Lajme nga vendi
Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale, pasdite mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Lokalisht do të ketë kushte për mot të ligë me shi më të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 30 deri 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.
Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 37 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa në ditët e fundjavës do të fryejë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë përkohësisht e fuqishme.
Lajme nga vendi
Sërish lirohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni

Çmimi i benzinë BS-95 pas mesnate do të lirohet për 2 denarë, ndërsa çmimi i benzinës BS-98 do të lirohet për 2,5 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21. Edhe çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2 denarë.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Benzina BS-95 – 74,0 den/l
Benzina BS-98 – 76,0 den/l
Nafta – 66,5 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 66,5 den/l
Ky lirim i paraparin vendimit të 7 prillit, ku çmimet e derivateve të lartpërmendura u ulën për gjysmë denari. Ndërsa sot, çmimet e derivateve në tregjet ndërkombëtare pësuan rënie për 2,6 për qind.
Lajme nga vendi
Shtetasi grek tentoi të korruptojë me pesë euro doganierin në Tabanoc

Një shtetas grek është arrestuar dje në kalimin kufitar “Tabanoc” pasi tentoi të ryshfetejë doganierin me pesë euro.
Më 08.04.2025, në orën 10:05, në kalimin kufitar Tabanoc, gjatë hyrjes në RMV, punonjësit e policisë e ndaluan shtetasin S.P.P. (40 vjeç) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti”, sipas nenit 358, paragrafi 1, të Kodit Penal. Gjatë kontrollit kufitar, ai dorëzoi dokumentet për një mjet transporti “Ford” me targa gjermane që e drejtonte dhe në kartonin e gjelbër kishte vendosur një bankënotë prej pesë eurosh – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren veprimet përkatëse dhe do të bëhet padia e duhur.
Lajme nga vendi
“Pin Petrol” mohon çdo lidhje me të arrestuarën Gabriela Krstevska nga Policia Financiare

Kompania “Pin Petrol” ka reaguar ashpër ndaj disa mediave që, sipas tyre, kanë përhapur informacione të pavërteta lidhur me një gjoja përfshirje të tyre në rastin e arrestimit të Gabriela Krstevskës.
Në reagimin zyrtar thuhet se kompania nuk ka asnjë lidhje pronësore, ligjore apo familjare me të dyshuarën.
“Ne si kompani kemi vetëm një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Maqedonisë (në filialin Pin Petrol), ku e dyshuara Gabriela Krstevska ka qenë e punësuar. Çdo përgjegjësi për këtë rast i takon Postës së Maqedonisë,” thuhet në deklaratën e “Pin Petrol”.
Kompania thekson se të gjitha dokumentet përkatëse janë dorëzuar tek autoritetet kompetente, të cilat kanë konfirmuar se “Pin Petrol” nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Nga kompania kërkojnë që mediat të jenë të kujdesshme në raportim dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pavërteta që dëmtojnë reputacionin e saj.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve