Connect with us

Lajme nga vendi

ZHVILLOHET  SIPAS PLANI TURNEU “KF REÇICA – TV KOHA”

Published

on

 32  ekipe  të ndara  në 8 grupe  do të garojnë në Turneun tradicional  të futbollit  të vogël KF Reçica – TV Koha 2024/2025 që  filloi më 21 dhjetor  dhe  pritet të përfundon me  5 janar 2025

 Në fshatin Reçicë e Madhe ka filluar zyrtarisht edicioni i 33-të Turneu tradicional I futbollit në sallë “KF Reçica – TV Koha 2024/2025”  ku kësaj radhe  marrin  pjesë 32 ekipe nga  vendi me lojtar edhe Shqipëria dhe Kosova.  Fillimin e  turneut e  nisi  veterani  i klubit të futbollit Ali Kasami, i cili shqelmoi  topin para  fillit të ndeshjes

së parë mes Inter Desing – Parajsa e Sharrit. Qëllimi i këtij turniri tradicional është shoqërimi dhe në veçanti afirmimi i talenteve të reja  por edhe për nder të bashkatdhetarëve tanë  që  janë në  pushime në vendlindje. Këtë për Televizionin

‘’Filluam edicionin e 33-të, të Turneut tradicional ‘’Klubi i futbollit Reçica në bashkëpunim me  Televizionin Koha. Qëllimi këtij turniri është afirmimi i të rinjve në futboll, njëkohësisht shfrytëzojmë rastin pasi të gjitha ekipet janë në pauzë që të bëjmë një garë më interesante ku bashkojmë lojtarë të futbollit  të madh që të bëjnë garë lojtar të futbollit të vogël. Gjithashtu ne  si  klub këtë organizim e bëjmë për të  bërë një respekt  edhe ndaj  gurbetqarëve  të cilët i kemi në mërgim. Pra ky është qëllimi turneut’’  deklaroi Sulejmani Ibishi nga  Këshilli organizativ

Publiku u  pranishëm në mesin e të cilëve kishte edhe  numër  të konsiderueshëm të adhuruesve  të këtij sporti në mesin e të  cilëve  edhe numër  i konsiderueshëm  mërgimtarëve ,  pasi pikërisht  për  ato  zhvillohet në fund të vitit .  Në  dy netët e  pare janë zhvilluar  10-t; ndeshje pesë ndeshje  mjaftë interesante  ku janë  shënuar 66 gola  që  dëshmon për cilësinë  dhe nivelin e turneut .

Advertisement

Lajme nga vendi

Mexhiti: Tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucione

Published

on

Qeveria ka bërë pjesën e saj dhe tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucionet, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.

“Mesazhi i Qeverisë është se askush nuk është mbi ligjin dhe secili që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi. Mbetet që MPB-ja, gjyqësori dhe prokuroria të merren me rastin e Grubit dhe të tjerëve, tha Mexhiti në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas nënshkrimit të sotëm të Letrës së qëllimit për të mbështetur projektin e parë për kar-shering 100 për qind elektrik, në hapësirat e Qeverisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Numan Kurtulmuş, vizituan xhaminë e Larme

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, prof. Dr. Numan Kurtullmush kanë vizituar Xhaminë e Larme në Tetovë.
“Kënaqësi që sot bashkërisht me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të, prof. Dr. Numan Kurtullmush të vizitojmë Xhaminë e Larme në Tetovë.
Miqësia mes Tetovës dhe Turqisë është një urë e përjetshme që na lidh në vlerat dhe historinë tonë të përbashkët!
Mirë se erdhe në Tetovë mik i nderuar!”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kosovari arrestohet për 5 euro në Bllacë, deshti të korruptoj policinë

Published

on

Më datë 22.12.2024, në ora 21:10, në pikën kufitare Bllacë, në dalje të vendit, zyrtarët policorë të Maqedonisë së Veriut i kanë hequr lirinë V.L (28) nga Kosova, me dyshimin se ka kryer veprën penale të “dhënies së ryshfetit”.

Ai gjatë kontrollit të dokumenteve, i ka dorëzuar policit kufitar një leje qarkullimi të autobusit me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte dhe një dokument udhëtimi në të cilin kishte vendosur një kartëmonedhë 5 euro, përcjell INA.

Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Mirkovc për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat