Connect with us

Lajme nga vendi

Tetovarit i fshihen faktet, padi për avokatin dhe punëtorin e Kadastrës

Published

on

Të hënën në SPB-Tetovë, 64-vjeçari nga Tetova ka raportuar se me fshehje të fakteve është dëmtuar në shumë prej 30.000 eurove nga një punonjës i Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri Tetovë dhe nga një avokat nga Tetova.

Sipas raportit, punonjësi i kadastrës nga Gjykata Themelore Tetovë ka ngritur një aktgjykim gjyqësor të vitit 2014, i cili ka qenë në favor të tij dhe i cili është mbajtur në zyrën e avokatit. Kështu që ai është dëmtuar për gjysmën e banesës ku jeton. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Bastisje në Kumanovë, gjenden armë dhe plumba te banesa e 30-vjeçarit

Published

on

Me datë 24.11.2024 në ora 10:00 në fshatin Rramali të Kumanovës, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria K.S (30) nga fshati Rramali.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta tip “Zoraki” me korniza dhe një kuti me 30 fishekë të kalibrit 9 mm.

Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës” – thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LIGA E PARË: SHKËNDIJA ME FITORE U KTHYE NGA MANASTIRI

Published

on

Dy  fitore e skuadrave vendase, dy barazime dhe dy fitore e mysafirëve, me 11 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 15-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Tabelën e kryesojnë Shkëndija, Gostivari dhe Sileksi me nga 30 pikë.

Shkëndija kthehet me tre pikë nga qyteti i alfabetit të gjuhës shqipe falë golit të Florent Ramadanit,. Me këto tri pikë me vlerë të shumë të madhe kuqezinjtë me 30 pikë së bashku me Gostivarin dhe Sileksin kryesojnë renditjen. Kuqezinjtë  në Manastir me një lojë qetë mundën Pelisterin që është një skuadër e pa përshtatshme dhe pas vetes kanë një tifo grup të cilët gjatë gjithë ndeshjes në planë parë kishin ofendimet në baza nacionale ku nuk munguan ofendimet  “për shqiptarët komora të gazit” dhe “Le të dinë shqiptarët e gjorë se  emri Maqedoni nuk zhduket”. Por një gol i Florent Ramadanit në minutën e 36-të ia  siguroi  tre pikët  Shkëndijës për të vazhduar kryesimin  

]’Ndeshje  që  shihet  deri  tre pikshi fitorja  nuk ka  ndonjë ndeshje  që ka  bukuri  sa i përket lojës edhe pse mendoj se një pjesë të madhe të lojës dominuam. Kishte  situata  ku edhe u rrezikuam mbrapa kryesisht nga gabimet tona por nëpër gjithësi luajtëm në një fushë të vështirë. Jemi skuadra e parë që fitojmë këtu, pesa e dytë  dhe një pjesë e pjesës parë  fusha  ishte me ngrica gati, gati rrëshqitej  shumë . Dhe  jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, kemi ca  futbollist që rikthehen nga  dëmtimi dhe paraqiten  përsëri probleme të njëjta por  ne  duhet të menaxhojmë deri në fund situatën dhe të mundohemi të marrim pikë. Kurse  sa i përket  lojës kemi momente  ku  shfaqim pa siguri dhe kemi momente ku dukemi mirë dhe kemi momente  ku e menaxhojmë mirë situatën’’  deklaroi pas ndeshjes  trajneri Jeton Beqiri.

Skuadra e  Shkupit vazhdon me rezultate zhgënjyese, në stadiumin e Çairit dhe para tifo grupit “Shvercerat” të cilët festonin 35 vjetorin e themelimit pësuan 0-2 nga Sileksi i Kratovës me dy golat që i realizoi Dodev në pjesën e parë. Gostivari me një gol të vetëm që e shënoi Mashike në minutën e 86 mundi Tikveshin 1-0. AP Brera dhe Struga Trim Lum, në Strumicë u ndanë me barazim 1-1, ndërsa Rabotniçki  me  përmbysje mundi Besën 4-1. Ndeshja në Ohër mes Voska Sportit dhe Vardarit përfundoi me barazim pa gola 0-0.  Pas kompletimit të xhiros së 15-të, tabelën e kryesojnë Shkëndija, Gostivari dhe Sileksi me nga  30 pikë.

  Liga e parë java e 15,  rezultatet: 

Advertisement

 Pelisteri – Shkëndija  0-1

Gostivari – Tikveshi  1-0

Voska Sport – Vardari  0-0

Shkupi – Sileksi  0-2

AP Brera – Struga Trim Lum  1-1

Advertisement

Rabotniçki – Besa  4-1

Tabela: 1.Shkëndija 30 pikë, 2. Gostivari  30  3.Sileksi  30, 4.Rabotniçki 28, 5.Struga Trim Lum 26, 6.Shkup 16, 7. Pelisteri 16, 8.AP Brera 16, 9.Besa 13, 10. Voska Sport 12, 11. Varadri 12, 12. Tikveshi 10 pikë.

Java e  16  zhvillohet me 27 nëntorë, takohen: Besa – AP Brera, Shkëndija – Shkupi, Sileksi – Voska Sport, Struga Trim Lum – Pelisteri, Tikveshi – Rabotniçki, Vardari – Gostivari

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministria e Mjedisit Jetësor: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik

Published

on

 Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor reagon ashpër ndaj deklaratës së këshilltares së Qytetit të Shkupit, Irena Vitina, lidhur me sigurimin e 6 autobusëve ekologjikë dhe e vlerëson si tendencioze, ofenduese dhe që synon uljen e besueshmërisë së institucionit dhe ministrit Izet Mexhiti.

Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton opinionin publik dhe veçanërisht këshilltaren e përmendur e cila nuk është mjaftueshëm e informuar se prokurimi i këtyre autobusëve është vetëm një aktivitet nga aksioni i programit të BE-së për standarde mjedisore dhe ajër të pastër dhe është pjesë e programit të plotë për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik në kuadër të IPA 3 ndihmës nga BE.

Aktivitetet e këtij Programi janë programuar me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në koordinim me të gjitha palët e përfshira, përfshirë këtu edhe Qytetin e Shkupit, të miratuar nga Qeveria e RMV dhe të pranuar nga Komisioni Financiar i BE-së.

Programi për ajër të pastër përmban disa komponentë, për të cilët kemi informuar disa herë, se zbatohet nën menaxhimin e drejtpërdrejtë të Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të Programit dhe është përfituese e tij, ndërsa Qyteti i Shkupit është vetëm përfituesi përfundimtar i këtij aktiviteti.

Advertisement

Theksojmë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor programon të gjitha aktivitetet që financohen nga instrumenti i BE-së IPA, monitoron zbatimin dhe raporton në Komisionin e BE-së për qëllimet e arritura nga zbatimi i projekteve IPA.

Do të ishte mirë që këshilltarja e Qytetit të Shkupit, Irena Vitina, të informohet para se të dalë në publik me të pavërteta të tilla. Për më tepër, për informim të saj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç granteve nga BE-ja, jep edhe kontribut kombëtar për të gjithë Programin.

 

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat