Connect with us

Lajme nga vendi

Kush është biznesmenia në Maqedoni që për një ditë fitoi 9.2 milionë euro?!

Published

on

Ish-drejtoresha Sonja Bibanovska fitoi 9.2 milionë euro brenda një dite pas shitjes së 11 për qind të aksioneve që kishte në kompaninë më të madhe hotelierike vendore “Maqedoniaturist”.

Bibanovska, ish-drejtoreshë dhe anëtare e Bordit Drejtues të “Maqedoniaturist”, tanimë në pension, që nga dje nuk është as aksionare e kësaj kompanie.

Ajo i shiti të gjitha aksionet me të drejtë vote (gjithsej 50.953 aksione) me çmim prej 11.070 denarë për aksion dhe nga shitja për një ditë arkëtoi 9,2 milionë euro.

Jozyrtarisht mësojmë se aksionet janë blerë nga një grup i përbërë nga tre persona juridikë nga vendi, të cilët synojnë të rrisin pjesëmarrjen e tyre në strukturën aksionare të kompanisë më të madhe hoteliere në Maqedoni. Por nuk bëhet e ditur se kush janë, edhe pse ditë më parë u lakuan emra të biznesmenëve shqiptarë.

Aksionari më i madh në atë kompani mbetet, të paktën për momentin, Done Tanevski, që llogaritet si një nga krerët kyç disavjeçar të kësaj kompanie.(INA)

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Komuna e Tetovës: Myftinia e Tetovës me në krye Qani Nesimin, nuk ka të drejtë të mbledh para nga shitësit

Published

on

Nga komuna e Tetovës janë deklaruar pas aksionit të sotëm kundër mbledhjes së parave nga shitësit e produkteve bujqësore nga ana e Myftinisë së Tetovës

Nga komuna thonë se vetëm institucionet e autorizuara ligjërisht do të kenë kompetencë mbi taksat dhe tarifat, ndërsa inkurajojnë qytetarët që të paraqesin rastet ku nga ata kërkohen para. Sigurojnë që shitësit do të vazhdojnë aktivitetin.

“Myftinia e Tetovës, me në krye Qani Nesimin, nuk ka kompetenca për të mbledhur para nga këto shitës. Çdo pagesë apo veprim ligjor duhet të kryhet nga një subjekt i autorizuar, i fiskalizuar dhe i njohur ligjërisht. Ky standard synon të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë drejtësi në tregun tonë”, thonë mes tjerash nga komuna e Tetovës.

Dje Myftiu Qani Nesimi i bëri thirrje Komunës së Tetovës që për çdo çështje që ka të bëjë me pronën e Myftinisë, e sidomos me rastin e ‘Pazarit të Grave’, të drejtohen në Myftininë, nga se siç thonë, janë organi janë organ zyrtar dhe përgjegjës për këtë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Deputetët e Frontit Evropian shpalosin pankartat gjatë fjalimit të Mickoskit

Published

on

Në seancën për pyetje të deputetëve, deputetët e Frontit Europian penguan me afishe fjalimin e kryeministrit Hristijan Mickoki, në shenjë proteste ndaj punës së qeverisë. Në afishe shkruhej:

“PO EUROPËS, JO RUSISË”, “Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit”, “Larg duart nga gjuha shqipe”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lëvizja Demokratike themelon “Insistutin Demokratik” dhe Komisionin për strukturim partiak

Published

on

Lëvizja Demokratike në mbledhjen e fundit të Këshillit themelues në mënyrë unanime vendosi themelimin e Komisionit për organizimin dhe strukturimin  e degëve dhe forumeve partiake në nivel Republikan.

Njëkohësisht ju dha dritë jeshile themelimit të Qendrës Kërkimore  analitike partiake të LD-së, gjegjësisht “Insistutit demokratik” me të cilin pritet të udhëheq Aziz Maksuti.

Ndërkohë u diskutua edhe për situatën aktuale politike.

 

Continue Reading

Më të lexuarat