Connect with us

Lajme nga vendi

Komunikacioni në Maqedoni, rritet intensiteti jashtë zonave urbane

Published

on

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.

Është rritur intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë qendrave të qyteteve. Në PK Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve për dalje dhe hyrje. Në pikat e tjera kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka pritje.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lajme nga vendi

Sërish lirohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni

Published

on

Çmimi i benzinë BS-95 pas mesnate do të lirohet për 2 denarë, ndërsa çmimi i benzinës BS-98 do të lirohet për 2,5 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21. Edhe çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2 denarë.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Benzina BS-95 – 74,0 den/l

Benzina BS-98 – 76,0 den/l

Nafta – 66,5 den/l

Advertisement

Vaji ekstra i lehtë – 66,5 den/l

Ky lirim i paraparin vendimit të 7 prillit, ku çmimet e derivateve të lartpërmendura u ulën për gjysmë denari. Ndërsa sot, çmimet e derivateve në tregjet ndërkombëtare pësuan rënie për 2,6 për qind.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shtetasi grek tentoi të korruptojë me pesë euro doganierin në Tabanoc

Published

on

Një shtetas grek është arrestuar dje në kalimin kufitar “Tabanoc” pasi tentoi të ryshfetejë doganierin me pesë euro.

Më 08.04.2025, në orën 10:05, në kalimin kufitar Tabanoc, gjatë hyrjes në RMV, punonjësit e policisë e ndaluan shtetasin S.P.P. (40 vjeç) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti”, sipas nenit 358, paragrafi 1, të Kodit Penal. Gjatë kontrollit kufitar, ai dorëzoi dokumentet për një mjet transporti “Ford” me targa gjermane që e drejtonte dhe në kartonin e gjelbër kishte vendosur një bankënotë prej pesë eurosh – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren veprimet përkatëse dhe do të bëhet padia e duhur.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Pin Petrol” mohon çdo lidhje me të arrestuarën Gabriela Krstevska nga Policia Financiare

Published

on

Kompania “Pin Petrol” ka reaguar ashpër ndaj disa mediave që, sipas tyre, kanë përhapur informacione të pavërteta lidhur me një gjoja përfshirje të tyre në rastin e arrestimit të Gabriela Krstevskës.

Në reagimin zyrtar thuhet se kompania nuk ka asnjë lidhje pronësore, ligjore apo familjare me të dyshuarën.

“Ne si kompani kemi vetëm një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Maqedonisë (në filialin Pin Petrol), ku e dyshuara Gabriela Krstevska ka qenë e punësuar. Çdo përgjegjësi për këtë rast i takon Postës së Maqedonisë,” thuhet në deklaratën e “Pin Petrol”.

Kompania thekson se të gjitha dokumentet përkatëse janë dorëzuar tek autoritetet kompetente, të cilat kanë konfirmuar se “Pin Petrol” nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Nga kompania kërkojnë që mediat të jenë të kujdesshme në raportim dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pavërteta që dëmtojnë reputacionin e saj.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat