Sport
Basketboll: Më 3 tetor fillon edicioni 2024/25 i Euroligës
Edicioni i ri 2024/2025 në Euroligën e basketbollit europian në kategorinë e meshkujve do të starton në javën e parë të tetorit më saktë thënë nisën më 3 tetor 2024. Në edicionin e ri marrin pjesë 18 ekipe, ndërsa në xhiron e parë takohen:
Zhalgiris Kaunas – Barcelona
Baskonia – Partizani
Bayerni – Real Madridi
Maccabi Tel Aviv – Lyon-Villeurbanne
Fenerbahce – Olympiakos
Paris – Crvena zvezda
Virtus Bologna – Anadolu Efes
Alba Berlin – Panathinaikos
Monaco – Milano
/Tv Koha/ Shaban Sinani
Sport
FFM: Pezullohet stadiumi në Kavadar dhe Negotinë
Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton opinionin se është pezulluar stadium në Kavadar, sipas nenit 77, 87 dhe 90 të Rregullores së Garave të FFM-së për shkak të sulmit (hedhjes e një shishe të plastikës) ndaj ndihmës gjyqtarit të dytë Goce Petrevski, gjatë së cilës ndeshja u ndërpre me Tikveshit dhe Vardarit
Pezullimi do të zgjat deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Komisioni Disiplinor i FFM-së dhe është në kuadër të ndeshjes së xhiros së 6-të të LPFM-së ndërmjet Tikveshit dhe Vardarit të luajtur më 22.09.2024.
Komisioni i Garave të FFM-së sipas nenit 87 dhe 90-të të Rregullores së Garave e regjistroi ndeshjen Tikveshi – Vardari me rezutlat zyrtar 0:3. Pas pezullimit të stadiumit në Kavadar , ndeshjen e xhiros së 8-të Tikveshi kundër Sileksit do ta zhvillon në Kërçovë
Gjithashtu është Komisioni për gara në kuadër të FFM-s në seancë të jashtëzakonshme pas shqyrtimit të raporteve dhe incizimeve nga ndeshja në kuadër të xhiros së 6-të të Ligës së Dytë të luajtur më 25.09.2024 në stadiumin e qytetit të Negotinës ndërmjet ekipeve të Vardar Negotino – Ohrid Lihnidos për shkak të sulmit fizik nga një person jozyrtar ndaj portierit të Ohrit Lihnidos, komisioni ka marrë vendim sipas nenit 94 të Rregullores së Garave të FFM-së për PEZULLIM të stadiumit të qytetit të Negotinës. Pezullimi hyn në fuqi menjëherë./Tv Koha/ Shaban Sinani
Sport
Liga e dytë: Arsimi kthehet me fitore nga Prilepi, Bashkimi barazon me Bellasicën në Kumanovë
Një fitore e vendasve, tre barazime dhe katër fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt me 17 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së katërt në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Arsimi i Çegranit kthehet me fitore të madhe ndaj Pobedës në Prilep me rezultat 1-2, me golat e Albin Ramadanit dhe Besart Rexhepit. Fitorja u arrite me një lojë shkëlqyeshme të futbollistëve të trajnerit Vildan Saliju sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes duke fituar 3 pikë shumë të mëdha në një terren shumë të rëndë.
Këtë fitore ekipi i Arsimit ia dedikon trajnerit Labinot Musliu i cili sot feston ditëlindjen .
Nga ana tjetër Bashkimi në Kumanovë barazoi me Bellasicën duke luajtur 1-1 mirëpo drejtuesit e skuadrës kumanovare janë të pa kënaqur me ndarjen e drejtësisë. Ato në faqen e fejsbukkit pos tjerash kanë shkruajtur :
~Dy ndeshje si vendas, dy referime skandaloze. Edhe me skandaloze eshte fakti qe kete po e beni ne terenin tone, duke provokuar ne menyre direkte edhe tifozerine tone te zjarrte e shume sportdashes. Po provokoni ata, qe Bashkimin e kane kult e dashuri pa interes. Po provokoni, qe situata te dale jashte kontrollit dhe te keni me lehte pastaj ne qellimet tuaja.
Kurre nuk kemi deshte ndihme, duam vetem drejtesi e referim korekt, per te gjithe!
Klubi yne, ne menyre te orkestruar po demtohet vetem e vetem qe kemi ambicje per tu rikthyer atje ku e kemi vendin dhe na takon.
Ndeshja kunder Makedonise, ndeshja me Ohrin dhe tash ndeshja kunder Belasices, shenon edhe mbushjen e kupes ndaj padrejtesive dhe referimeve me porosi“.
Liga e dytë: Java e 4-të, Rezultatet:
Bashkimi – Belasica 1-1
FK Skopje – Kozhufi 1-1
Kamenica Sasa – Borec 2-0
Novaci – Makedonija Gj.P 0-0
Osogova – Detonit Plaçkovica 1-3
Pobeda – Arsimi 1-2
Vardari (N) – Ohri 0-1
Vardarski – Bregallnica 1-2
Tabela: 1.Bregallnica 13 pikë, 2.Arsimi 12, 3, Makedonija Gj.P 11, 4.Kozhufi 11, 5 Detonit Plaçkovica 10, 6.Bashkimi 10, 7.Novaci 7, 8.Skopje 6, 9.Kamenica Sasa 5, 10.Pobeda 4, 11.Bellasica 4, 12.Vardar (N) 4, 13.Ohri 4, 14.Boreci 3, 15.Vardarski 2 , 16.Osogova 2 pikë
Në xhiron e 6-të, më 28 shtator (e shtunë), në ora 14:00, takohen: Skopje – Bregallnica , Kamenica Sasa – Arsimi, Kozhufi – Detoniot Plaçkovica, Novaci – Bellasica, Osogova – Boreci, Vardar i(N) – Ohri, Pobeda – Ohri, Vardari (N) – Bashkimi,, Vardarski – Makedonija Gj.P / TV KOHA /Shaban Sinani
Sport
UEFA Turneu zhvillimor në Moldavi U-15: Maqedonia – Armenia 2-1
Reprezentacioni I Maqedonisë e futbollit për grupmoshat U-15 që drejtohet nga selelskionuesi Ilami Iseini ndodhet në Moldavi ku merë pjesë në Turneun zhvillimor që organizohet nga UEFA. Në këtë turne marrin pjesë reprezentacionet U-15 të Moldavisë, Armenisë, Maqedonia e Veriut dhe Andora
Në ndeshjen e parë që u zhvillua gjatë ditë së sotme Maqedonia e Veriut mundi Armeninë me rezultatin 2-1 .
Pas kësaj fitoreje kundër Armenisë, seleksionuesi Ilami Iseini, deklaroi “Përball kishim një kundërshtar te fortë teknikisht dhe fizikisht. Ishte një ndeshje që u dominua nga ana jonë ,krijuam shumë raste për gol nga te cilat realizuam vetëm 2. Jam I kënaqur nga angazhimi I lojtarëve ,zbatuan të gjitha detyrat taktike që u dhanë para ndeshjes,Treguan karakter të fortë dhe ishin të qartë në idetë dhe objektivat e vendosura. Na presim edhe 2 ndeshje me Andorën dhe Moldavinë ku shpresojmë të nxjerrim rezultat pozitiv dhe të tregojmë loja të mira. Të gjithë lojtarët do kenë mundësi te Marinë minutat e duhura dhe të tregojnë veten e tyre,Këto ndeshje do të më shërbejnë qe të shoh cilësitë e lojtarëve nga afër” tha ai.
Ndeshja e radhës është të martën ku Maqedonia e Veriut përballet me Andorën, ndërsa në ndeshjen e fundit luajnë Moldavi – Maqedoni. /TV KOHA / Shaban Sinani
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve