Connect with us

Lajme nga rajoni

Arrestimi i Metës, media ndërkombëtare: Dyshohet për pastrim parash/ Ja çfarë shkruhet për ish-Presidentin

Published

on

Me urdhër të SPAK, mesditën e sotme u arrestua ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta, aktuslisht President i Partisë së Lirisë.

Lajmi është pasqyruar në mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se Ilir Meta është arrestuar me akuza të dyshuara për pastrim parash.

“Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale. Stacionet televizive lokale treguan oficerë policie të maskuar dhe me rroba civile duke marrë Metën nga automjeti i tij pasi ai u kthye nga Kosova fqinje përpara mbajtjes së një konference për shtyp.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”.

Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga prokuroria.

Advertisement

Meta ka qenë presidenti i mëparshëm i Shqipërisë, i cili ka shërbyer në periudhën 2017-2022. Ai po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij gjithashtu janë hetuar me akuzat për fshehje të pasurisë dhe të ardhurave të tyre personale.

Meta ka qenë kundërshtar i zëshëm i qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për drejtimin e një “regjimi kleptokratik” dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e Ramës.

Meta ka shërbyer në postet më të larta në Shqipërinë postkomuniste, duke përfshirë si kryeministër, ministër i jashtëm dhe deputet”, thuhet në artikull.

Lajmi për arrestimin e ish-Presidentit të Republikës është publikuar nga Washington Post, AP, Ansa, Abcnews. go. com, Daily News etj.

Meta ishte pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në moshën 23 vjeç, që ishte edhe Parlamenti i parë pas rënies së regjimit komunist në vitin 1992. Problemi i sotëm nuk është telashi i parë ligjor për ish-presidentin e Republika.

Advertisement

Në vitin 2010, kur ishte në krye të Ministrisë së Jashtme në Qeverinë e Sali Berishës , ai duhej të jepte dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku flitej për një ryshfet prej 700,000 eurosh për ndërtimin e një termocentrali , por u shpall i pafajshëm.

Lajme nga rajoni

Përveç Metës dhe Kryemadhit, SPAK lëshon urdhërarreste dhe për Pirro Xhixhon e Ema Çokun

Published

on

SPAK ka lëshuar urdhërarreste dhe për dy persona të tjerë përveç Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Sipas burimeve, SPAK kërkoi “arrest me burg” për Pirro Xhixhon (ish-kreu i AKEP, babai i deputetes së PL Erisa Xhixho) dhe Ema Çokun. Megjithatë GJKKO ka vendosur “arrest shtëpie” për Pirro Xhixhon dhe “detyrim paraqitje” për Ema Çokun.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua sot pranë Kthesës së Kamzës teksa ishte duke u kthyer nga Kosova.(BalkanWeb)

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Ndërron jetë në SHBA, Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit Erdogan

Published

on

Fetullah Gulen, lideri i Organizatës Fetullah (FETO ) të cilën Turqia e konsideron terroriste, ka ndërruar jetë në Pensilvani.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e tij që nga viti 2016, por kush është Fetullah Gulen?

Gulen, një i ashtuquajtur klerik që kishte jetuar në një zonë të izoluar në Pensilvani. Ai ka udhëhequr një lëvizje fetare popullore që nga vitet 1970.

Kush është Fetullah Gulen?

Para grushtit të dështuar dhe goditjes së gjerë që pasoi, FETO dhe anëtarët e saj u akuzuan për funksionimin e një qeverie paralele në hije, pasi kishin marrë kontrollin e institucioneve kryesore shtetërore, duke përfshirë ushtrinë dhe gjyqësorin.

Advertisement

Deklaratat e tij të kaluara shumë përpara vitit 2016 lanë të kuptohet se 83-vjeçare mund të përdorë fuqinë e tij në ushtri për të organizuar një grusht shteti kundër qeverisë civile të Turqisë.

Gulen dhe mbështetësit e tij pohojnë se organizata është thjesht një rrjet i mirëqenies sociale i fokusuar në promovimin e arsimit, dialogut ndërfetar dhe një interpretimi paqësor, të moderuar sufi të Islamit.

Megjithatë, pasi u zbuluan provat gjatë goditjes pas grushtit të shtetit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e etiketoi zyrtarisht FETO-n një organizatë terroriste, duke identifikuar anëtarët dhe bashkëpunëtorët e saj si terroristë.

Qeveria i referohet lëvizjes së Gylenit si organizatë terroriste Fetullah, ose FETO./ Turkiye Today

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Vetëvendosje: Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit, u vonua, por u bë pa haraç e kurdisje

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një postim lidhur me rrugën Prishtinë-Podujevë e cila ende s’ka përfunduar. Sipas partisë në pushtet përfundimi i këtij projekti është afër, ndonëse e pranojnë se projekti është vonuar.

Partia që drejton Kurti shkruan se projektet e infrastrukturës janë vonuar, por sipas tyre janë bërë pa haraç e pa kurdisje tenderësh.

“Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë”, ka shkruar LVV.

Postimi i plotë:

Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit

Advertisement

Kjo rrugë që lidhë jo vetëm Prishtinën me Podujevën, por edhe gjithë mërgatën me shtëpitë e tyre po shkon drejt përfundimit.

‘’Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur’’, ka njoftuar ministri Liburn Aliu.

Kujtojmë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë gjetur në infrastrukturë 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë.

Vetëm në aksin Kijevë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit.

Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë.

Advertisement

Continue Reading

Më të lexuarat