Kampionati në Ligën e dytë të futbollit vazhdon të shtunën me ndeshjet e xhiros së 18-të të sezonit 2024/2025. Kryendeshje e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë aty ku do tz6ë përballen dy skuadrat pretendente për kreun e tabelës Bashkimi vendas me Arsimin e Çegranit. Skuadra vendase në pjesën vjeshtore doli fituese në cilësinë e mysafirit, por kësaj radhe të dyja ekipet janë në formën e duhur ndaj edhe pritet një ndeshje spektakolare për tifozët që me siguri do të jenë në numër të konsiderueshëm. Pra fituesi nga kjo ndeshje derbi – Bashkimi – Arsimi do të jetë një hapë më pranë realizimit të qëllimeve të veta.
Një ndeshje tjetër interesante pritet edhe në Prilep aty ku do të përballen dy ekipet ish kampione të Maqedonisë, Pobeda dhe Makedonija Gj.P. Të gjitha ndeshjet e javës së 18-të zhvillohen nesër me fillim në ora 14:00,
Takohen: Bashkimi – Arsimi, Kamenica Sasa –Bregallnica, Novaci – Boreci, Ohri – Bellasica, Osogova – Kozhufi , Pobeda – Makedonija Gj.P, Vardari – Skopje dhe
Vardarski – Detonit Plaçkovica
Shaban Sinani – TV Koha