Lajme nga vendi
Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin në rrugën Kavadar – Rosoman
Një person ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9 në afërsi të fshatit Ribartsi, në rrugën rajonale Kavadar – Rosoman
Lajmin e ka konfirmuar Ndihma Mjekësore në Kavadar.
“Tre personat janë transportuar në Spitalin e Kavadarit”, theksuan prej atje.
SPB Veles ka konfirmuar se në vendngjarje është duke u kryer ekspertizë, pas aksidentit në mes dy veturave.
Lajme nga vendi
Mungesa e autobusëve të Qytetit të Shkupit , vuajnë nxënësit dhe studentët
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska u bën thirrje autoriteteve të qytetit urgjentisht të gjejnë zgjidhje adekuate për transportin publik të qytetit. Sipas analizës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga E-ditari, siç deklaroi Janevska, nuk ka dallim të konsiderueshëm në mungesat e nxënësve.
“Supozoj se nxënësit dhe prindërit organizohen në mënyrë më të mirë të mundshme që fëmijët e tyre të arrijnë në shkollë, por edhe mësimdhënësit kanë mirëkuptim për këtë që po ndodhë. Gjendja është shumë e keqe dhe është turp që në kryeqytet nxënësve t’u pamundësohet arsimi adekuat që është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Shpresoj se do të gjendet zgjidhje për këtë situatë sepse është e palejueshme të gjitha përpjekjet që i bëjmë, ndryshimet që po tentojmë t’i zbatojmë për përmirësim të cilësisë së arsimit, në njëfarë mënyre të parandalohen për shkak të mosorganizimit të autoriteteve të qytetit. Shpresoj se autoritetet e qytetit do ta kuptojnë seriozisht këtë situatë dhe urgjentisht do të gjejnë zgjidhje adekuate”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Janevska i mbështetë edhe studentët të cilët paralajmëruan se nesër do t’i bashkangjiten protestës para Qytetit të Shkupit nëse nuk gjendet zgjidhje për transportin publik.
“Absolutisht kanë të drejtë, kanë të drejtë revoltën e tyre ta shprehin në mënyrë adekuate edhe nëse kjo është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje, unë i mbështes”, tha Janevska.
Problemet me transportin publik të qytetit kulminuan dje pasi që shumë autobusë të Ndërmarrjes publike të qarkullimit nuk qarkulluan për shkak të mungesës së derivateve. Në komunikacion ishin lëshuar vetëm 25 autobusë të cilët punojnë me gaz. Për sot në orën 18 është caktuar mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ndërsa disa parti politike kërkuan dorëheqje të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Lajme nga vendi
Në rast të zjarrit, Klinika për Fëmijë në Shkup nuk ka hidrant, Memedi: 7-8 vite pompa është jashtë funksionit
Drejtori i Klinikës për Fëmijë në Shkup, Rexhep Memedi në Daily Click tha se tash e së paku 7 vite, nuk funksionon pompa kryesore që siguron ujë për shuarje të zjarrit në reparte të ndryshme të Klinikës.
“Kjo pompë, ky hidrofor, ky është hidrofor që është montuar prej në fillim, kur është ndërtuar Klinika, siguron shtypje të lartë të ujit për hidrantët në çdo repart, janë hidrantë për shuarje të zjarreve. Në rast zjarri, kemi hidrant në çdo repart dhe mund ta shfrytëzojmë atë hidrant për të shuar zjarr. Kjo është pompa që ka siguruar shtypje të lartë, mirëpo, gati ka 7-8 vite, kjo pompë është jashtë përdorimit, është larguar edhe nga montimi i sistemit të gypave”, theksoi Memedi në “Daily Click”.
Lajme nga vendi
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së, shmanget përplasja fizike (VIDEO)
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat verbal me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev, e më pas i ka hedhur kufjet dhe ka tentuar ta konfrontojë fizikisht.
Apasiev i bërtiti Jovançevit që të mos përmendte më familjen e tij dhe ta shaj me motër. Ka ndërhyrë edhe sigurimi parlamentar.
Kryeparlamentari Afrim Gashi ka dhënë pushim për të qetësuar situatën.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve