Lajme nga rajoni
Zbulohet në Shqipëri, liqeni termal nëntoksor më i madh në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron, sipas fondacionit që financoi ekspeditën, thuhet në një artikull të botuar në “Czech Radio”.
Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh kushtet komplekse të nëndheshme.Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata hasën një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë hartuar në detaje.Sistemi përmban shumë burime të nxehta që lëshojnë kolona të larta avulli dhe gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata drejt zbulimit të një humnere mbi 100 metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.Në fund të asaj humnerë, ekipi ka konfirmuar zbulimin e liqenit termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot.Me një gjatësi prej 138 metrash, një gjerësi prej 42 metrash dhe një perimetër 345 metrash, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë.Madhësia e dhomës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.Harta e sistemit të shpellës dhe zbulimi i liqenit kërkuan pajisje teknike, të cilat u mundësuan nga “Fondacioni Neuron”.Organizata çeke e financimit shkencor i dha ekspeditës gati 1 milion koruna çeke, të dhuruara nga dashamirës privatë dhe tani liqeni nëntokësor shqiptar ka marrë emrin Neuron, në nder të fondacionit.
Richard Bouda, një fotograf dhe speleolog, përshkruan se si u bë zbulimi: “Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë duke përdorur pajisjet që kishim. Ne e dinim që atëherë se kishim zbuluar diçka vërtet të veçantë”.
“Falë “Fondacionit Neuron”, kemi blerë një skaner celular LIDAR, i cili na lejoi të masnim të gjithë shpellën dhe të gjithë zonën e liqenit. Ne do të bashkëpunojmë edhe me hidrologët të cilët do të masin pjesën nënujore të atij liqeni duke përdorur një sonar – një sistem për zbulimin e objekteve nënujore”, tha ai.Ekipi çek përdori teknologjinë më të fundit, “GeoSlam” – një lloj teknologjie skanimi 3D, duke krijuar modele të sakta të shpellës.
Procesi me të cilin është bërë shpella që përmban liqenin është gjithashtu e pazakontë.
Uji mineral i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin, oksidohet dhe prodhon acid sulfurik – që në mënyrë të përsëritur e kthen shkëmbin gëlqeror në gips të butë.“Puna e ekipit çek në Shqipëri do të kontribuojë për të kuptuar më mirë këtë lloj të rrallë të formimit të shpellave dhe ka shumë punë për të bërë atje”, tha Richard Bouda:“Falë shkencëtarëve me të cilët punojmë, ne e dimë se burimet përreth ushqehen me ujë nga liqeni”, shtoi ai.“Ne besojmë se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës dhe për të kuptuar më mirë hidrologjinë e saj – pasi deri më sot askush nuk e di se si janë të lidhura saktësisht këto ujëra nëntokësore me sipërfaqen”, tha ai.
Lajme nga rajoni
Djali i Trumpit ka mbërritur në Beograd, takimi me Vuçiqin, cila është agjenda?!

Euronews Serbia ka raportuar për një vizitë në Beograd të Donald Trump Jr, djali i presidentit të ShBA-së Donald Trump.
Ky medium raporton po ashtu se ai pritet të ketë edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar zhvillimin e një takim me Donald Trump Jr.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç u shpreh ndër të tjera se për pak minuta do të zhvillojë takim me Trump Jr. Ai ndau po ashtu edhe informacione lidhur me temat që do të diskutohen mes tyre.
“Dhe për pak minuta do të pres Donald Trump Jr., do të flas për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë”, tha ai.
Donald Trump Jr është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump. 47 vjeçari ka vizituar edhe vitin e kaluar Beogradin ku u takua me biznesmenë serbë në një darkë për të diskutuar perspektivat e investimeve në Serbi.(INA)
Lajme nga rajoni
Vuçiq i zemëruar i thotë Daçiqit para kamerave: Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim

Studentët, të cilët prej muajsh kërkojnë nga autoritetet në Serbi të bëjnë punën e tyre sipas kompetencave të tyre, kanë bllokuar mbrëmë ndërtesën e RTS-së për shkak se prezantuesja i ka quajtur “turmë” gjatë një interviste me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas kësaj, pjesëtarët e xhandarmërisë rrahën studentët që po qëndronin para RTS-së dhe pas të gjithave u shfaq ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, i cili tentoi të “justifikojë dhunën ndaj studentëve”.
Ai tha se policia nuk ka ndërhyrë, edhe pse ka video ku shihet se policia godet studentët me shkopinj, madje edhe në kokë.
“President, nëse më lejoni, pasi që disa media filluan të gënjejnë menjëherë, nuk ka pasur ndërhyrje policore, si gjithmonë deri më tani”, tha Daçiq.
Në atë moment pranë tij ishte Vuçiq, i cili pas disa sekondash tha: “Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim” dhe në mënyrë demonstrative u largua.
Vuçiq i quajti studentët “plenumë bolshevik” dhe tha se ata sulmuan një polic. Studentët njoftuan se do të mbajnë nën bllokadë godinën e RTS për 22 orë.
Gjithashtu kanë paralajmëruar protestën më të madhe në Beograd për të shtunën më 15 mars, ku do t’u bashkohen edhe qytetarë nga e gjithë Serbia. Demonstratat filluan pas rënies së tendës në Novi Sad, kur vdiqën 15 persona.
Lajme nga rajoni
44 vjet nga demonstratat e studentëve të Kosovës që tronditën ish-Jugosllavinë

Sot mbushen 44 vjet nga demonstrata e studentëve të Kosovës më 11 mars e vitit 1981. Kjo demonstratë është vlerësuar njëra ndër to që tronditi ish-Jugosllavinë.
44 vjet më parë, në mars të vitit 1981, në Prishtinë shpërthyen demonstratat e studentëve me kërkesa sociale.
Demonstratat që ndodhën në Kosovë, 44 vjet më parë, më 11 mars, nisën si shprehje e pakënaqësisë së studentëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, të cilët me 4 mars të vitit 1981, në Mensën e Studentëve brenda Qendrës së Studentëve në Prishtinë, protestuan spontanisht ndaj kushteve jo të mira, sipas tyre, në të cilat jetonin dhe studionin në atë kohë.
Por, më pas, më 11 dhe 27 mars, si dhe më 1 dhe 2 prill të vitit 1981, kërkesat fillimisht me përmbajtje sociale, evoluuan në kërkesa që shpërfaqnin pakënaqësitë politike, shoqërore dhe kombëtare.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve