Sport
LIGA E DYTË: NË KUMANOVË LUHET DERBI BASHKIMI – ARSIMI

Kampionati në Ligën e dytë të futbollit vazhdon të shtunën me ndeshjet e xhiros së 18-të të sezonit 2024/2025. Kryendeshje e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë aty ku do tz6ë përballen dy skuadrat pretendente për kreun e tabelës Bashkimi vendas me Arsimin e Çegranit. Skuadra vendase në pjesën vjeshtore doli fituese në cilësinë e mysafirit, por kësaj radhe të dyja ekipet janë në formën e duhur ndaj edhe pritet një ndeshje spektakolare për tifozët që me siguri do të jenë në numër të konsiderueshëm. Pra fituesi nga kjo ndeshje derbi – Bashkimi – Arsimi do të jetë një hapë më pranë realizimit të qëllimeve të veta.
Një ndeshje tjetër interesante pritet edhe në Prilep aty ku do të përballen dy ekipet ish kampione të Maqedonisë, Pobeda dhe Makedonija Gj.P. Të gjitha ndeshjet e javës së 18-të zhvillohen nesër me fillim në ora 14:00,
Takohen: Bashkimi – Arsimi, Kamenica Sasa –Bregallnica, Novaci – Boreci, Ohri – Bellasica, Osogova – Kozhufi , Pobeda – Makedonija Gj.P, Vardari – Skopje dhe
Vardarski – Detonit Plaçkovica
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
NBA:Lakers triumfojnë në derbin me Clippers

Katër fitore të ekipeve vendase dhe pesë të atyre mysafire është epilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Fitorja e gjashtë radhazi për Lakers, që mundi 108-102 Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Doncic me 29 pikë i kishte shënuesi më i mirë për Lakers, ndërkohë që 36 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Leonard.
Cleveland vijon të kryesojë sin ë Lindje ashtu dhe renditjen e përgjithshme të NBA-së, duke fituar sot 133-129 ndaj Portland. Gjashtë lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Hunter me 32 pikë. Zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund 112 -116 nga Nju York, ku protagonist ishte Jalen Brunson me 32 pikë.
Skuadra kampione e Boston fitoi 110-103 ndaj Denver në një përballje rivalësh. Brown me 22 pikë e Hoprford me 19 u dalluan për Celtics. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Oklahoma, që mundi 146-132 San Antonio pas një ndeshje spektakolare. Jalen Williams e mbylli me 41 pikë, mbështetur nga Shai me 31 pikë.
Rezultatet e sotme
Boston – Denver, 110-103
Cleveland – Portland, 133-129
Indiana – Charlotte, 127-112
Miami – Nju York, 112-116
Orlando – Toronto, 102-104
San Antonio – Oklahoma, 132-146
Utah Jazz – Nju Orleans, 121-128
Lakers – Clippers, 108-102
Phoenix – Minnesota, 98-116
Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJA BINDSHËM KRYESON RENDITJEN TABELORE

Katër fitore të ekipeve vendase dhe dy barazime me gjithësejt 13 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 21 të kampionatit në Ligën e parë. Shkëndija kryeson me 46 pikë e ndjekur nga Sileksi dhe Rabotniçki që kanë nga 41 pikë
Shkëndija në përballjen me Tikveshin në stadiumin e qytetit në Tetovë para një numri të vogël të tifozëve shumë më vështirë se sa pritjen mundi 1-0 Tikveshin e Kavadarit me autor Alhasan në minutën e 35-të të pjesës së parë me një gol spektakolar me thembër që shumë rrallë shihet në terrenet e futbollit. Shkëndija ishte superior në pjesën e pare por jo edhe në të dytën ku skuadra mysafire tentonte që barazon rezultatin. Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes deklaroi se fitorja me Tikveshin është më e rëndësishme se dy ndeshjet para kësaj.
“Mendoj se është fitore më e rëndësishme se sa dy fitoret para kësaj, për shkak se unë e dija se do të jetë ndeshje e komplikuar, edhe jam i kënaqur me këtë fitore më shume se me dy fitoret paraprake për shkak se ndeshjet që gjithmonë pritet që do të dalin më të lehta janë më të komplikuara. Kishim mundësi të ia bëjmë vetes më të lehtë, nuk e bëmë, pastaj edhe vuajtëm edhe rrezikuam disa momente, çka është edhe faji jonë përhirë të së vërtetës, se duhet të marrim edhe fajin në momente të veçanta, por megjithatë jam i kënaqur me këtë,” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Besa e Dobërdollit në përballjen me Vardarin në Shkup të shtunën nxori barazim që mund të konsiderohet sukses dhe shpresë se ekipi i kthehet formës së duhur për ndeshjet e radhës
“Kjo ndeshje ishte një ndeshje e vështirë për ne, luajtëm si mysafir, në këtë terren Vardari si vendas normalisht kërkoi 3 pikët, por ne bëmë një ndeshje të mirë, dhamë maksimumin, u angazhuam maksimalisht si skuadër, i bëmë detyrat e trajnerit dhe ia dolëm të arrijmë të marrim 1 pikë. Kjo pikë është e vlefshme për ne dhe do të na ndihmoj që në ndeshjet e radhës të jemi më të qetë dhe ta kemi më të lehtë t’i marrim 3 pikë.”
Skuadra e Shkupit fitoi bindshëm ndaj Pelisterit në Çair, me rezultat 3:1. Kjo fitore ishte e treta radhazi në pjesën pranverore të kampionatit
Fitore me shifra identike ka marrë edhe Voska Sport në Ohër, që mposhti AP Brerën. Me tre pikët e reja skuadra e Voska Sport sadopak i largohet pjesës së poshtme të tabelës. Ndërkohë kampionët në fuqi Struga Trim Lum janë mundur në Kratovë nga Sileksi me shifra 3:1, përderisa dueli tjetër Gostivari – Rabotniçki u mbyll me barazim pa gola
Rezultatet
Shkëndija – Tikveshi 1-0
Sileksi – Struga Trim Lum 3-1
Gostivari – Rabotniçki 0-0
Shkupi – Pelisteri 3-1
Vardari – Besa 0-0
Voska Sport – AP Brera 3-1
TABELA: 1. Shkëndija 46 pikë, 2.Sileksi 41. 3.Rabotniçki 41, 4.Gostivatr 40, 5.Struga Trim Lum 32, 6.Shkupi 31, 7.Pelisteri 23, 8.AP brera 20, 9. Voska Sport 18, 10.Vardari 17, 11.Besa 15, 12.Tikveshi 15 pikë
Të mërkurën më 5 mars takohen: Ap Brera – Gostivari, Besa – Sileksi, Pelisteri – Voska Sport, Rabotniçki – Vardari, Struga Trim Lum – Shkëndija dhe Tikveshi – Shkupi.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
Klisman Cake, 100 ndeshje me Shkëndijën

Mbrojtësi i majtë Klisman Cake ka arritur një moment historik në karrierën e tij me fanellën kuqezi, duke kompletuar 100 ndeshje zyrtare me Shkëndijën.
Ndeshja kundër Tikveshit për futbollistin Klisman Cake ishte e 89-ta për të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa bilanci i tij përfshin edhe 10 paraqitje në Kupat e Evropës dhe 1 ndeshje në Kupën e vendit.
Me këtë rast, para fillimit të takimit, drejtori sportiv i klubit, Ardian Cuculi, në emër të Shkëndijës i dorëzoi Cake-s një fanellë të personalizuar me numrin 100, të vendosur në kornizë, si simbol i këtij arritjeje të rëndësishme.
Gjatë këtyre 100 ndeshjeve, Cake ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në fazën ofensive, duke realizuar 11 gola, 10 prej tyre në kampionat dhe 1 në Evropë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve