Lajme nga vendi
LIGA E PARË: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E JAVËS SË 11-të . SUPER DERBI SHKËNDIJA – STRUGA TL NË STADIUMIN E QYTETIT NË TETOVË

Nesër në të gjitha terrenet e Ligës së parë në program janë ndeshjet e xhiros së 11-të dhe fundit e rrethit të parë. Krye ndeshje e kësaj jave luhet në Tetovë, mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum, ndërsa një sfidë interesante zhvillohet edhe në Shkup mes Vardarit dhe Rabotniçkit. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13:00
KF Shkëndija në ndeshjen e fundit të rrethit të parë do të përballet me kampionin në fuqi ekipin Struga Trim Lum ku pritet të krijohet atmosferë impozante nga tifozeria tetovare. Ekipi kuqezi këtë ndeshje e pret pas një serie pa pranuar gol në katër ndeshjet e fundit zyrtare. Qendërmbrojtësi Klisman Cake tha se në ekip mbretëron atmosferë që është garanci për suksesin e radhës
‘’Përgatitja ka shkuar mirë pavarësisht se nuk kemi pasur shumë kohë për tu përgatitur pasi ndeshjet janë çdo tre ditë. Jemi në atmosferën e duhur dhe përgatitja shkon mirë duke pritur lojën e nesërme. ‘’ deklaroi qendër mbrojtësi Klisman Cake
Kampioni në fuqi në dy sezonet e fundit ka dal fitues në Tetovë, por futbollisti Cake mendon se ajo i takon të kaluarës.
‘’Normalisht që po. Ne e dimë që duhet të hymë dhe të fitojmë lojën. I kemi harruar ato disfatat pavarësisht se na kanë dhimbur shumë. Por nesër do të hymë për fitore direkt.‘’ tha futbollisti Cake
Nga ana tjetër në taborin e kampionit në fuqi janë të bindur se në Tetovë ku ka atmosferë të jashtëzakonshme sportive ekipi do të japi më të mirën nga vetvetja për të nxjerr rezultat pozitivë. Këtë e deklaroi edhe futbollisti Ard Kasami i cili tha se në Tetovë udhëtojnë me të njëjtin qëllim.
“Ndeshjet me Shkëndijën gjithmonë kanë qenë të veçanta pasi e dimë se në Tetovë gjithmonë bëhet një atmosferë e mirë. E dimë se kemi të bëjmë me një ekip kualitativ, kanë lojtar me përvojë . Mirëpo edhe neve si kampion që jemi gjithmonë në çdo ndeshje futemi për fitore dhe po ashtu me të njëjtin qëllim do të shkojmë në Tetovë. Kemi punuar gjatë javës maksimalisht jemi të përgatitur për këtë ndeshje dhe besojë shumë se me angazhim maksimal të secilit lojtar që të kryeje secili punën e vetë do t’ia arrijmë qëllimit dhe do të kthehemi në Strugë me rezultat pozitivë’’ deklaroi Ard Kasami futbollist i KF Struga Trim Lum
Ndeshje interesante priten edhe në takimet tjera sidomos në arenë ‘’Todor Proeski’’ ku përballen Vardari – Rabotniçki. Në Çair takohen Shkupi – Tikveshi, Në Maxhari Gostivari përballet ,me AP Brera, Në Kratovë, Sileksi është nikoqire e Besës së Dobërdollit dhe në Ohri, Voska Sport përballet me Pelisterin. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 11-të luhen të dielën në ora 13:00
JAVA E 11, TAKOHEN
Shkupi – Tikveshi
Voska Sport – Pelisteri
Gostivari – AP Brera
Sileksi – Besa
Vardar- Rabotniçki
Shkëndija – Struga Trim Lum /TV KOHA / Shaban Sinani
Lajme nga vendi
Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.
Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.
Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.
“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,” vlerëson Fetai.
Lajme nga vendi
Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.
“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.
Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.
“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.
Lajme nga vendi
Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.
Nuk ka persona të lënduar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve