Lajme nga vendi
VLEN: Edhe 50 milionë euro për të zgjidhur problemet thelbësore të komunave!
Me 50 milionë eurot shtesë që siguruam përmes një marrëveshjeje me Bankën Evropiane të Investimeve, po ndërmarrim një hap tjetër për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa përjashtime. Kështu thuhet në reagimin e koalicionit VLEN, ku shtohet se këto mjete nuk do të shpërndahen vetëm për disa komuna, por për të gjitha pushtetet lokale pa dallime.“Qeveria përmes Ministrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor i kthen mjetet nga buxheti qendror dhe ato do të shpërndahen sipas metodologjisë përkatëse si subvencione të pakthyeshme për komunat.
Kjo dëshmon përkushtimin e plotë të koalicionit VLEN ndaj decentralizimit të plotë të komunave, një zotim ky i bërë në platformën tonë zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare. Derisa BDI-ja komunat me shumicë shqiptare i ka lënë pa infrastrukture të mirëfilltë, ujë të pijshëm dhe kanalizime të rregullta, koalicioni VLEN po shpërndan mjete buxhetore në mënyrë që qytetarët të mospërballen me problemet esenciale për jetesë. Ky investim shtesë prej 50 milionë euro është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet publike dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Ky fond do të përfshijë projekte të ndryshme zhvillimore që synojnë: Përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve për të lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen ndërmjetkomunave. Si dhe projekte për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme. Ftojmë komunat të aplikojnë për këto fonde me dokumentacionin e nevojshëm, që t’u dalim në ndihmë kërkesave të qytetarëve.
Lajme nga vendi
Plani Gjeneral Urbanistik për Tetovën miratohet në vitin 2026
Plani Gjeneral Urbanistik për komunën e Tetovës pritet që të sillet në vitin 2026.Kështu ka deklaruar kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami, gjatë një brifingu me gazetarë. Sipas Kasamit, përzgjedhja e disa modaliteteve e ka stërzgjatur këtë proces. Kreu I komunës së Tetovës sqaroi se fillimisht ka pasur dakordësi me ish pushtetin qendror që 50 përqind e planit të financohet nga Agjencioni Shtetëror për Planifikim dhe 50 përqind e financimit të jetë nga Ministria e Transportit, por ky proces ka dështuar sepse Ministria e Transportit është tërhequr.Deklara Ndryshe, komuna e Tetovës vazhdon të funksionojë pa Plan Gjeneral Urbanistik prej vitit 2003, ndërsa ka pasur një ndryshim në vitin 2013, por që atëherë e këndej nuk është arritur që të përpunohet dhe pastaj të miratohet ky plan. Nga komuna e Tetovës, respektivisht nga Sektori i Urbanizmit në komunën e Tetovës kanë bërë të ditur se pritet që hapësira aktuale prej 1100 hektarëve të zgjerohet në 1300 hektarëve.Kjo do të mundësonte zgjerimin e hapësirës për ndërtim por në pjesë periferike të qytetit të Tetovës. TV KOHA
Lajme nga vendi
Festat e fundvitit, kaos në komunikacion
Festat e fundvitit si zakonisht kthejnë mërgimtarët në vendlindje.Mirëpo, edhe këtë fundvit, nuk mungon kaosi në komunikacionin rrugor në qytetin e Tetovës. Mijëra automjete që arkullojnë brenda në qytet, me mungesë të vendeve të parkimit, vozitës të nervozuar dhe kaos gjithandej, është pamja që e shoqëron qytetin e Tetovës në këtë fund vit. Vozitësit ankohen se mungojnë vendet e parkimit, nuk respektohen rregullat në komunikacion, ka edhe vozitës që parkohen vend e pa vend, në trotuare, në mes të rrugës, në kryqëzime dhe kjo e bën të vështirë trafikun rrugor në Tetovë.AnketaNë ndërkohë, nga policia e Tetovës thonë se prej datës 20dhjetor, në rajonin e gjerë të Pollogut, vërehet intensiteti në rritje i kthimit të mërgimtarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, ndërsa në javën e fundit të vitit dhe në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, pritet që numri i tyre të rritet edhe më shumë, për këtë arsye rregullisht ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e intensifikuara për të mundësuar qarkullim normal dhe të qetë nëpër zonat qendrore të qyteteve Tetovë dhe Gostivar, e veçanërisht në drejtim të parandalimit dhe sanksionimit të parkimeve të gabuara dhe të paligjshme të automjeteve.Deklarata fatmirNdërkaq edhe nga komuna e Tetovës theksojnë se me përfundimin e vitit shkollor pritet që disa oborre të shkollave fillore dhe të mesme të lirohen për parkim për qytetarët.Kërkojnë që qytetarët më shumë të shfrytëzojnë transportin urban me qëllim që të shmanget kaosi në trafikun rrugorDeklarata Nga policia apelojnë që vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe të ketë një kulturë më të lartë të sjelljes në komunikacion, sidomos dhënia e përparësisë qoftë këmbësorëve qoftë vozitësvje tjerë të shmanget kaosi dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për një komunikacion të sigurtë për të gjithë pjesëmarrësit. TV KOHA
Lajme nga vendi
Rasti “Lotaria Shtetërore”, arrestohet edhe një i dyshuar !
Policia Financiare po zhvillon një operacion për kapjen e një tjetër personi të dyshuar për lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”.
Autoritetet kanë bërë të ditur se do të publikojnë detaje pasi hetimet për këtë person të dorëzohen në Prokurori.
Në seancën e Kuvendit, për pyetje të deputetëve, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska, konfirmoi se personi i ndaluar është i akuzuar për keqpërdorim të buxhetit.
Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ka marrë informacione të reja gjatë seancës.
Ai theksoi se lista e personave të arrestuar për keqpërdorimet në Lotari po zgjerohet dhe se individë të tjerë janë identifikuar dhe do të përballen me drejtësinë, përfshirë paraqitjen e tyre para prokurorit dhe gjyqtarit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve