Site icon Tetova Expres

Janevska në promovimin e tekstit të integruar në gjuhën maqedonase “Gjinekologjia dhe Akusheria”

Për  edukim më të mirë të studentëve, përveç profesorëve të mirë, duhet edhe literaturë cilësore. Teksti i parë i integruar në gjuhën maqedonase, “Gjinekologjia dhe Akusheria”, është  hap i rëndësishëm drejt avancimit të arsimit të mjeksisë.Edhe në këtë kohë kur studentët flasin rrjedhshëm së paku një gjuhë të huaj, të mësuarit në gjuhën amtare – maqedonase mundëson përvetësimin më efektiv të njohurive të qëndrueshme, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në promovimin në Fakultetine Mjekësisë në Shkup.

Gjithashtu  theksoi se nuk është e lehtë të bësh një tekst cilësor prandaj  duke i uruar autorët,ju bëri thirrje punonjësve shkencorë dhe profesorëve që të ndjekin shembullin si  investim për arsim më cilësor për studentët tanë.

“E di që për gjinekologët dhe akusherët e ardhshëm, teksti  i ri do të jetë një lehtësim i madh”. Ata kanë zgjedhur një profesion fisnik dhe ky  do t’i ndihmojë të përvetësojnë me sukses njohuritë e tyre”, shtoi Janevska.

Exit mobile version