Connect with us

Lajme nga vendi

Ndryshimet e përnjëhershme të temperaturave kanë bërë shumë qytetarë të drejtohen për ndihmë mjekësore

Published

on

Ndryshimet e përnjëhershme të temperaturave kanë bërë shumë qytetarë të drejtohen për ndihmë mjekësore.Rradhët tek mjekët amë, dhe jo vetëm, janë shtuar kësaj periudhe shkaku i ndryshimeve të temperaturave që ndodhin mënjëherë. Më keq situata paraqitet tek kategoritë e rrezikuara si ato me sëmundje kronike, por edhe tek qytetarët tjerë.Problem në vete është ekspozimi në diell prej orës 11 deri në orën 17.Mjekët nënvizojnë se çregullime paraqiten tek pacientët që kanë probleme me frymëmarrjen, probleme me sistemin kardiovaskular, sëmundje të zemrës apo me hipertension, apo pacientët që janë të sëmurë kronikë me diabet.Poashtu në këtë kategori anë edhe personat që kanë problem me lëkurën sepse ekspozimi në rrezet e diellit ndikon në përkeqësimin e gjendjes së lëkurës. Problemet me stomakun poashtu janë të pranishme më shumë në këtë periudhë, shkaku i ushqimeve. “Poashtu rritja e temperaturave ndikon që të kemi çregullime në stomak, ku kemi diare apo të vjellura të pacientëve, për shkak të mos ruajtjes adekuate të ushqimit, apo konsumimi i ushqimeve të konzervuara, apo ushqime të freskëta nga tregjet të cilët kanë mjaft pesticide, të cilët normalisht se duhet të pastrohen mirë. Sepse duhet që së paku një orë të qëndrojnë në ujë dhe pastaj të përgatiten dhe të konsumohen” thotë mjeku Bekim Ismaili.Krahas kësaj, mjekët nënvizojnë se edhe pse trupi i njeriut ka nevojë për diell shkaku i vitaminës D, megjithatë ekspozimi i tepërt në diell është shumë i rrezikshëm tek ata persona që kanë probleme me sëmundje të lëkurës.“Prandaj, këta pacient duhet që të të mbrojnë lëkurën qoftë me veshje, qoftë me ombrellë, qoftë me kapelë.Është mirë që kur është kulmi I temperaturave të larta të kemi veshje me ngjyrë të çelë, sepse kjo ngjyrë nuk e absorbon diellin për dallim nga ngjyrat e mbyllura. Krahas kësaj, pacientët që të kanë sëmundje kronike duhet që të marrin në kohë terapinë, të mos dalin jashtë në mesditë, mos konsumojnë ushqime të rënda, pacientët që kanë probleme me tensionin të kenë kujdes, sepse nga dielli zgjerohen enët e gjakut dhe vështirësohet gjendja shëndetësore e tyre.Lusim që këta pacientë të përdorin më shumë ujë dhe jo pije që kanë sheqer”, theksoi mjeku Ismaili.Në ndërkohë, një problem në vete është përdorimi i kondicionerëve për freskim.Përdorimi i tepërt i tyre në veturë apo ambient të mbyllur, shkakton ndezje të sinuësve por edhe sjell pasoja tjera për shëndetin e qytetarëve. Këta persona nuk duhet që të ekspozohen direkt në kondicioner por të qëndrojnë larg tyre. “Me rëndësi është adaptimi kur hyjmë nga jashtë, kur ka shumë nxehtë direkt në ambient të freskët me kondicioner ose dalja nga ambienti me kondicioner në ambient me temperatura të larta. Prandaj, shpesh herë vijnë pacient që kanë kolabuar gjatë vozitjes me veturë, sepse tempratura e ftohtë brenda dhe dalja jashtë mënjëherë shkakton uljen e tensionit e cila përcillet me probleme shëndetësore’ sqaron mjeku Bekim Ismaili.Apelohet që në këtë periudhë qytetarët të frekuentojnë ambiente të freskëta dhe mos qëndrojnë më shumë në diell. TV KOHA

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat