Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës thirrje banorëve të malësisë që mos t’i parkojnë veturat në rrugë
![](https://tetovaexpres.com/wp-content/uploads/2024/12/Shipkovica_Dimer-780x470-1.jpg)
Pas reshjeve të borës në malësi të Tetovës, nga komuna thonë se mbrëmë kanë hedhur rërë dhe krip. Ata u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm me parkimin e veturave.
“Kompania e kontraktuar nga komuna e Tetovës, për pastrimin dhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve mbrëmë ka hedhur rërë dhe krip në rrugët e fshatrave të malësisë së Tetovës, për të mundësuar kështu qarkullim të lirë dhe pa pengesa. Po ashtu Ju bëjmë thirrje banorëve të Malësisë së Tetovës që të mos i parkojnë veturat në rrugë dhe të pengojnë procesin e punës kompanisë kontraktuese për pastrimin e borës. Hedhja e rërës dhe kripës do të vazhdojë edhe gjatë këtyre ditëve për shkak të temperaturave të ulëta dhe paralajmërimit të reshjeve të reja të borës”, njoftojnë nga komuna e Tetovës.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucione
![](https://tetovaexpres.com/wp-content/uploads/2024/12/Screenshot-2024-12-23-130600.png)
Qeveria ka bërë pjesën e saj dhe tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucionet, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.
“Mesazhi i Qeverisë është se askush nuk është mbi ligjin dhe secili që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi. Mbetet që MPB-ja, gjyqësori dhe prokuroria të merren me rastin e Grubit dhe të tjerëve, tha Mexhiti në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas nënshkrimit të sotëm të Letrës së qëllimit për të mbështetur projektin e parë për kar-shering 100 për qind elektrik, në hapësirat e Qeverisë.
Lajme nga vendi
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Numan Kurtulmuş, vizituan xhaminë e Larme
![](https://tetovaexpres.com/wp-content/uploads/2024/12/471224438_1141028500726461_8583357347226055384_n.jpg)
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, prof. Dr. Numan Kurtullmush kanë vizituar Xhaminë e Larme në Tetovë.
“Kënaqësi që sot bashkërisht me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të, prof. Dr. Numan Kurtullmush të vizitojmë Xhaminë e Larme në Tetovë.
Miqësia mes Tetovës dhe Turqisë është një urë e përjetshme që na lidh në vlerat dhe historinë tonë të përbashkët!
Mirë se erdhe në Tetovë mik i nderuar!”, ka shkruar Kasami.
Lajme nga vendi
Kosovari arrestohet për 5 euro në Bllacë, deshti të korruptoj policinë
![](https://tetovaexpres.com/wp-content/uploads/2024/12/5-euro.jpeg)
Më datë 22.12.2024, në ora 21:10, në pikën kufitare Bllacë, në dalje të vendit, zyrtarët policorë të Maqedonisë së Veriut i kanë hequr lirinë V.L (28) nga Kosova, me dyshimin se ka kryer veprën penale të “dhënies së ryshfetit”.
Ai gjatë kontrollit të dokumenteve, i ka dorëzuar policit kufitar një leje qarkullimi të autobusit me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte dhe një dokument udhëtimi në të cilin kishte vendosur një kartëmonedhë 5 euro, përcjell INA.
Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Mirkovc për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.(INA)
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve