Connect with us

Lajme nga rajoni

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti tregon synimet e tij

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për koalicione pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, duke vlerësuar se partitë opozitare nuk kanë kaluar në proces reformimi.

Kurti, i cili drejton Lëvizjen Vetëvendosje, shpreh besimin se partia e tij do të arrijë rezultate më të mira se ato të vitit 2021 dhe synon të marrë gjysmë milioni vota në zgjedhjet e ardhshme.

Ai theksoi se koalicionet parazgjedhore me partinë Guxo dhe Alternativa janë rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm gjatë katër viteve të qeverisjes së përbashkët. Në lidhje me partitë tradicionale si PDK, LDK dhe AAK, Kurti tha se ato nuk kanë treguar shenja të reformimit dhe se sulmet ndaj Vetëvendosjes dhe qeverisë së tij gjatë muajve të fundit kanë thelluar mosbesimin.

Për mandatin e ardhshëm, Kurti përmendi disa projekte kyçe që do të mbeten prioritet: krijimin e Fondit Sovran dhe Bankës Zhvillimore, themelimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe zbatimin e Vetingut për gjyqësorin. Ligji për Fondin Sovran, një shtyllë e rëndësishme për reformat ekonomike, është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, e cila ka ngadalësuar procesin e zbatimit. Kurti kritikoi vonesat e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e kësaj çështjeje dhe shprehu shpresën për një trajtim më të shpejtë në të ardhmen.

Ndërkohë, ai theksoi se Byroja për Konfiskimin e Pasurisë është jetike për luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e sundimit të ligjit. Ligji për këtë organ u rrëzua një herë në Gjykatën Kushtetuese, por u rikthye dhe miratua në Kuvend, dhe aktualisht është sërish në shqyrtim nga Gjykata.

Advertisement

Lajme nga rajoni

Mesazhi prekës i Hashim Thaçit “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”

Published

on

U varros Haxhi Thaçi babai i ish presidentit Hashim Thaçi në fshatin Burojë të Skënderajt.

Haxhi Thaçi vdiq të shtunën në moshën 87 vjeçare.

Ish presidenti Thaçi nuk mori pjesë në varrimin e të atit pasi që nuk iu lejua nga Gjykata Speciale.

Por, ai i ka dërguar një kurorë me lule me mbishkrim “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsës”.

Para disa ditësh Thaçi vizitoi babain e tij në Klinikën Interne në QKUK. Specialja ia mundësoi vizitën pasi disa kërkesave nga mbrojtja e Thaçit./21Media

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Qytetarë të shumtë në Burojë për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të Thaçit

Published

on

Në Burojë të Skenderajt i është dhënë lamtumira e fundit, Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Haxhi Thaçi vdiq mbrëmjen e së dielës, tri ditë pas takimit që pati me ish-presidentin Thaçi në QKUK, ku dhe ishte i shtrirë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ish-presidenti Thaçi nuk u lejua nga Dhomat e Specializuara të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçit.

Qytetarë të shumtë ishin mbledhur në Burojë për ceremoninë e varrimit të tij.

Krahas tyre, në varrim u panë shumë nga figurat e PDK-së. Gjithashtu pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Advertisement

Nga Dhomat e Specializuara në Hagë të martën në mëngjes thanë se s’kanë pranuar asnjë kërkesë publike për vizitë të Hashim Thaçit.

 

Por, në një reagim të dytë gjatë ditës, zëdhënësi Michael Doyle tha se s’mund të japin informacione për Thaçin, pasi kërkesat e të paraburgosurve janë konfidenciale për shkak të privatësisë dhe sigurisë.

 

Por, se nuk ka pasur kërkesë, e ka mohuar avokati i Thaçit, Luka Mishetiq i cili tha se ajo është bërë qysh dje para orës 14:00.

“Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, ka shkruar avokati i Thaçit në platformën “X”.

 

Advertisement

 

/Reporteri.net/

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Vetura futet mes turmës në Beograd, disa të lënduar

Published

on

Një veturë i është drejtuar turmës në Beograd të shtunën kur mijëra njerëz veçse janë dyndur në kryeqytet për të protestuar.

Studentët e qytetarët u mblodhën në paqe, por ky incident nxiti reagimin e policisë. Disa persona raportohen të lënduar, raportoi Nova.

Shoferi është arrestuar, kurse të lënduarit janë dërguar për trajtim.

Nuk është ende i qartë motivi i tij.

Numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët në 16:00. Të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës, dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.

Advertisement

15 minuta heshtje janë mbajtur në orën 12:00 në nderim të 15 viktimave që vdiqën nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.

VIDEO

https://twitter.com/SlobodaIPravda/status/1900845659298636118

Continue Reading

Më të lexuarat