Connect with us

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: FITOJNË TRE EKIPET TETOVARE ME REZULTAT MAKSIMAL

Published

on

Kompletohet java e katërt  e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të volejbollit për  meshkuj. Tre  ekipet tetovare Shkëndija, Universiteti Tetovës dhe Liria  regjistrojnë fitore maksimale.

 Kampionati në Ligën e parë  të volejbollit në kategorinë e meshkujve ka vazhduar në fundjavë  sipas programit të paraparë nga komisari për  gara  në kuadër  të  Federatës së Volejbollit, që do të thotë se janë zhvilluar ndeshjet e  javës së  katërt të sezonit vjeshtor

Në këtë xhiro ekipet vendase  kanë shënuar fitore në katër sfida, ndërsa ekipet mysafire  në dy. Sa i përket skuadrave tetovare, kësaj radhe ishin të suksesshme  duke  shënuar fitore me rezultat maksimal 3-0 në sete.

Klubi i volejbollit Shkëndija që  këtë vit  shënon 50 vjetorin e themelimit, ka  regjistruar fitoren e tretë sezonale, kësaj radhe mundi  ekipin Makedonija Xhio,  me rezultatin maksimal 3-0 ne sete 25:11, 25:19 dhe 25:12.  Edhe në  këtë ndeshje  trajneri  Durim Luma në lojë ka inkuadruar volejbollistët e ri të cilët pritet të jenë e ardhmja e klubit

Fitore të sigurt ka regjistruar edhe klubi i volejbollit Universiteti Tetovës në përballjen me ekipin Skopje  me rezultatin 3-0  në sete 25:16, 25:17 dhe 25:19

Advertisement

Liria e Zherovjanit  në xhiron e katërt regjistroi fitoren e parë sezonale në kampionatin e ri 2024/2025. Liria kësaj radhe  mundi Vesna Probishtip me rezultatin 3-0 në sete 25:19, 27:25 dhe 25:17

 Pas kompletimit të  xhiros së katërt dy skuadrat  e  vetme me pikë maksimale janë kampioni në fuqi ekipi i Strumicës dhe UGD  Shtipi

 

Rezultatet e xhiros së IV-të

Janta Volej  – UGD Shtipi  0-3  në sete 7:25, 10:25 dhe  17:25

Advertisement

Liria  – Vesna Probishjtipi 3-0  në sete 25:19, 27:25 dhe 25:17

Strumica  – Vardari 1947 3:0 në sete 25:19, 25:19 dhe  25:15

Shkëndija  – Makedonija Xhio  3:0 në sete 25:11, 25:19 dhe 25:12

Universiteti Tetovës  – Shkupi   3:0  në sete 25:16, 25:17 dhe 25:19

Rabotniçki  – Boreci  2:3  në sete 25:15, 16:25, 19:25, 25:20 dhe 13:15)

Advertisement

Susheva  ishte e lirë

 Në xhiron e pestë takohen:

UGD Shtipi – Strumica

Vesna Probishtip – Janta Volej

Boreci – Liria

Advertisement

Skopje – Rabotniçki

Makedonija Xhio – Universiteti Tetovës

Susheva – Shkëndija

 Vardari i litrë

TV KOHA  Shaban Sinani

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat