Lajme nga vendi
Ramush Haradinaj pret në takim Ali Ahmetin: Kosova do mbështes gjithmonë shqiptarët në RMV
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të mbështes gjithmonë shqiptarët në RMV, në luftën e tyre për avancimin e të drejtave.
“Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona. Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie. Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV.
Lajme nga vendi
Taravari: Për gjashtë muaj janë përmirësuar një serë çështje në Shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në podcastin KohaCast, ka përmendur se për kohën se ai është në kreun e Shëndetësisë, brenda kësaj periudhe ka përmirësuar disa çështje të cilat ishin problematike për vite me radhë.
Taravari tha se si ministër i Shëndetësisë ka përditësuar listën pozitive me nëntë ilaçe, në muaj nga dy-tre milion euro qytetarët shpenzojnë më pak në ilaçe.
“Ky ishte problem 15 vjeçar që nuk është zgjedhur. Tjetra është që specializantët privat, të cilët janë 600, kanë kryer specializim dhe nuk kanë mundë të gjejnë punë. Kemi vendosur që 300 mjekë të punësohen këtë vit dhe 300 vitin e ardhshëm. Kjo nuk ka ndodhur këto 30 vitet e fundit. 1100 infermiere, teknikë, laborantë, pastrues në spitale që kanë punuar me kontrata dhe janë keqpërdorur nga pushtete të ndryshme, puno edhe këto zgjedhje dhe ta japim vendimin. Si dhe kontrata kolektive në Shëndetësi, problem që është nga vitit 2017”, u shpreh Taravari.
Lajme nga vendi
BDI: Afrim Gashi – zëdhënës i Mickoskit dhe simbol i nënshtrimit
Afrim Gashi, i zgjedhur nga Hristijan Mickoski si i preferuari i tij mes shqiptarëve për kryetar të Kuvendit, edhe një herë ka dëshmuar paaftësinë dhe nënshtrimin e tij.
Në vend që të ushtrojë detyrën si kryetar i Kuvendit, ai vepron si zëdhënës i Mickoskit dhe kërkon që shqiptarët të heshtin për poshtërimin dhe nënshtrimin që përjetojnë në qeveri.
Ndërkohë që qeveria vendos supremaci monoetnike në çdo sferë të jetës publike dhe shtetërore, gjymton Kushtetutën përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe e kthen atë në një gjendje që dikur u quajt gjenerues i konflikteve, ai i quan shqiptarët destabilizues.
Sa shumë na kujton politikanët e zgjedhur nga Beogradi për të udhëhequr Kosovën në vitet ’80-’90.
Gashi do të mbahet mend për faktin se e tronditi delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë duke komunikuar me ta ekskluzivisht në gjuhën maqedonase.
Për më tepër, ai refuzoi të thërrasë seancë të Kuvendit për ngjarjet e lidhura me Ditën e Flamurit, ndërsa me urgjencë thirri seancë për përgjegjësinë e Ilire Dautit në lidhje me Ligjin për Veteranët.
Afrim Gashi është turp për mbarë kombin.
Është koha që menjëherë të japë dorëheqje për të shpëtuar fytyrën e tij dhe dinjitetin e popullit që pretendon se përfaqëson.
Lajme nga vendi
Fortian Iseni, talenti i ri tërnocas i tenisit në Francë
Fortian Iseni është një talent i ri i cili po lë gjurmë me sukseset e tij në fushën e tenisit, raporton Lugina Press .
Djaloshi 11 vjeçar është me prejardhje nga Tërnoci madh,i cili aktualisht jeton në Brest Bretagne të Francës.
Fortiani, me këtë sport, meret që nga fëmiëria e hershme dhe me një entuziazëm të veçantë vazhdon edhe më tutje stërvitjet në Tenis.
Fortiani me talentin dhe dashurinë e tij ndaj tenisit fitoi garën “Winter Cup de Gouesnou 2023-2024.
Ai është një talent të cilit duhet ti kushtohet vëmendje dhe nga i cili pritet që shumë shpejt të shohim nëpër rangjet botërore të tenisit!
Fortian Iseni është nxënës i shkollës fillore “Groupe Scolaire Saint-Vincent”me sjellje shembullore dhe është zgjedhur nxënës i gjeneratës.
Ndryshe Fortiani është nip ish drejtorit të Sh.f.”Muharrem Kadriu” -Vahidin Iseni.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve