Connect with us

Lajme nga rajoni

I ftohti siberian shkon në temperatura ekstreme! Turqia paralajmëron për rreziqet e motit të ftohtë…

Published

on

Pas reshjeve të dendura të borës dhe ndikimit të një vale të ftohti siberian, shumë qytete të Turqisë kanë regjistruar temperatura ekstreme, duke arritur deri në -33.8°C. Pjesa më e madhe e vendit po përballet me kushte të ashpra dimri, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe fëmijëve, të qëndrojnë në ambiente të ngrohta për të shmangur rreziqet shëndetësore.

Në qytetet malore si Gole dhe Erzurum, temperaturat dyshifrore nën zero kanë shkaktuar ngrirjen e rrugëve dhe infrastrukturës. Edhe në Stamboll, reshjet e borës kanë krijuar probleme, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat dhe të pezullojnë trafikun detar.

Autoritetet turke kanë vendosur në gatishmëri shërbimet emergjente, të cilat janë në dispozicion 24 orë për të ndihmuar qytetarët. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti pritet të përmirësohet nga e marta, me temperatura mbi zero, ndërsa të enjten pritet të rriten mbi 10°C.

Advertisement

Lajme nga rajoni

Komandant “Hoxha” refuzon të dëshmojë: Pa u shqyrtuar dokumenti ku më cilësojnë tradhtar, nuk flas

Published

on

Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, ka nisur dëshminë në rastin më të madh në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Megjithatë, seanca ku po dëshmon Ismet Tara, i njohur si komandant “Hoxha”, është shoqëruar me tensione. Tara ka refuzuar të japë dëshmi pa u paraqitur një dokument, të cilin ai e cilëson si vendimtar për integritetin e tij.

Në deklaratën e tij, Tara theksoi se dokumenti në fjalë e përshkruan atë si “tradhtar i kombit, duke shtuar se nuk do të japë asnjë përgjigje deri sa të shqyrtohet dhe të pastrohet emri i tij.

“Unë kam një kërkesë për gjyqtarin para se të dal prej këtu. Unë pa kësaj dëshiroj prej gjykatësit, të më paraqitet dokumenti im, në të cilin kam ngritur dyshimet e mija në lidhje me intervistën time para hetuesve në 2019”.

Mund të kërkoni ju çdo gjë, por unë prej këtij momenti në qoftë se ai dokument që ka ngritur shqetësimin tim, që ka rrezikuar jetën dhe të 10 familjarëve të mi dhe që në atë dokument jam përshkruar si tradhtar i kombit, tradhtar i UÇK-së, tradhtar i dëshmorëve dhe i heronjve të mi dhe gjithë asaj popullate të masakruar dhe të larguar nga Kosova. Unë nuk do të japi asnjë njohur pa shqyrtuar ky dokument. Dhe pa u pastruar komandat Hoxha. Ta dini që prej këtij momenti nuk flas asgjë. Mund të më thirrini, seanca do të mbyllet që këtu. Ose do të vazhdoni, un asnjë përgjigje nuk do të flas derisa nuk shqyrtohet dokumenti”, ka thënë Tara në Speciale.

Advertisement

Gjykatësi i kërkoi të vazhdonte dëshminë, por Tara deklaroi se nuk do të fliste më derisa dokumenti të shqyrtohej

“Sot përgjigju pyetjeve zoti Tara. Kur të përfundosh dëshminë, do të japim mundësim të bësh një deklaratë”, ka thënë gjykatësi.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

​Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Published

on

Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit Sllobodan Millosheviqit.

Lajmin e bëri të ditur, familjarët.

“Të dashur familjarë, miq e shoqëri. Mbrëmë na la lamtumirën e fundit baba jonë Faik Rexhepi. Varrimi i tij është sot me 24.02.2025 në ora 15:00 tek Varrezat e lagjes së Arbërisë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Pas vdekjes ka reaguar edhe deputeti, Shaip Kamberi, i cili ka shkruar në Facebook se Faik Rexhepi u bë simbol i rezistencës kundër aparthejdit serb në Kosovë, duke lënë pas një trashëgimi të guximit dhe qëndresës.

“Sot, në Prishtinë, do t’i jepet lamtumira e fundit, por heroizmi dhe fryma e tij do të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Kush është Faik Rexhepi?

Advertisement

Në gusht të vitit 1990 preshevari Faik Rexhepi, cili punonte në “Ferronikel” të Drenasit, bashkë me kolegë kishin ardhur në kryeqytet që ta presin delegacionin e kongresit amerikan.

Para hotelit “Grand” policia serbe kishte ndërhyrë brutalisht, duke shpërndarë turmën, por Faik Rexhepi nuk kishte luajtur vendi.

Para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij./kp/

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Osmani për Qerkinin: Ishte simbol i përkushtimit të palëkundur për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetarit të Zërit të Prindërve, të cilin e cilësoi simbol të qëndresës dhe përkushtimit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, njeriun që me përkushtim dhe guxim i dha zë dhimbjes së mijëra familjeve të personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

“Si Kryetar i Shoqatës ‘Zëri i Prindërve’, Bajrami ishte simbol i qëndresës, i drejtësisë dhe i përkushtimit të palëkundur për ta zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Për më shumë se dy dekada, ai jetoi me dhimbjen për të birin e tij të zhdukur, duke mos u ndalur kurrë në kërkimin për të vërtetën”.

Osmani tha se vendi ka humbur një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, dhe ngushëlloi familjen e Qerkinit.

“Sot, Kosova humbi një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë”.

Advertisement

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Qerkini, miqve dhe të gjithë atyre që mbështetën betejën e tij për të zhdukurit me dhunë”.

“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”.

“I përhershëm qoftë kujtimi për Bajram Qerkinin!”

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat