Connect with us

Lajme nga vendi

Gjuha shqipe sërish “ther në sy”

Published

on

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve është rikthyer në procedurë parlamentare pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova e përdori të drejtën e vetos dhe nuk e nënshkroi Dekretin, me arsyetimin se neni i cili parashikon që licencat për punë në çerdhe jepen në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe – është në kundërshtim me Kushtetutën. Me kthimin të këtij Ligji në Parlament është rikthyer edhe retorika nacionaliste dhe përçarëse në objektin ligjvënës. Salla e Parlamentit edhe një herë u shndërrua në arenë të përplasjeve verbale dhe ofendimeve nga më të ndryshmet, të cilat kryesisht buronin nga ajo se, përse gjuha shqipe të jetë pjesë e përdorimit në licencat për çerdhe që lëshohen nga ana e Ministrisë për Politikë Sociale.

Fillimisht LSDM elaboroi amendamentin e propozuar me të cilin kërkonin që nga Ligji të hiqet pjesa ku shkruan se licencat të nxirren në dy gjuhë, konkretisht neni 9 në të cilën shënohet se licencat të jepen edhe në gjuhën të cilën e flasin 20% e popullatës. Madje, deputetja e LSDM-së, Jovankla Trençevska tha se e përshëndet vendimin e presidentes e cila shfrytëzoi veton për këtë ligj.

“Është mirë që kemi veto nga ana e presidentes, e cila thotë që të shqyrtohet miratimi i këtij ligji. Prej atyre arsyeve, kemi propozuar dy amendamente për këtë ligj në nenin 9. Propozojmë që pika 2 nga neni 9 të hiqet, me çka do të vepronim në bazë të rekomandimit të presidentes Siljanovska, por edhe do ta respektonim Kushtetutën e vendit. Gjithashtu, kërkojmë të hiqet plotësisht edhe neni 10 I ligjit”, tha Trençevska, por që propozimi i saj nuk mori mbështetje, pasi 69 deputetë votuan kundër, ndërsa vetëm 19 ishin për.

Pas kësaj, deputetët e të Majtës elaboruan propozim-amendamentin e tyre i cili nënvizonte “në nenin 9, paragrafi 2, fjalët ‘në gjuhën që flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj’, të zëvendësohen me fjalët ‘në njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e tyre në varësi të gjuhës amtare të kandidatit”. Deputeti i së Majtës, Sashko Jançev, e arsyetoi amendamentin e tij, duke thënë se me këtë amendament – ata synojnë ë pengojnë dygjuhësinë në shtet. “Me këtë amendament, ne themi të mos jenë në dy gjuhë, por të jenë në gjuhë maqedonase dhe në varësi të kandidatit, të lëshohen në njërën prej gjuhëve zyrtare dhe në këtë mënyrë të pengojmë dygjuhësinë, e cila është element për dezintegrimin e Maqedonisë së Veriut”, tha Jançev.

Ndaj kësaj replikoi deputeti i Frontit Europian, Sali Murat, i cili tha se ky amendament është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, dhe si i tillë nuk ka bazë që të mbështetet. “Ky amendament është në kundërshtim me Kushtetutën, në mënyrë të drejtpërdrejtë bie ndesh me nenin 5 të Kushtetutës, e cila garanton përdorimin e gjuhës të cilën e flasin të paktën 20% e popullatës. Me këtë cenohet e drejta ime si një pjesëtarë i përkatësisë etnike më të vogël”.

Advertisement

Megjithatë, debati vazhdoi mes kryetarit të partisë e Majta, Dimitar Apasiev me deputetët e koalicionit VLEN. Apasiev fillimisht kishte kritika të ashpra në drejtim të VMRO-DPMNE-së. “Ju të VMRO-DPMNE-së po e zbatoni Platformën e Tiranës, të cilën BDI dhe partnerët koalicionit të VLEN e kanë bërë me aminin e Edi Ramës”, theksoi Apasievi, ndërsa nuk i kurseu as deputetët e VLEN-it. “Nuk mundet që siç thotë Snopçpe, të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, ku e keni parë këtë. A e dini përse kërkon këtë, sepse nuk e di gjuhën maqedonase. Ne jemi shtet i vetëm në botë ku në klasë të parë, fëmijët nuk mësojnë gjuhën maqedonase, e cila është zyrtare në shtet”, tha Apasiev.

Me replikë Halil Snopçe, i cili tha se ndjen keqardhje që duhet të debatojë me një person, i cili është me bindje naziste, ndërkohë që tha se maqedonasit nuk humbin asgjë nëse avancohen të drejtat e shqiptarëve. “Ka kaluar koha kur ju me grupin tuaj keni protestuar kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në Fakultetin e Pedagogjisë në Shkup, për të penguar që shqiptarët të arsimoheshin dhe të mësonin në gjuhën e tyre amtare. E drejta e gjuhës është e drejtë universale, nuk do të thotë që nëse me avancohen mua të drejtat, tjetrit do ti humben. Ti nuk do të humbasësh asgjë nëse unë fitojë një të drejtë”, tha Snopçe në replikën e tij drejtuar Apasievit.

Ndërsa Apasievi u mundua të thotë se nuk ka asgjë ndaj gjuhës shqipe, por që siç theksoi ai, “problemi është që në irredentizmin tuaj po ndërtojmë shoqëri paralele, të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë po flasin në gjuhën angleze”.

“Ky shtet nuk është shtet binacional, nëse jepen licencat në gjuhën shqipe, le të jepen edhe në gjuhën turke, rome, serbe. Ne jemi shtet multi-etnik, e jo shtet i maqedonasve dhe shqiptarëve”, shtoi Apasiev. Debati më pas vazhdoi edhe mes Apasievit dhe deputetit të VLEN, Bekim Qoku, ndërsa disa herë udhëheqësja e seancës kërkoi të shmanget gjuha e papërshtatshme dhe ofendimet, pas çka ajo dha pauzë siç tha “për tu qetësuar gjakrat”, ndërsa as amendamenti i të Majtës nuk kaloi. Ndërkohë, shumica parlamentare kanë gjetur pajtueshmëri në lidhje me këtë propozim-ligj. VMRO-DPMNE kanë propozuar një amendament me të cilin nënvizohet që “Licenca lëshohet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, dhe nëse aplikuesi flet një gjuhë të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të tij lëshohet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën që flet aplikuesi”./koha.mk/

Advertisement

Lajme nga vendi

Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje lokale ndaras, ka pranuar se ka realizuar bisedë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Në një intervistë për Lajm ai thotë se takim nuk ka pasur, por është dëgjuar me të në telefon.

Takim me Ali Ahmetin a keni pasur apo prisni të keni?

“Jo, jo, jo. Ka pasur një bisedë telefonike dhe ajo është…”, deklaroi Arven Taravari, kryetar i ASH.

Televizioni Alsat që në fillim të muajit prill raportoi për një bisedë telefonike 40 minutëshe mes Taravarit dhe Ahmetit, e cila sipas burimeve tona ka bërë që Taravari të lëkundet në bindjet, që deri dje i mbronte me aq fanatizëm ndaj BDI-së. Disa herë, Taravari përmendi që partia e tij ka kanale komunikimi me BDI-në, por edhe sinjale për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Madje, duke relativizuar se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë kontakte. Ndaj kësaj, mori përgjigje të ashpër nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje se nuk kanë asnjë arsye për të komunikuar me një parti të korruptuar, funksionarët e të cilës janë në lista të zeza.

Biseda telefonike është realizuar pikërisht në kohën kur Aleanca për Shqiptarët do të duhej të vendoste për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale, për çka Taravari disa herë përsëriti se ekzistojnë dy opsione për të garuar në zgjedhje. I pari, të garojnë së bashku me VLEN-in dhe i dyti të garojë vetëm si ASH, që në këtë rast nuk do të përjashtohej mundësia për të bashkëpunuar në komuna të caktuara me BDI-në.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB: Gjatë festave të Pashkëve fotografimi për dokumentet personale do të bëhet pa termin

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme, në pritje të festave të Pashkëve, njofton se sot të gjitha Seksionet për Çështje Administrative pranë Departamentit për Çështje Administrative të MPB-së, përveç Sektorit për Çështje Administrative Shkup, do të punojnë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Departamenti për Çështje Administrative Shkup, ose më saktë njësitë e tij organizative, sot do të punojnë me këtë orar:

Pika e kontrollit pranveror  dy ndërrime nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 19:30;

Postblloku i “RTMV” dy ndërrime nga ora 7:30 deri në 19:30, dhe me të njëjtin orar do të funksionojnë edhe pikat e kontrollit në “Beko” dhe Gjorçe Petrov.

Pikat e kontrollit në Draçevë dhe Butel do të funksionojnë me një turn nga ora 10:00 deri në ora 18:00.

Advertisement

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktuar termin dhe dhënia e dokumenteve do të bëhet në vazhdimësi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Më shumë se 1000 propozime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave në Tetovë

Published

on

Përskaj nismës së ndryshimit të emrave të rrugëve, në Tetovë janë shtuar kërkesat edhe për ndryshimin e emrit të disa shkollave. Individë të sektorit të arsimit thonë se disa emra të shkollave, madje nuk kanë asnjë domethënie as simbolike dhe as historike për qytetarët. Nga gjithësej pesë shkolla të mesme katër prej tyre kanë emra që nuk përkojnë me siç është rasti i shkollës së mjekësisë Nikolla Shtejn.

“Ato pak të dhëna që ne i kemi nuk themi dot se janë të sakta thjeshtë ka qenë një infermier partizan që as nuk është nga shteti ynë e as nuk lidhet diçka me vendin tonë. Meqë edhe jemi shkolla më e madhe në vend shpesh kemi kërkesa nga prindër e nxënës se përse shkolla nuk merr një emër që do lidhej qoftë me Tetovën qoftë me ndonjë personalitet të mjekësisë”, tha Malësore Ramadani, drejtoreshë e SHMK “Nikolla Shtejn”.

Kërkesa të këtilla ka pasur edhe në shkollat tjera.

“Në kuadër të Komunës së Tetovës funksionojnë pesë shkolla të mesme nga të cilat vetëm njëra nga to ka emrin “7Marsi” ndërsa katër të tjerat kanë emra të periudhës së komunizmit dhe realisht sipas kërkimeve që kemi bë për një shkollë që quhet Nikolla Shtejn, nuk ka të dhëna as në google apo mjete tjera kërkimore”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim Tetovë.

Nisma të ngjashme për ndërrim të emrave të shkollave fillore dhe të mesme ka pasur disa herë, por shkaku i mungesës së kohezionit politik në pushtetin lokal, ndryshimi i tyre, gjithnjë ka dështuar.
Problemi me emrat e shkollave po hapet në të njëjtën kohë kur procedura për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë është në fazën e debatit publik. Numri i propozimeve të dorëzuara në dy debatet e fundit publike ka arritur në 1050. Edhe pse sot duhej që të mbahet debati i tretë publik, debati është anuluar për javën e ardhshme, shkaku i festës së Pashkëve. Zëdhënësi i komunës Albion Alili për Alsat thotë se procedura zhvillohet pa përplasje.

Advertisement

“Pas debateve komisioni do të vlerësojë propozimet dhe biografitë e emrave të propozuar dhe do veprojë për emërtim të tyre. Realisht komisioni po punon në formën e paraparë dhe do veprohet. Nuk ka ndonjë përplasje siç plasohet në opinion, gjithëçka shkon si duhet”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Për momentin nuk ka ndonjë afat konkret se sa procedura do të zgjasë. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat