Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: DUELE TË “ZJARRTA” NË TETOVË DHE GOSTIVAR

Java e dytë e sezonit pranveror dhe e 20-ta e kampionatit  2024/2025  në Ligën e parë të futbollit vendor të dielën sjell  pesë duele të zjarrta  si për ekipet që luftojnë kreun e tabelës ashtu edhe për ato që luftojnë për mbijetesë.  Një ndeshje e “zjarrtë” pritet  edhe në stadiumin  buzë Sharrit aty ku  do të përballen  lideri aktual Shkëndija  me kampionin vjeshtor Sileksin. Interesimi për këtë ndeshje është madh, ndaj edhe tifo  grupi “Ballistët”pritet që të jenë në numër të madh në përkrahje  të ekipit të tyre  të zemrës. Nga a ana tjetër atmosfera në ekip pas fitores së madhe kundër Vardarit është në nivelin e duhur. Këtë e pohoi edhe mesfushori nigerian Adamu Alhassan para ndeshjes  së nesërme me Sileksin

 Ne jemi gati për tu ngritur, ndeshja me Vardarin i takon të kaluarës, tani jemi duke menduar për Sileksin. Çdo ndeshje ne e marrim si finale, pasi duam të arrijmë atë që duam ta realizojmë. Ne jemi të koncentruar për ndeshjen e radhës kundër Sileksit. Shpresoj të ndjehemi mirë dhe të mund të luftojmë sërish më shumë se sa ndaj Vardarit. Kjo është ajo që ndjej se ekipi e ndjen. “deklaroi Adamu Alhassan

 Sa i përket epilogut të kësaj ndeshje derbit nigeriani thotë se ka besim te ekipi   duke u bazuar në qasjen e tyre në seancat stërvitore dhe dëshirën për tu bërë kampion

“Si që ju thash, kur shoh ekipin tonë në stërvitje sa të koncentruar jemi për tu bërë kampion, ne jemi gati të luftojmë sërish për ti bërë tifozët tanë krenar me ekipin. Shpresoj të bëjmë rezultat të mirë këtë javë kundër Sileksit dhe të luftojmë për të fituar ndeshjen. Secilën ndeshje e marrim si finale dhe jemi gati të luftojmë sërish” tha Adamu Alhassan.

 Një  ndeshje  tepër e rëndësishme do të zhvillohet në stadiumin  e qytetit në Gostivar , mes  ekipit Besa të Dobërdollit  dhe  Gostivarit.  Pas vizitës që i kanë bërë presidenti Muhamed Tairi, së bashku me Izair Eminin dhe Bujar Kadriji, të  cilët e kanë shprehur mbështetjen e tyre maksimale për ekipin, ndaj edhe  kundër  Gostivarit  mund të pritet  një kthesë sa i përket rezultatit, Në  tre  takimet  tjera  të javës së 20-të takohen: AP Brera – Shkupi, Tikveshi – Pelisteri, dhe Rabotniçki – Voska Sport. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00.   

Advertisement
Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version