Connect with us

Sport

LIGA E KAMPIONËVE: SOT ZHVILLOHEN 9 NDESHJE TË FAZËS SË LIGËS

Published

on

Liga e Kampionëve sezoni 2024/25. që tanimë zhvillohet me formatin e ri pasi UEFA hoqi fazën e grupeve në favor të një faze të ligës së re, e cila përbëhet nga 36 ekipe në vend të listës së mëparshme me 32 ekipe dhe çdo klub do të luajë tetë ndeshje, Çdo ekip pjesëmarrëse luan katër ndeshje si nikoqir dhe katër në cilësinë e mysafirit kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm sipas orarit që ka përcaktuar UEFA.

Këtë mesjavë në program janë sfidat e xhiros së tretë dhe duke filluar nga ora 18 e 45 minuta në program janë vetëm dy ndeshje Milan-Bryzh dhe Monako-Cërvena Zvezda, ndërsa në terminin e orës 21 do të ndajnë mejdanin Arsenal-Shahtjor Donjeck, Aston Vila-Bolonja, Zhirona-Sllovan Bratislava, Juventus-Shtutgard,Paris Sen Zhërmen-PsvAjdhoven, Real Madrid –Borusia Dortmund dhe Shturm Grac –Sporting. Pas dy xhirove të zhvilluara deri më tani ,Borusia Dortmund, Brest, Benfika, Baer Leverkuzen, Liverpull, Aston Vila dhe Juventus kanë arkëtuar nga 6 pikë falë dy fitoreve që kanë shënuar përballë kundërshtarëve të tyre./TV KOHA / Shaban Sinani

Sport

BOSILEGRAD: POLICIA SERBE SULMON FUTBOLLISTËT E KF TËRNOCI!

Published

on

Një skandal i madh ka ndodhur dje pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Mlladost dhe Tërnocit në qytetin e Bosilegradit në Serbi.

 Klubi i futbollit Tërnoci pas përfundimit të duelit ka njoftuar, Policia serbe sulmoi futbollistin Veton Zeqiri, e më pas kishte trajtim jo-njerëzor në zhveshtore, duke i kontrolluar të gjithë. Në komunikatën e  klubit të futbollit  Tërnoci , thuhet.

“Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat. Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartonë të kuq, ndeshja shkoi në 2: 1 në favor të vendësve. Duke u pajtuar me fatin e ndeshjes, asnjëherë s’e kishim menduar se ky ishte fillimi i një drame për ekspeditën e klubit tonë”, thuhet në reagim.

KF Tërnoci tutje në reagim thotë se “me plot egërsirë dhe mllef” njëri nga policët godet Veton Zeqirin dhe ndaj të tjerëve pasojnë fyerje.

 Klubi tutje thotë se policia serbe është future në zhveshtore duke bastisur gjërat personale të futbollistëve.

Advertisement

“Policia futet si në filma në zhveshtoren tonë duke kryer një bastisje tek gjërat personale të futbollistëve. Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërkimit të armëve të ftohta e çka jo tjetër. Pasi nuk gjendet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti.

Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur. Krejt në fund, lihemi të lirë ndërsa deklaratën për dhunën policore do ta japim në stacionin e Bujanocit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Tifozët Kuq e Zi reagojnë ashpër pas sulmit të Policisë serbe ndaj lojtarëve shqiptarë të KF Ternoci. Në njoftimin e tyre  thuhet:

Përsëri jemi dëshmitar të dështimit të narracionit se “Sporti është përtej politikës”. Shkijet në çdo moment tregojnë kush janë në raport me shqiptarët. Rasti i fundit është dje me klubin e futbollit Tërnoci. E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po organizon “Euro 2027“ me pretendimet se sporti bashkon. Turpi është mbi juve! KF Tërnoci, nuk jeni vetëm”, shkruan në njoftimin e tyre.

Shaban Sinani – TV koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

Tifozat Kuq e Zi reagojnë për rastin e KF Tërnocit: FSHF-ja e vetmja që i amniston këto sulme

Published

on

Grupi i tifozëve, Tifozat Kuq e Zi, që përkrah Shqipërinë, ka reaguar pasi policët serbë u futën në zhveshtoren e KF Tërnocit, klubit shqiptar nga Lugina e Preshevës që garon në një ligë të ulët të Serbisë.

Ngjarja ndodhi të dielën në qytetin serb Bosilegrad, ku Tërnoci luajti ndeshje kampionale me Mladostin.

Sipas “TKZ” sërish ka dështuar thënia që “sporti është përtej politikës”.

“E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po e organizon ‘Euro 2027’ me pretendimet se sporti bashkon. Turpi është mbi ju! KF Tërnoci, nuk jeni vetëm!”, ka shkruar grupi TKZ.

Ky grup vazhdimisht kundërshton FSHF-në për organizimin e përbashkët me Serbinë të Euro U21 të vitit 2027. Është në konflikt me FSHF-në edhe për biletat për ndeshjet e Shqipërisë.

Advertisement
Continue Reading

Sport

NBA: OKLAHOMA HUMBË DERBIN ME LAKERS

Published

on

Katër fitore të vendasve dhe shtatë fitore të skuadrave  mysafire është epilogu i 11 ndeshjeve të zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

 

Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Luka Donçiq me 30 pikë ishte lider për Lakers, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoma mbetën për statistikë.

Edhe ekipi i Cleveland, që kryeson në Lindje, u mund 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë. Kampionët në fuqi të Boston fituan 124-90 ndaj Washington, ndeshje ku 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.

Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 106-96 nga Houston, ndërsa Milwaukee fitoi 111-07 në fushën e Nju Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.

Advertisement

 

Rezultatet e sotme

 

Charlotte – Chicago, 117-131

Oklahoma – Lakers, 99-126

Advertisement

Brooklyn – Toronto, 109-120

Atlanta – Utah Jazz, 137-134

Boston – Washington, 124-90

Cleveland – Sacramento, 113-120

Portland – San Antonio, 120-109

Advertisement

Nju Jork – Phoenix, 112-98

Denver – Indiana, 120-125

Golden State – Houston, 96-106

Nju Orleans – Milwaukee, 107-111

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat