Connect with us

Sport

CHAMPIONS: REAL M KTHEHET ME FITORE NGA ‘’ETIHAD‘’

Published

on

Faza  e  play off-t në Ligën e Kampionëve  në katër ndeshjet e zhvilluara mbrëmë dhuroi emocione të forta. Vendasit ishin më të mirë në një takim , ndërsa   ekipet  mysafire   regjistruan tre  fitore të sigurta.

Ndeshja Mançester Siti – Real Madrid që me  të drejt konsiderohej  finale  para  finale  e  vërtetoi këtë epitet  me lojën  e shkëlqyeshme të të dyja ekipeve  që në  fund   fati ishte  në anën e Real Madridit  që  fituan   2-3

Autor  të dy golave  për  skuadrën vendase ishte Haland, ndërsa për  skuadrën spanjolle shënuan Mbappe, Diaz dhe Belingham. Me  këtë fitore  skuadra e Real Madrit  më 19 shkurt në “Santiago Bernabéu”  me  epërsi të  dukshme  si vendas  do ta  pres ndeshjen e kthimit

Dortmundi ka shënuar fitore të madhe në Lisbonë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Sportigun.

Fitoren e vetme  në cilësinë e vendasit e regjistroi Juventusi në përballjen me holandezët e PSV me rezultatin 2-1. Ndeshjet kthyese  do të zhvillohen me 19  shkurt.

Advertisement

Pas ndeshjeve të mbrëmshme , gara më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sot me katër ballafaqime tjera  interesante pasi  takohen :Club Brugge – Atalanta,Seltik-Bayern Mynich, Feynoord – Milan dhe Monaco-Benfica

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

Liga Unike-Femra: Flamurtari mposht Partizanin, të dyja ekipet ndajnë vendin e dytë

Published

on

Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 8-të të Ligës Unike në basketboll për femra. Skuadra e Flamurtarit fitoi 61-48 ndaj Partizanit, ndeshje e luajtur në Vlorë.

Një ndeshje e ekuilibruar në pjesën e parë, ku të dyja skuadrat rivalizuan mes tyre (38-35 për vlonjatet mbyllen 20 minutat e para).

Në pjesën e dytë skuadra vendase nis shkëputjen, ndërsa Partizani humbet terren. Thomas me 17 pikë e Johnson me 15 pikë u dalluan për Flamurtarin.

Pas kësaj sfide të dyja ekipet kanë nga 12 pikë në renditje, me nga 4 fitore e nga 4 humbje secila, ndërkohë që katër skuadrat më të mira shkojnë në play off.

Në krye të renditjes ndodhet ekipi i Bashkimi, që ka fituar sfidën ndaj Peja 03, ndërkohë që për t’u luajtur është ndeshja mes Junior Moni Bau dhe Tiranës.

Advertisement

 Liga Unike-Femra (java e 8-të)

Flamurtari – Partizani, 61-48

Bashkimi – Peja 03, 76-65

Junior Moni Bau – Tirana, 20 shkurt

 Renditja: Bashkimi 17 pikë, Partizani 12 pikë, Flamurtari 12 pikë, Peja 10 pikë, Tirana 10 pikë, Junior Moni Bau 8 pikë.

Advertisement
Continue Reading

Sport

Dubois mbron titullin ndaj Parker, bota përgatitet për duelin e madh të peshës së rëndë

Published

on

Më 22 nëntor, në Arabinë Saudite do të zhvillohet duel ii madh për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria IBF) mes britanikut Daniel Dubua dhe neo-zelandezit Josef Parker.

Dubua (22 fitore e 2 humbje në karrierë), që mban titullin kampion, fituar në shtator në përballjen ndaj Xhoshua, do të mbrojë për herë të parë gjerdanin e peshave të rënda.

Jozef Parker (35 fitore e 3 humbje në karrierë), dikur ka qenë kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBO, në vitin 2016) dhe synon të ngjitet sërish në majë.

Të dy boksierët po kalojnë një moment të mirë në karrierën e tyre. Dubua ka fituar tri përballjet e fundit, ndërsa Parker ka fituar 5 duelet e fundit dhe nuk humbet që prej vitit 2022.

Kjo është hera e parë që dy boksierët duelojnë mes tyre, ndaj dhe interesi është i madh, pasi mendohet një përballje e ekuilibruar. Në këtë event do të duelojnë edhe kampionë të tjerë si: Artur Beterbiev dhe Dmitri Bivol.

Advertisement
Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: NESËR NË NION HIDHET SHORTI PËR 1/8  E FINALES

Published

on

Të premten me fillim në ora 12:00, në Nion të Zvicrës do të  hidhet  shorti për fazën e 1/8  së finales në Ligën e kampionëve  evropian  që kësaj  radhe është zhvilluara me formatin e ri. Tetë skuadrat më të mira në fazën e Ligës u kualifikuan automatikisht në raundin e 16-të, tani do t’iu bashkëngjiten tetë ekipet fituese të fazës së play off-it .

Pra, tetë ekipet e kualifikuara në fazën e play off-t PSZH, Real Madridi, PSV, Club Brugge, Borussia Dortmund, Bayern Munyh, Fejnord dhe Benfika, për kundërshtar të mundshëm do të kenë një nga këtë tetë ekipet si Liverpuli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletiko Madridi, Bayer Leverkusen, Lille dhe Astona Villa.

 Kujtojmë  që  pas  ndeshjeve të play off-it nga garat e  mëtutjeshme  janë  eliminuar Milani, Mançester Siti, Juventisi, Atalanta

 Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat