Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: Kalojmë në veprim kundër kumarit!

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti përmes një shkrimi në Facebook thotë se “sot fillon procesi i rrënimit të perandorisë së kumarit”. Mexhiti i referohet vendimit që t’u merren licencat dy kompanive për organizimin e lojërave të fatit.

“Sot fillon procesi i rrënimit të perandorisë së kumarit të ndërtuar në shoqërinë tonë nga ana e qeverisë së kaluar. Me marrjen e licencave për dy kompani bixhozi dhe ndalimin e organizimit të lojërave të fatit nga ana e tyre, Qeveria e re sot fillon me realizimin premtimit se do ta heqim kumarin nga shtëpitë tona, nga familjet tona, nga fëmijët tanë!
LLOTARIA sot është kthyer në sinonim të korrupsionit dhe pastrimit të parave të nëntokës ruso-serbo-bullgare përmes përhapjes masive të kazinove, lojërave të fatit dhe bastoreve. Këtë sëmundje nuk është e lehtë ta eleminojmë. Por, duke filluar me sot, ne do ta luftojmë përmes institucioneve dhe përmes ligjeve. Sepse e kemi për detyrë dhe për obligim përpara prindërve tanë, përpara fëmijëve tanë, përpara shoqërisë tonë”, ka shkruar Mexhiti.

Ndryshe, ministrja e financave, Gordana Koçoska Dimitrievska paraprakisht njoftoi se procedura është në Qeveri, ndërsa theksoi se dy kompanitë në fjalë nuk kanë paguar detyrime dhe taksa mbi të ardhurat personale nga fitimet e paguara.

Kontrolli i jashtëm i Drejtorisë së të Ardhurave Publike ka konstatuar se njëra prej kompanive nuk ka paguar taksa që nga korriku i vitit 2022, kur është themeluar. Nuk dihet shuma për të cilën është dëmtuar buxheti.

Advertisement

Lajme nga vendi

LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Published

on

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.

“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.

“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Continue Reading

Më të lexuarat