Connect with us

Sport

LIGA E PARË: DUELE TË “ZJARRTA” NË TETOVË DHE GOSTIVAR

Published

on

Java e dytë e sezonit pranveror dhe e 20-ta e kampionatit  2024/2025  në Ligën e parë të futbollit vendor të dielën sjell  pesë duele të zjarrta  si për ekipet që luftojnë kreun e tabelës ashtu edhe për ato që luftojnë për mbijetesë.  Një ndeshje e “zjarrtë” pritet  edhe në stadiumin  buzë Sharrit aty ku  do të përballen  lideri aktual Shkëndija  me kampionin vjeshtor Sileksin. Interesimi për këtë ndeshje është madh, ndaj edhe tifo  grupi “Ballistët”pritet që të jenë në numër të madh në përkrahje  të ekipit të tyre  të zemrës. Nga a ana tjetër atmosfera në ekip pas fitores së madhe kundër Vardarit është në nivelin e duhur. Këtë e pohoi edhe mesfushori nigerian Adamu Alhassan para ndeshjes  së nesërme me Sileksin

 Ne jemi gati për tu ngritur, ndeshja me Vardarin i takon të kaluarës, tani jemi duke menduar për Sileksin. Çdo ndeshje ne e marrim si finale, pasi duam të arrijmë atë që duam ta realizojmë. Ne jemi të koncentruar për ndeshjen e radhës kundër Sileksit. Shpresoj të ndjehemi mirë dhe të mund të luftojmë sërish më shumë se sa ndaj Vardarit. Kjo është ajo që ndjej se ekipi e ndjen. “deklaroi Adamu Alhassan

 Sa i përket epilogut të kësaj ndeshje derbit nigeriani thotë se ka besim te ekipi   duke u bazuar në qasjen e tyre në seancat stërvitore dhe dëshirën për tu bërë kampion

“Si që ju thash, kur shoh ekipin tonë në stërvitje sa të koncentruar jemi për tu bërë kampion, ne jemi gati të luftojmë sërish për ti bërë tifozët tanë krenar me ekipin. Shpresoj të bëjmë rezultat të mirë këtë javë kundër Sileksit dhe të luftojmë për të fituar ndeshjen. Secilën ndeshje e marrim si finale dhe jemi gati të luftojmë sërish” tha Adamu Alhassan.

 Një  ndeshje  tepër e rëndësishme do të zhvillohet në stadiumin  e qytetit në Gostivar , mes  ekipit Besa të Dobërdollit  dhe  Gostivarit.  Pas vizitës që i kanë bërë presidenti Muhamed Tairi, së bashku me Izair Eminin dhe Bujar Kadriji, të  cilët e kanë shprehur mbështetjen e tyre maksimale për ekipin, ndaj edhe  kundër  Gostivarit  mund të pritet  një kthesë sa i përket rezultatit, Në  tre  takimet  tjera  të javës së 20-të takohen: AP Brera – Shkupi, Tikveshi – Pelisteri, dhe Rabotniçki – Voska Sport. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00.   

Advertisement
Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement

Sport

NBA:Lakers triumfojnë në derbin me Clippers  

Published

on

Katër fitore të ekipeve  vendase dhe  pesë të atyre mysafire  është epilogu i nëntë ndeshjeve  të zhvilluara  në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Fitorja e gjashtë radhazi për Lakers, që mundi 108-102 Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Doncic me 29 pikë i kishte shënuesi më i mirë për Lakers, ndërkohë që 36 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Leonard.

Cleveland vijon të kryesojë sin ë Lindje ashtu dhe renditjen e përgjithshme të NBA-së, duke fituar sot 133-129 ndaj Portland. Gjashtë lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Hunter me 32 pikë. Zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund 112 -116 nga Nju York, ku protagonist ishte Jalen Brunson me 32 pikë.

Skuadra kampione e Boston fitoi 110-103 ndaj Denver në një përballje rivalësh. Brown me 22 pikë e Hoprford me 19 u dalluan për Celtics. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Oklahoma, që mundi 146-132 San Antonio pas një ndeshje spektakolare. Jalen Williams e mbylli me 41 pikë, mbështetur nga Shai me 31 pikë.

 Rezultatet e sotme

Advertisement

Boston – Denver, 110-103

Cleveland – Portland, 133-129

Indiana – Charlotte, 127-112

Miami – Nju York, 112-116

Orlando – Toronto, 102-104

Advertisement

San Antonio – Oklahoma, 132-146

Utah Jazz – Nju Orleans, 121-128

Lakers – Clippers, 108-102

Phoenix – Minnesota, 98-116

Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA BINDSHËM KRYESON RENDITJEN TABELORE

Published

on

Katër fitore  të ekipeve vendase dhe  dy barazime me gjithësejt  13 gola të shënuar  është epilogu  i ndeshjeve  të javës së 21  të kampionatit në Ligën e parë. Shkëndija kryeson me 46 pikë e ndjekur nga Sileksi dhe Rabotniçki që kanë nga 41 pikë

Shkëndija në përballjen me Tikveshin në stadiumin e qytetit në Tetovë para  një numri të vogël të tifozëve shumë më vështirë se sa pritjen mundi 1-0 Tikveshin e Kavadarit me autor Alhasan në minutën e 35-të të pjesës së parë me një gol spektakolar me thembër që shumë rrallë shihet në terrenet e futbollit. Shkëndija  ishte superior në pjesën e pare por jo edhe në të dytën ku skuadra mysafire  tentonte që barazon rezultatin. Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes deklaroi  se fitorja  me Tikveshin është më e rëndësishme se dy ndeshjet para kësaj.


Mendoj se është fitore më e rëndësishme se sa dy fitoret para kësaj, për shkak se unë e dija se do të jetë ndeshje e komplikuar, edhe jam i kënaqur me këtë fitore më shume se me dy fitoret paraprake për shkak se ndeshjet që gjithmonë pritet që do të dalin më të lehta janë më të komplikuara. Kishim mundësi të ia bëjmë vetes më të lehtë, nuk e bëmë, pastaj edhe vuajtëm edhe rrezikuam disa momente, çka është edhe faji jonë përhirë të së vërtetës, se duhet të marrim edhe fajin në momente të veçanta, por megjithatë jam i kënaqur me 
këtë,” deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Besa e Dobërdollit në përballjen me Vardarin në Shkup të shtunën nxori barazim që mund të konsiderohet sukses  dhe shpresë se ekipi i  kthehet formës së duhur për ndeshjet e radhës

 “Kjo ndeshje ishte një ndeshje e vështirë për ne, luajtëm si mysafir, në këtë terren Vardari si vendas normalisht kërkoi 3 pikët, por ne bëmë një ndeshje të mirë, dhamë  maksimumin, u angazhuam maksimalisht si skuadër, i bëmë detyrat e trajnerit dhe ia dolëm të arrijmë të marrim 1 pikë. Kjo pikë është e vlefshme për ne dhe do të na ndihmoj që në ndeshjet e radhës të jemi më të qetë dhe ta kemi më të lehtë t’i marrim 3 pikë.”

Advertisement

Skuadra e Shkupit fitoi bindshëm ndaj Pelisterit në Çair, me rezultat 3:1. Kjo  fitore  ishte e treta radhazi në pjesën pranverore të kampionatit

Fitore me shifra identike ka marrë edhe Voska Sport në Ohër, që mposhti AP Brerën. Me tre pikët e reja skuadra e Voska Sport sadopak i largohet pjesës së poshtme të tabelës. Ndërkohë kampionët në fuqi Struga Trim Lum janë mundur në Kratovë nga Sileksi me shifra 3:1, përderisa dueli tjetër Gostivari – Rabotniçki u mbyll me barazim pa gola

 

Rezultatet

Shkëndija – Tikveshi 1-0

Advertisement

Sileksi – Struga Trim Lum 3-1

Gostivari – Rabotniçki 0-0

Shkupi – Pelisteri 3-1

Vardari – Besa 0-0

Voska Sport – AP Brera  3-1

Advertisement

 

TABELA: 1. Shkëndija  46 pikë, 2.Sileksi 41. 3.Rabotniçki 41, 4.Gostivatr 40, 5.Struga Trim Lum 32, 6.Shkupi 31, 7.Pelisteri 23, 8.AP brera 20, 9. Voska Sport 18, 10.Vardari 17, 11.Besa 15, 12.Tikveshi 15 pikë

Të mërkurën më 5 mars  takohen: Ap Brera – Gostivari, Besa – Sileksi, Pelisteri – Voska Sport, Rabotniçki – Vardari, Struga Trim Lum – Shkëndija dhe Tikveshi – Shkupi.

 

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

Klisman Cake, 100 ndeshje me Shkëndijën

Published

on

Mbrojtësi i majtë Klisman Cake ka arritur një moment historik në karrierën e tij me fanellën kuqezi, duke kompletuar 100 ndeshje zyrtare me Shkëndijën.

Ndeshja kundër Tikveshit për futbollistin Klisman Cake ishte e 89-ta për të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa bilanci i tij përfshin edhe 10 paraqitje në Kupat e Evropës dhe 1 ndeshje në Kupën e vendit.

Me këtë rast, para fillimit të takimit, drejtori sportiv i klubit, Ardian Cuculi, në emër të Shkëndijës i dorëzoi Cake-s një fanellë të personalizuar me numrin 100, të vendosur në kornizë, si simbol i këtij arritjeje të rëndësishme.

Gjatë këtyre 100 ndeshjeve, Cake ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në fazën ofensive, duke realizuar 11 gola, 10 prej tyre në kampionat dhe 1 në Evropë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat