Connect with us

Sport

BASKETBOLL: BARCELONA DHE ZALGIRIS KRYESOJNË EUROLEAGUE

Published

on

 Pesë fitore të ekipeve vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i ndeshjeve  të xhiros së gjashtë në  Euroligën e basketbollit për meshkuj

Dy skuadrat  kryesuese Barcelona dhe Zalgiris Kaunas kanë regjistruar fitoret e pesta  në  gjashtë xhirot e para  të  sezonit 2024/2025.

Barcelona  në Stamboll mundi ekipin Anadolu Efes me rezultat  97-88, ndërsa ekipi  Zalirgis Kaunas i Lituanisë mundi Crvena Zvezdën e Beogradit me  rezultat të ngushtë 86-84.

Pesë  ekipe  kanë të regjistruara  nga  katër fitore e dy humbje si Panathinaikos, Baskonia Gasteiz, Monaco, Fenerbahce dhe Bayern Munich, ekipe  të cilat synojnë  të sigurojnë pjesëmarrje në plej off

Dy skuadrat  që kanë zhgënjyer deri në këtë pjesë të kampionatit janë dy ekipet italiane të Virtus Bologna e Armani Milano, që kanë vetëm nga një fitore e pesë humbje

Advertisement

Euroleague-Raundi i 6-të

Anadolu Efes – Barcelona, 88-97

Alba Berlin – Paris Basketball, 83-92

Fenerbahce – Maccabi Tel Aviv, 84-82

Olympiacos – Real Madrid, 79-69

Advertisement

Baskonia – Armani Milano, 88-83

Virtus Bologna – Bayern Munich, 84-87

Zalgiris Kaunas – Zrvena Zvezda, 86-84

Panathinaikos – Villeurbanne, 92-68

Partizan Beograd – Monaco, 74-79

Advertisement

/TV KOHA/ Shaban Sinani

Sport

BASKETBOLL: FITOJNË EKIPET FAVORITE NË NBA

Published

on

Një fitore e vendasve dhe tre të atyre mysafire  është epilogu i katër  takimeve  të zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit

Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm sipas orarit të paraparë nga organizatorët e  garave me katër takime ku vendasit  shënuan vetëm një fitore ndërsa ekipet mysafire tre fitore që do të thotë se  ngadhënjyen ekipet favorite.

 Ekipi Golden State  i është rikthyer   fitores duke e mundur ekipin e Nju Orlenas  me rezultatin 124-106.  Më efikas  te  ekipi  fitues  ishte Buddy Hield me  28 pikë  ndërsa te  mysafirët Uillimasson ishte më efikas me 31 pikë

Denver ka regjistruar fitoren e  dytë radhazi, kësaj  radhe  si mysafirë  kundër  Bruklin me rezultatin  144-139 pas kohës shtesë. Nikola Jokiç realizoi një 29 pikë, 18 kërcime e 16 asiste. Fitore   në cilësinë e mysafirit ka shënuar edhe Dallas ndaj Minnesotas  me rezultat 120-114. Më efikasi ishte Irving me  35 pikë.

Fitore jashtë fushës së vet ka shënuar edhe Sakramento ndaj Utah Jaz me rezultatin 113-86. Më efikas ishte Sabonis me 28 pikë e 11 kërcime

Advertisement

Rezultatet:

Brooklyn – Denver 139-144

Minnesota – Dallas  114-120

Utah Jaz – Sacramento  96-113

Golden State – Nju Orleans  124-106

Advertisement

/TV KOHA/ Shaban Sinani

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: SUPERDERBI SHKËNDIJA – STRUGA TL PËRFUNDOI ME BARAZIM

Published

on

Tre fitore të vendasve dhe tre barazime me gjithsejtë 15 gola të shënuar është epilogu ndeshjeve  të xhiros së 11-të dhe të  fundit  të rrethit të parë në elitën e futbollit vendor. Lider në rrethin e parë kampionatit 2024/2025 është ekipi i Rabotniçkit  me 23 pikë

Në stadiumin e qytetit në Tetovë  në praninë e një numri të konsiderueshëm të tifozëve vendas, ndeshja derbi mes Shkëndijës dhe  kampionit në fuqi Struga Trim u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Në pjesën e parë skuadra vendase  ishte  superiore  krijoi raste  por arritën të shënon vetë një nga  penaltia të cilën e realizoi Besart Ibraimi.  Trajnerët e  ekipeve  Jeton Beqiri i Shkëndijës  dhe Qatip Osmani i Struga Trim Lum pas ndeshjes  shprehën keqardhje për rastet e dështuara.

 Mendoj se nuk e menaxhuam lojën si duhet pas rezultatit 1:0, gabuam në shumë situata, duke i dhënë Strugës shumë mundësi kur ne ishim në posedim të topit. Disa goditje standarde të cilat u’a dhuruam vetëm. Ndjej keqardhje për situatën se si nuk e menaxhuam mirë dhe si nuk ishim më syçelë në ato goditje standard. Nuk lejohet në ndeshje si kjo të pranohet gol nga ato situata të cilat ne i kemi analizuar.” deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndija

Kampioni në  fuqi Struga Trim Lum në këtë pjesë të sezonit vjeshtor  nuk ka  qenë formën e dëshiruar prandaj  trajneri  Qatip Osmani tha se pas disfatës katastrofale kundër Sileksit edhe një pikë e fituar  kundër  Shkëndijës është e madhe. 

‘’Sigurisht se në këto ndeshje është me rëndësi mos  të humbësh. Sa  i p♪•rket lojës mendoj se veçanërisht në pjesën e parë kur  patëm  disa  raste  që nuk i shfrytëzuam  ishte edhe  fati që pak na ktheu shpinën, pjesën e dytë e kërkonim at golin që erdhi në kohë u munduam ta shënojmë edhe golin e dytë por nuk arritëm edhe  sigurisht se   thash ishte me rëndësi mos të humbim’’. deklaroi Qatip Osmani trajner  i KF Struga trim Lum

Fitore në këtë xhiro ka shënuar Shkupi  kundër Tikveshit në Çair  3-1. Autor të golave ishin  Kadriu 2 gola dhe Avornio ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Spahiu.  Gostivari në stadiumin “Boris Trajkovski” të Maxharit mundi AP Brera me rezultat të thellë 4-1. Besa e Dobërdollit në Kratovë ka humbur nga Sileksi me rezultat 2:0. Në Ohri, Voska Sport barazoi me Pelisterin 1:1 në Ohër. Derbi i mes  Vardarit  dhe Rabotniçki ka përfunduar me barazim pa  gola 0-0. Pas përfundimit të rrethit të parë të kampionatit kryeson Rabotniçki me  23 pikë e ndjekur nbga Shkëndija, Sileksi dhe Gostivari që kanë nga  20 pikë.

Advertisement
Continue Reading

Sport

ATLETIKË: MAHUCHIKH DHE DUPLANTIS MË TË MIRËT E VITIT 2024 NË EUROPË

Published

on

Kërcyesi suedez me shkop  Armand “Mondo” Duplantis dhe kërcyesja ukrainase së larti janë shpallur atletët më të mirë të atletikës në Evropë për vitin 2024 nërëmjen “Golden Track” që u mbajt në Shkup.

 Në organizim  të Federatës Europiane të Atletikës të shtunën në sallën e madhe të Operës dhe Baletit kombëtar në Shkup u mbajt një gala mbrëmje ku  u  shpallën atletët më të mirë  të Europës për vitin 2024. Epiteti atlet më të mirë për këtë vit u takoi Yaroslava Mahuçik rekordmenia botërore në kërcim së larti nga Ukraina dhe Armand Duplantis i Suedisë, i cili ka arritur rekordin botëror të kërcimit me shkop në lartësi 6 metra e 26 centimetra dhe është fitues i medaljes së artë në Lojërat e Parisit.

Një çmim special Team Spirit u fitua nga skuadra italiane e cila kryesoi tabelën e medaljeve në Kampionatin Evropian të Atletikës Roma 2024 me 11 medalje ari. Çmimi u mor nga Antonella Palmisano dhe Leonardo Fabbri, kampionët e garës së ecjes 20 kilometra dhe të hedhjes së gjyles. Sportistët e rinj më të mirë për vitin 2024 u shpallën serbe, Adriana Vilagos, e cila garon në hedhjen e shtizës dhe holandez, Nils Laros, i cili është finalisti më i ri në finalen olimpike në 1500 metra dhe rekordmeni evropian në këtë disiplinë nën moshën 20 vjeç.

Kryetari i Federatës Europiane të Atletikës Dobromior Karamarinov ,në fjalën e tij të rastit para të pranishmëve tha se pas një jave shumë intensive pune në Shkup, Atletika Evropiane ka shpallur sportistët më të mirë të vitit, në ceremoninë e Golden Tracks.

 Ishte një javë shumë e ngarkuar, kishim takim të Bordit Ekzekutiv, takim të Këshillit, konventa filloi me disa punëtori, disa seminare dhe mbledhje, dhe mundet me shumë besim të them se gjatë kësaj periudhe Shkupi ishte kryeqyteti i atletikës evropiane” tha  Dobromir Karamarinov  kryetar i Federatë Europiane të Atletikës .

Advertisement

 I pranishëm në kë ceremoni  madhështore ishte njeriu i parë i atletikës botërore, Sebastian Koe, i cili konsiderohet edhe kandidati më serioz për president të ri të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar,përfaqësues nga të gjitha Federata Kombëtare të Atletikës, në Europë dhe  Ministri i Sportit  në Qeverinë Maqedonisë Veriut Borko Ristovski  dhe shumë emra të njohur të atletikës nga vende të ndryshme./TV KOHA/  Shaban Sinani

 

Continue Reading

Më të lexuarat