Pas reshjeve të dendura të borës dhe ndikimit të një vale të ftohti siberian, shumë qytete të Turqisë kanë regjistruar temperatura ekstreme, duke arritur deri në -33.8°C. Pjesa më e madhe e vendit po përballet me kushte të ashpra dimri, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe fëmijëve, të qëndrojnë në ambiente të ngrohta për të shmangur rreziqet shëndetësore.
Në qytetet malore si Gole dhe Erzurum, temperaturat dyshifrore nën zero kanë shkaktuar ngrirjen e rrugëve dhe infrastrukturës. Edhe në Stamboll, reshjet e borës kanë krijuar probleme, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat dhe të pezullojnë trafikun detar.
Autoritetet turke kanë vendosur në gatishmëri shërbimet emergjente, të cilat janë në dispozicion 24 orë për të ndihmuar qytetarët. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti pritet të përmirësohet nga e marta, me temperatura mbi zero, ndërsa të enjten pritet të rriten mbi 10°C.