Connect with us

Lajme nga bota

Bitcoin vendos rekord të ri ndërsa Trump premton krijimin e një rezerve shtetërore

Published

on

Bitcoin u ngjit në një nivel të ri rekord prej 106 mijë dollarësh mëngjesin e së Hënës pasi Presidenti i zgjedhur Amerikan Donald Trump sugjeroi se planifikon që të krijojë një rezervë strategjike të Bitcoin ngjashëm me rezervën strategjike të naftës.

Kriptomonedha më e madhe në botë arriti në 106.533 dollarë ndërsa aktualisht tregtohet me 104.507 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinMarketCap.

Ether u rrit gjithashtu me 2 përqind në 3,950 dollarë. Analistët presin që Bitcoin të shkojë në 110 mijë dollarë. “Shumë njerëz po prisnin një tërheqje të Bitcoin që nuk ndodhi sepse tani erdhi ky lajm,” tha analisti i IG Tony Sycamore.

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera janë katapultuar ndërsa administrata Trump pritet të sjellë një ambient rregullator më miqësor ndaj tyre. Këtë vit Bitcoin është rritur me 192 përqind.

“Do të bëjmë diçka të jashtëzakonshme me kriptomonedhat sepse ne nuk duam që Kina apo kushdo tjetër ta bëjë dhe duam të jemi lider në këtë industri,” tha Trump për CNBC javën e kaluar.

Advertisement

Kur u pet nëse do të ndërtonte një rezervë të Bitcoin Trump tha: “Mendo që po.” Kina, Britania, Butani dhe El Salvadori janë vende me rezerva të konsiderueshme Bitcoin.

Gjatë muajit Putin kishte thënë gjithashtu se bitcoinin nuk mund ta ndalojë askush.

/PCWorld Albanian

Lajme nga bota

Xhamia Al Azhar në Kajro tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj

Published

on

Xhamia Al-Azhar në Kajro të Egjiptit shquhet si një ndër xhamitë më të rëndësishme në botë, raporton Anadolu.

Xhamia Al-Azhar, e përfunduar në vitin 972, tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj, ndërsa duke mirëpritur mijëra vizitorë çdo vit, xhamia vazhdon të jetë një qendër shkencore dhe kulturore për botën islame.

Ndërtimi i xhamisë filloi më 4 prill 970, ndërsa përfundoi në vitin 972 dhe lutjet e para të xhumasë u mbajtën aty më 22 qershor 972 gjatë Ramazanit.

Xhamia Al Azhar sot përmban shenja ndërtimesh që i janë bërë nga Fatimidët, Memlukët, Ejubitët dhe Osmanët.

Al Azhar është një kompleks, që përveç xhamisë përfshin edhe një ndër universitetet më të vjetra në botë.Foto: Mehmet Aslan / AA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Fshati lundrues në Tajlandë Ko Panyi tërheq vëmendjen e vizitorëve me bukuritë natyrore dhe pasurinë kulturore

Published

on

Fshati Ko Panyi, i vendosur në Gjirin Phang në jug të Tajlandës, shquhet si një fshat peshkimi i ndërtuar tërësisht mbi ujë nga peshkatarët muslimanë të ardhur nga Malajzia në shekullin e 18-të, raporton Anadolu.

Banorët vendas jetojnë një jetë në kontakt me ujin në fshatin lundrues që ndodhet në Detin Andaman, ku sot e kësaj dite vazhdon tradita e peshkimit e trashëguar nga paraardhësit e tyre.

Fshati Ko Panyi tërheq vëmendjen e vizitorëve me bukuritë natyrore dhe pasurinë kulturore.

Pavarësisht rritjes së turizmit, jeta në Ko Panyi ende është e bazuar kryesisht në industrinë e peshkimit.Foto: Nurettin Boydak / AA

Continue Reading

Lajme nga bota

Të shtëna në një shkollë amerikane në Madison, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Published

on

Të paktën dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, mes tyre fëmijë, si pasojë e të shtënave në një shkollë në shtetin amerikan Wisconsin, transmeton Anadolu.

Të shtënat ndodhën në shkollën e krishterë ‘Aundant Life’ në Madison, e cila shërben si kopsht fëmijësh deri në klasën e 12-të. Të shtënat ndodhën në javën e fundit para pushimit të festave, kur njerëzit tradicionalisht mblidhen për të ngrënë ushqime, për të shkëmbyer dhurata dhe për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.

Shefi i policisë së qytetit Madison, Shon Barnes, në një konferencë për media tha se “sot është një ditë e trishtuar, jo vetëm për Madisonin, por për të gjithë vendin tonë”.

“Çdo fëmijë, çdo person në atë ndërtesë, është viktimë dhe do të jetë viktimë përgjithmonë. Këto lloj traumash nuk largohen thjesht”, shtoi Barnes.

Të shtënat vranë një mësues dhe një nxënës, pasi i dyshuari që qëlloi, i cili ishte nxënës, po ashtu është i vdekur.

Sipas një zëdhënësi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden është informuar për të shtënat në shkollë.

Advertisement

“Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë janë në kontakt me homologët lokal në Madison për të ofruar mbështetje sipas nevojës”, tha zv/sekretarja për media, Emilie Simons.

Për vite me radhë, në SHBA kanë ndodhur rregullisht të shtëna vdekjeprurëse në shkolla, disa duke marrë dhjetëra viktima, me shumë anëtarë të publikut që dënojnë mungesën e kontrollit më të rreptë të armëve për të ndaluar vdekjen e shumë fëmijëve.Washington DC

Continue Reading

Më të lexuarat