Lajme nga rajoni
Arrestohet një prej politikanëve më të pasur në Bosnje Hercegovinë/ Në llogarinë bankare i janë gjetur…

Kryetari për një kohë të gjatë i komunës së vogël të Trnovës pranë Sarajevës, Ibro Berilo, u arrestua të hënën si pjesë e një hetimi të gjerë në të cilin dyshohet se ka shpërdoruar pozitën e tij për të favorizuar investitorët të cilët gjatë mandatit të tij kanë ndërtuar banesa në malin Bjelasnica.
Anëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA)në Bosnje e Hercegovinë, arrestuan Berilin dhe tre bashkëpunëtorët e tij, si dhe sipërmarrësin Adis Mulaosmanoviq, pronar i një kompanie që investoi në ndërtimin e ndërtesave të diskutueshme të banimit.
Siç është raportuar nga mediat lokale, Zyra e Prokurorit të Qarkut të Sarajevës i akuzon ata se kanë shitur ose blerë tokë në Bjelasnica, që ishte regjistruar si pronë shtetërore.
Në bazë të vendimit të Përfaqësuesit të Lartë, këto prona janë në ndalim të përkohshëm deri në zgjidhjen e përhershme të statusit të tyre me ligj në nivel shtetëror.
Në kuadër të hetimeve, të arrestuarve u janë bllokuar llogaritë bankare në të cilat janë depozituar 300 mijë euro, origjina e të cilave kontestohet.
Berilo u arrestua në Qendrën Klinike të Sarajevës, ku mbërriti javën e kaluar për shkak të sheqerit të lartë në gjak.
Mediat raportojnë se hetimet e deritanishme kanë vërtetuar se Berilo ka mohuar pronësinë e banesës në Bjelasnicë, të cilën ai pretendon se e ka marrë “dhuratë”, dhe supozohet se investitorët në këtë mënyrë e kanë kthyer borxhin për ndarjen e tokës kontestuese.
Tërnovo është rreth tridhjetë kilometra larg Sarajevës dhe në atë komunë, në të cilën për dy dekada ishte në krye Berilo, ka vetëm rreth një mijë banorë.
(BalkanWeb)
Lajme nga rajoni
Avokatja ndan detaje tronditëse nga rasti i “foshnjës në lavatriçe”

Gjinekologu dhe mamia të akuzuar për rastin e “Foshnjës në lavatriçe” janë deklaruar të pafajshëm.
Avokatja Saranda Keqekolli-Sadiku, ka folur në Edicionin Special të Klan Kosovës rreth këtij rasti.
“Sot është mbajtur shqyrtimi fillestar pas ngritjes së akuzës dhe të pandehurit sot janë deklaruar për fajësinë e tyre ku që të dy nuk e kanë pranuar fajësinë. Tash, sipas procedurave të ligjit, të njëjtit do ta ushtrojnë sipas udhëzimeve të gjykatës, kundërshtimin e akuzës dhe provave”, ka treguar Keqekolli-Sadiku.
“Mamia ka qenë e obliguar që frytin e sapolindur ta vendosë në frigoriferët ku vendosen placentat mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, do të thotë, nuk është mbështjellë, nuk është sanu fryti në vendin siç është e paraparë me etikë dhe rregulloren, me protokollet e të ministrisë së Shëndetësisë për shkak të kësaj neglizhence kemi ardhë deri te ky rast”.
“Foshnja është marrë dhe bashkë me qarqaf është futur në lavatriçe dhe vetëm kur kanë ardhë me e marrë kufomën prindërit, familjarët, atëherë kur s’është gjetur askund fryti, kanë arritë me e gjetë në lavatriçe me qarqaf”.
Lajme nga rajoni
Memoriali “Eksodi Kosovar” dhe monumenti “Muri i Kujtesës” në Kukës, simbole të sakrificës dhe vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës


Ky eksod përbënte deri në atë kohë, një nga zhvendosjet më të mëdha të popullsisë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në Shqipëri, qytetet si Kukësi, Hasi dhe Tropoja, por gjithashtu dhe Tirana, Durrësi, Elbasani etj., u bënë qendra të rëndësishme për mikpritjen e refugjatëve. Familjet shqiptare hapën dyert e tyre për të strehuar mijëra shqiptarë të Kosovës duke treguar solidaritet dhe bujari të jashtëzakonshme.
Lajme nga rajoni
A do ta formojë nesër Kurti qeverinë? Ejup Maqedonci jep detajet e fundit

Në lidhje me formimin e Qeverisë, Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur eksluzivisht për emisionin “ZGJOHU”, duke qenë i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do formojë qeverinë, shkruan Gazeta Infokus.Maqedonci tha se duke qenë fitues Lëvizja Vetëvendosje me 42.3% ajo ka përgjegjësi për të marrë në dorë drejtimin e vendit.
“Normalisht që Lëvizja Vetëvendosje është fitues absolut i zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke fituar 42.3% të votave që nënkupton shumicën e votave dhe pjesa tjetër e votave ju takon 27 subjekteve dhe koaliconeve të tjera, dhe duke qenë fitues me 42.3% , VV jo vetëm që ju takon por ka përgjegjësi për të vazhduar qeverisjen e vendit”, është shprehur Maqendonci për emisionin Zgjohu prodhim i Gazetës Infokus.Ai gjithashtu shtoi se Lëvizja Vetëvendosje do të drejtoj qeverinë e ardhshme të Kosovës.
“Besoj qe Lëvizja Vetëvendojse do të drejtojë me qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës për të shtyrë më teje projektet e nisura dhe për të avancuar ato të përmbyllura.”, tha ai.Po ashtu Maqedonci theksoi se me premtimin e Kurtit se në mandatin e ardhshëm që do të ndajë 1 miliardë euro do të mbështetet mbrojtja dhe ushtria e Kosovës.“Vlersoj qe në fushën e mbrojtjes është bërë tashmë shumë , por mund të bëhet edhe më shumë dhe për këtë Kryeministri ka theksuar shumë herë gjatë intervistave të fundit është premtuar për një buxhet 1 miliardëë euro por edhe për shumë prokojekte tjera që do të mbështetet mbrojtja dhe ushtria e Kosovës.”deklaroi Maqedonci në emisionin Zgjohu prodhim i Gazetës Infokus.Ndryshe vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet nesër (e enjte) në orën 12:00.Nga partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e nesërme.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve