Lajme nga vendi
Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në RMV, e ka shpërndarë abetaren e unifikuar me Shqipërinë dhe Kosovën, e cila do të përdoret si material shtesë nga nxënësit shqiptarë të klasës së parë.
Ambasadori i Shqipërisë Denion Meidani, u shpreh i lumtur që është pjesë e shpërndarjes së abetares së unifikuar, ndërsa theksoi se kjo për fëmijët simbolizon edhe fillimin e marrëdhënieve me gjuhën dhe traditat shqiptare.
“Ishte përvojë e bukur dhe emocionuese që të jem pjesë në hapat e parë të udhëtimit drejt botës së tyre të dijes dhe zbulimit të këtyre nxënësve të vegjël. Abetarja që ne japim sot është më shumë se sa një mjet ditaktit. Simbolizon fillimin e marrëdhënieve të tyre me gjuhën dhe traditat tona kombëtare. Kjo shkollë nuk është e fundit, do të vazhdojmë ta shpërndajmë abetaren në të gjithë territorin e shtetit”, tha ambasadori Meidani.
Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se do të vazhdojnë të punojnë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Shqipërinë dhe Kosovën.
“Fëmijët e Maqedonisë së Veriut do të jenë të barabartë me fëmijët nga Shqipëria dhe Kosova. Është hap simbolik, por e fillojmë një proces të harmonizimit të të gjitha teksteve shkollore me Shqipërinë dhe Kosovën. Në periudhën që vjen do të punojmë që kjo abetare të jetë materiali kryesor për mësimin e gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për material të rëndësishëm shkollor, pasi aty fillon komunikimi në gjuhën amë. Është angazhim i asaj që planifikojmë të bëjmë në periudhën e ardhshme”, tha Kasami
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
Lajme nga vendi
Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.
“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.
“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve