Lajme nga rajoni
Tetë persona humbin jetën nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Serbi
Një zjarr që shpërtheu herët në mëngjes në një shtëpi moshuarve në periferi të Beogradit, kryeqyteti i Serbisë, shkaktoi vdekjen e tetë persona dhe plagosjen e shtatë të tjerëve, njoftoi transmetuesi publik serb RTS
Ministri i Punës, i Punësimit dhe i Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviç, tha për RTS se ata dyshojnë se zjarri ishte zjarrvënie.
Zjarri në shtëpinë e vendosur në Veliki Bork në komunën e Beogradit të Baraevës është shuar me reagim emergjent nga zjarrfikësit dhe është konfirmuar se nga zjarri janë shpëtuar 13 persona.
Autoritetet kanë marrë njoftim për një zjarr në një shtëpi pleqsh herët në mëngjesin e sotëm në orën 03:22, dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes, anëtarët e Departamentit të Situatave Emergjente të Ministrisë së Brendshme të Serbisë kanë gjetur zjarrin në kulm, njoftuan autoritetet.
Lajme nga rajoni
Rama takohet me përfaqësuesen e TikTok për Evropën: Shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Zvicër ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2025, ka zhvilluar një takim me kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Europën.
Rama bën me dije se u vendosën disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme. Rama i qëndron vendimit të marrë në dhjetor për të mbyllur përkohësisht platformën.
“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë.”, tha Rama.
Lajme nga rajoni
Zjarri në hotelin në Turqi, rëndohet bilanci, shkon në 66 numri i viktimave
Rëndohet bilanci i viktimave në Turqi. Ka shkuar në 66 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit, vendpushimin e skive në një hotel në Bolus të Turqisë.
Sipas informacioneve zjarri u përhap fillimisht në restorantin e hotelit dhe u përhap më pas me shpejtësi, në të gjithë ndërtesën. Shkaqet e rënies së zjarrin ende nuk janë bërë të ditura.
Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tundes njoftoi hapjen e një hetimi për zjarrin, duke emëruar gjashtë prokurorë dhe një ekip prej pesë ekspertësh.
Lajme nga rajoni
Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor
Një 18- vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor ditën e djeshme (20 janar), në Vignola të Italisë.
Shqiptari është identifikuar si Idris Kreshpaj, ndërsa viktimë ka ngelur edhe një 24-vjeçar maroken i identifikuar si Rida Sidrine.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në makinë, të cilët kanë pësuar fraktura.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo. Makina në të cilin udhëtonin të rinjtë, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me një mur të ulët gardh të një shtëpie.
Sipas mediave italiane, rrethanat janë ende nën hetim, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve