Lajme nga vendi
Janevska në promovimin e tekstit të integruar në gjuhën maqedonase “Gjinekologjia dhe Akusheria”
Për edukim më të mirë të studentëve, përveç profesorëve të mirë, duhet edhe literaturë cilësore. Teksti i parë i integruar në gjuhën maqedonase, “Gjinekologjia dhe Akusheria”, është hap i rëndësishëm drejt avancimit të arsimit të mjeksisë.Edhe në këtë kohë kur studentët flasin rrjedhshëm së paku një gjuhë të huaj, të mësuarit në gjuhën amtare – maqedonase mundëson përvetësimin më efektiv të njohurive të qëndrueshme, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në promovimin në Fakultetine Mjekësisë në Shkup.
Gjithashtu theksoi se nuk është e lehtë të bësh një tekst cilësor prandaj duke i uruar autorët,ju bëri thirrje punonjësve shkencorë dhe profesorëve që të ndjekin shembullin si investim për arsim më cilësor për studentët tanë.
“E di që për gjinekologët dhe akusherët e ardhshëm, teksti i ri do të jetë një lehtësim i madh”. Ata kanë zgjedhur një profesion fisnik dhe ky do t’i ndihmojë të përvetësojnë me sukses njohuritë e tyre”, shtoi Janevska.
Lajme nga vendi
Edhe një çerdhe e re në Gostivar, ndahen 10 punësime të reja
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bashkë me ministrin për Çështje Sociale, Fatmir Limani, sot bashkërisht ndanë 10 vendime pune për punonjëset e çerdheve. Po ashtu, u promovuan edhe hapësirat e reja shtesë me dy paralele për akomodimin e 60 fëmijëve.
Kryetari Valbon Limani, bashkë me ministrin Fatmir Limani, biseduan edhe për çerdhen e re që do të ndërtohet në Gostivar me kapacitet prej 100-120 fëmijë, kurse procedura për ndërtimin e së cilës është në vijim e sipër.
“Me ministrin Limani diskutuam edhe projektet vijuese, siç janë dy klasat shtesë të cilat kanë kaluar dhe janë në përgatitje e sipër, dhe me të cilat do të rriten kapacitetet për 60 fëmijë, si dhe aplikimi i cili vijon për një çerdhe të re me kapacitet prej 100-120 fëmijësh. Me këtë, besoj se nuk do të ketë më lista të pritjeve për në çerdhe në Komunën e Gostivarit”, u shpreh kryetari Limani.
Në këtë ngjarje u vizitua edhe Qendra “Blue Puzzle” dhe Qendra ditore për persona me nevoja të veçanta, ku u ndanë mjete didaktike.
Lajme nga vendi
Unioni i Komunave turke premton investime në Tetovë
Ndërtimi i një qendre laboratorike shkencore për nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, ndihmë në realizimin e projektit për orëmatësit, ndërtimi i Sahat Kullës në Tetovë dhe investime në menaxhimin e mbetjeve në qytet.
Këto ishin projektet që u dakorduan për ta ndihmuar komunën e Tetovës nga ana e Unionit të Komunave Turke në Botë, konkretisht komuna e Konjës së Turqisë. Kreu i Unionit Botëror të Komunave turke, Ibrahim Altay paralajmëroi ndihma për ujësjellësin dhe menaxhimin me mbeturinat në Tetovë.
“Sot ne jemi këtu për të biseduar për projektet e radhës në të cilat do bisedohet edhe për komunën e Tetovës, pra sot do flasim, për mundësinë e parë të themelimit të një qendre të shkencës në Tetovë në modelin e shumë komunave në Turqi me çka, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mësimet praktike në shkencat ekzakte do mund ti marrin nga kjo qendër. Po ashtu be kryetarin Altay kemi folur edhe për rikthimin e një projekti që ishte i dakorduar më herrët, por u pezullua për një periudhë të gjatë, pra, rikthimi i sahat kullës në komunë të Tetovës për t’ia rikthyer identitetin e saj”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
“Unioni i Komunave turke është formuar në vitin 2003 nga gjithsej 30 shtete kemi 1200 anëtarë dhe i kushtojmë rëndësi të veçantë ruajtjes së trashëgimisë kulturore nëpër komuna dhe krijimit të një bashkëpunimi mes komunave. Me z.Kasamin bashkëpunojmë prej tre vjetësh, takohemi bashkë edhe me komunat e tjera. Jam i kënaqur që marr pjesë këtu në Tetovë sepse kreu i Komunës Kasami gjithnjë i jep shumë rëndësi bashkëpunimit dhe kjo rrit vlerën e bashkëpunimit tonë”, u shpreh Ibrahim Altaj, Kryetar i Komunës Konja, Turqi.
Lajme nga vendi
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka zhvilluar një vizitë në punimet e rrugës Prizren-Tetovë.
Aliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se këtë vizitë e ka zhvilluar bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi si dhe me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikoloski, dhe zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve