Connect with us

Lajme nga vendi

BDI-ja reagon për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve

Published

on

Poshtrimi sistematik dhe hap pas hapi i statusit të gjuhës shqipe! Vlen do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti.

Qeveria jolegjitime ka shkelur jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe Ligjin për Gjuhët.

Miratimi i ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku përcaktohet që licencat të lëshohen në gjuhën shqipe vetëm me kërkesën e përfituesit, është një akt që minimizon rëndësinë e gjuhës shqipe, duke e reduktuar nga gjuhë zyrtare dhe detyruese në një mundësi të kërkuar, duke shkelur me dy këmbë të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet.

Ky vendim është një hap prapa dhe një dështim tërësor për të respektuar standardet e barazisë dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligje ndërkombëtare.

Gjuha shqipe është një e drejtë e pacenueshme dhe nuk mund të trajtohet si një opsion që jepet sipas kërkesës.

Advertisement

Ky ndryshim i ligjit është një akt i papranueshëm dhe i dëmshëm për të ardhmen e marrëdhënieve interetnike dhe përmbushjen e premtimeve të bëra për të siguruar një shoqëri të barabartë.

BDI e ka bërë të qartë vazhdimisht: ne nuk do të pranojmë asnjë ulje të statusit të gjuhës shqipe, asnjë hap që cenon të drejtat e shqiptarëve dhe asnjë përpjekje për të shtyrë përpara një agjendë të padrejtë.

Ky ndryshim i ligjit është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në statusin e gjuhës shqipe. Kërkojmë nga Qeveria të korrigjojë menjëherë këtë gabim dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit.

BDI do të vazhdojë të qëndrojë e fortë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, për të siguruar që gjuhët zyrtare të trajtohen me të njëjtin respekt dhe barazi, siç është paraparë nga ligjet e këtij shteti.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje partive të vlen, që të ndalojnë ndihmën që i bëjnë këtij poshtërimi dhe degradimi të statusit të gjuhës shqipe.

Advertisement

Do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti, pasi asnjë privilegj pushteti nuk mund të justifikojë pjesëmarrjen në këtë akt që cenon dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.

Lajme nga vendi

Limani: Për këtë vit planifikohet të ndërtohen 25 çerdhe të reja

Published

on

Ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani paralajmëroi ndërtimin e 25 çerdheve të reja gjatë këtij viti. Por, ai nuk zbuloi se ku do të hapen këto çerdhe dhe as sa fonde janë planifikuar për këtë qëllim. Sipas Limanit komunat që kanë nevojë për çerdhe kanë pasur mundësi të aplikojnë me projekt.

“Konkursi ka qenë i hapur për aplikim deri para një jave dhe është mbyllur. Gjitha komunat që kanë pasur nevojë kanë aplikuar dhe tani neve hapim oferta të shohim se kush prej komunave me çfarë projekti ka aplikuar”, tha Fatmir Limani, Ministër për punë Sociale Rini dhe Demografi.

Sa është shuma e mjeteve të ndara nga Ministria juaj për ndërtim të këtyre 25 çerdheve?

“Ne kemi mjete të dedikuara edhe nga Banka Botërore edhe mjete vetanake të ministrisë, pra afërsisht një çerdhe kushton deri në një milion euro, që në total sa i bie për 25 çerdhe. Unë mendoj se secila komunë që ka interesim për projekt çerdhesh i ka dyert e hapura tek ministria”, u përgjigj Limani.

Doni të thoni se mbi 16 milionë euro buxhet ka ndarë Ministria për ndërtimin e 25 çerdheve?

Advertisement

“Këto do të thotë do të hapen dhe nuk do përmbyllen në vitin 2025. E rëndësishme është me pas planifikim buxhetor për fillim të projektit, pastaj vitin e ardhshëm nëse mungojnë mjete me rebalanc i plotësojmë”, tha Limani.

Limani këto komente i bëri gjatë hapjes së çerdhes së re sot në Tetovë ku bashkë me ambasadorin e BE-së, promovuan këtë projekt i cili nga kostoja e përgjithshme prej 800.000 eurove, 700.000 janë dhënë nga Banka Botërore dhe vetëm njëqind mijë euro para nga buxheti.

Ministri Limani tha se tashmë është zgjidhur statusi i punonjësve në çerdhe dhe se nuk ka asnjë të punësuar me kontratë. Por ndryshe nga pretendimet e ministrit, sipas Drejtoreshës së çerdheve në Tetovë, 6 persona janë me kontrata. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: takim i frytshëm, përpjekje për kthimin e pasurive të paligjshme

Published

on

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, është takuar me delegacionin e Departamentit për Krimin e Organizuar Transnacional dhe Korrupsionin të OSBE-së. Nga ku ka theksuar se ka ofruar mbështetje të plotë në këtë projekt.

“Takim i frytshëm me delegacionin e Departamentit për Krimin e Organizuar Transnacional dhe Korrupsionin të OSBE-së, i kryesuar nga Mersima Abdic, zyrtare e projektit “Fuqizimi i Përpjekjeve për Rikthimin e Pasurive”. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në fushën e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurive, si pjesë e këtij projekti. Gjatë takimit, u dakorduam për të thelluar më tej bashkëpunimin në kuadër të zbatimit të strategjisë së re të Qeverisë në këtë fushë”, ka shkruar zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Ai ka shtuat tutje se i ka ofruar mbështetje të plotë me dakordësi institucionëve përgjegjëse për menaxhimin e pasurive të paligjshme.

“Theks të veçantë i dhamë mbështetjes për institucionet përgejgjëse për konfiskimin dhe menaxhimin e pasurive të paligjshme, si dhe nxitjes së ripërdorimit social të mjeteve të gjeneruara nga shitja e aseteve të konfiskuara”, ka përfunduar zëvëndëskryeministri Fetai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kompania “Saubermacher” Tetovë: Paguani, ose do t’i aktivizojmë përmbaruesit!

Published

on

Kompania “Saubermacher” në Tetovë ka bërë të ditur se janë iniciuar procedurat për arkëtimin e detyrueshëm të borxheve të papaguara apo  faturat e shërbimeve komunale për periudhën shkurt-gusht 2024. Sipas kësaj kompanie, qytetarët janë paralajmëruar për veprime të tilla dhe ata që nuk i janë përgjigjur thirrjes do të përballen me kosto shtesë sipas procedurave të mbledhjes së detyruar.

“Për të shmangur shpenzimet shtesë dhe shqetësimet në procedurat e arkëtimit së detyruar dhe përmbarimit, apelojmë tek të gjithë përdoruesit që kanë borxh të papaguar për faturat e lëshuara gjatë vitit 2024 që ta paguajnë sa më shpejtë. Duke paguar rregullisht, ne mund të sigurojmë kushte më të mira jetese në qytetin tonë dhe të shmangim situatat e pakëndshme dhe të panevojshme që mund të lindin gjatë procedurave përmbarimore. Bashkëpunimi juaj është i një rëndësie të madhe dhe me përgjigjen tuaj në kohë, ne do të kontribuojmë në funksionimin më të mirë të komunitetit tonë”, thonë nga kompania “Saubermacher”.

Ndërkohë, kjo kompani ka apeluar qytetarët ndërsa kërkohet që të njëtit të mos i hedhin mbeturinat pranë kontejnerëve. Kjo, pasi që në këtë periudhë, sfidat për grumbullimin e mbeturinave janë të shumta, ku reshjet e borës shkaktojnë vështirësi  gjatë grumbullimit të mbeturinave për punëtorët e kësaj kompanie. Nga kjo kompani më tej sqarojnë se hedhja e mbeturinave  jashtë kontejnerëve shkakton edhe  pengesa në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve, sidomos kur ka mbulesë bore,  probleme me pastërtinë e hapësirave publike si dhe rritjen e rrezikut të përhapjes së sëmundjeve.

“Periudha e dimrit ka sfida të veçanta për punëtorët dhe automjetet tona për shkak të borës dhe ngricave në rrugë. Ju lusim të mos i lini mbeturinat jashtë kontejnerëve. Duhet të keni konsideratë kushtet atmosferike, kur mbetjet shpërndahen rreth kontejnerëve, përveç që vështirëson punën e punëtorëve tanë dhe ndikon në efikasitetin në terren, sigurisht që ka një ndikim negativ edhe në mjedisin jetësor. Me bashkëpunimin tuaj, ne mund ta mbajmë mjedisin tonë të pastër dhe të sigurt për të gjithë. Ju lutemi hidhni mbeturinat ekskluzivisht në kontejnerë”,apelojnë nga kompania “Saubermacher”.

Nga kjo kompani, u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët ende përballen me të dhëna joadekuate në faturat e lëshuara ose në rast se duan të bëjnë pagesë të kontaktojnë “Saubermacher” në Tetovë, në zyrën e re në rrugën “Dervish Cara” në Tetovë, pastaj në Pallçisht të poshtëm, në sportelin e përkohshëm në objektin e komunës së Tetovës, si dhe një pikë pagesore në objektin e Ndërmarrjes Komunale “Tetova” afër tregut të gjelbër.TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat