përgatitur e kemi analizuar kundërshtarin shumë mirë. Do të tentojmë që të shtunën të mbeten pikët në Gostivar“ tha Admir Latifi futbollist i KF Besa.
Ndeshja Besa – Struga Trim Lum luhet nesër me fillim në ora 15:00, ndërsa drejtësi do të ndanë arbitri, Stojançe Trpçevski nga Kavadari. Një ndeshje identike zhvillohet edhe në Ohri, aty ku Voska Sport e cila lufton për mbijetesë përballet me Rabotniçkin që pretendon titullin kampion. Në stadiumin e Çairit do të takohen Shkupi vendas dhe Pelisteri i Manastirit. Ndeshje shumë domethënëse do të zhvillohet edhe në Kavadar aty ku Tikveshi në cilësinë e nikoqirit përballet me Gostivarin, ndërsa gjithashtu ndeshje shumë e rëndësishme do të zhvillohet edhe në Strumicë mes AP Brera dhe Sileksit. Pesë takimet e së shtunës fillojnë në ora 15:00.