Connect with us

Lajme nga vendi

Trendafilov: Nevojitet pensionim i parakohshëm, e jo rritje e kufirit pensional

Published

on

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë është seriozisht e shqetësuar nga propozimi i Këshillit fiskal për rriztjen e stazhit pensional për realizimin e të drejtës së pensionit të mohës në moshën 67 vjeçare.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov në një deklaratë për MIA-n thotë se reformat pensionale në shtete serioze bëhet në bazë të analizave gjithpërfshirëse për gjendjen e përgjithshme shoqërore-ekonomike me të gjitha avantazhet dhe sfidat kyçe në drejtim të shqeëtsimit social de sigurisë për numrin më të madh të popullatës.

“Nëse anëtarët e Këshillit fiskal duan të ndihmojnë në arnimin e buxhetit në Fondin e pensioneve, ndoshta duhet të fillojnë të paguajnë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për të gjitha të ardhurat e tyre, që do të jetë shembull për të tjerët! Dhe në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të propozimeve të tilla joserioze nga njerëz që nuk janë pjesë e punëtorëve, në dëm të punëtorëve. Vërejmë se masa të tilla të nxituara duke rritur normën e kontributit apo zgjatjen e moshës së pensionit, vetëm dhe ekskluzivisht në masën e nevojshme për të mbuluar deficitin e fondit pensional, nuk dhanë fryte në afatgjate, përkundrazi, problemet strukturore mbetën të pazgjidhura dhe u përsëritën”, thotë Trendafilov.

Sipas tij, nevojiten politika dhe masa serioze për rritjen e numrit të punësimit të të rinjve përmes vendeve të punës reale dhe të qëndrueshme që do të jenë rezultat i investimeve të reja vendase apo të huaja dhe rritjes së pagave dhe rrjedhimisht rritjes së fondeve në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor dhe zvogëlimin e varfërisë.

Trendafilov në deklaratën e tij për MIA-n theksoi se nevojiten politika dhe masa për punë të denjë për secilin me respektimin e të drejtave të punës sipas standardeve ndërkombëtare të punës në mënyrë që të rinjtë të vazhdojnë të punojnë dhe jetojnë në vendin e tyre.

Advertisement

Sindikata kërkn edhe angazhim gjithpërfshirë për tranformimin e punës së paralajmëruar në të lajmëruar dhe angazhim të plotë të organeve inspektuese dhe tjera shtetërore për pagesë të kontributeve sociale në tërësi.

“Për shkak të punës së palajmëruar shteti brenda një viti humb 250 milionë euro, të cilat mbetet në xhepat e pronarëve. Vetëm në këtë mënyrë fondet sociale munden dhe do të bëhen reale dhe të qëndrueshme dhe do të jenë mbrojtje e vërtetë dhe siguri për punëtorët në kushte të sëmundjes, moshës, papunësisë. Deri atëherë, nuk mund të luajhë me shëndetin dhe jeten e punonjësve dhe qytetarëve, nuk mundet pa vullnetin e tyre dhe nevojën ta vazhdojmë stazhin e tyre të punës dhe t’i vëmë jetët e tyre në rrezik me vazhdimin e karrierës së tyre dhe anulimin e pensionimit të merituar si mbulesë për politikat e këqija përgjatë periudhës kohore prapa”, thekson Trendafilovski në deklaratën për MIA-n        

Këshilli fiskal si propozim mendim të Strategjisë fiskale 2025-2029 rekomandon që prej vitit 2026 të rritet mosha për pensionim për burra dhe gra në 67 vjeç dhe njëkohësisht të rritet shkalla për sigurim pensional për 0,7 pikë procentuale, përkatësisht të paraqesë 19,5 për qind.

Nga Këshilli fiskal, i cili është trup i pavarur që përpunon analiza dhe mendime për supozimet maksoekonomike dhe fiskale të shfrytëzuara për përpunim të Buxhetit të shtetit dhe strategjisë fiskale, theksojnë se masat e këtilla nevojiten për mirëmbajtje të Fondit të SPIM-it, ulje të rreziqeve fiskale dhe për konsolidim të buxhetit në periudhën e ardhshme afatmesme.

“Këshilli fiskal është i mendimit se për mirëmbajtje të Fondit të SPIM-it, ulje të rreziqeve fiskale dhe konsolidimit të buxhetit në periudhën e ardhshme afatmesme, nevojiten masa shtesë si rritja e jetëgjatësisë së punës së punëtorëve dhe rritja graduale e kontributit tëp sigurimit pensional dhe invalidor (rrjedhëse është në 18,8 për qind që është ulje prej 2,4 për qind në krahasim me vitin 2008 kur ishte 21,2 për qind). Kur kësaj do t’i shtohej mosha e popullatës, ndërkaq me atë edhe çdo vit rritja e numrit të pensionistëve për rreth 1500-1700 pensionistë çdo vit, shoqëruar edhe me preferencën për emigrim të të rinjve jashtë vendit, ndërkaq me të edhe ulja relative e mbulimit të të ardhurave pensionale me kontributet e paguara, problemi akoma mët epër bëhet kompleks. Prandaj, qëndruehsmëria fiskale e Fondit të SPIM paraqet rrezik të veçantë fiskal”, ceket në mendimin e Këshillit fiskal.

Advertisement

Lidhur me rritjen  shkallës së sigurimit pensional, nga Këshilli fiskal rekomandojnë në vitin 2027 të bëhet analizë për qëndrueshmërinë fiskale të Fondit të SPIM dhe varësisht nga trendi dhe nevoja, gradualisht të rritet kontributi deri 21 për qind deri në vitin 2029.

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat