Connect with us

Lajme nga vendi

Janevska: Nuk mund të sigurojmë libra për klasën e shtatë, Qeveria paraprake nuk ka shtypur asnjë tekst

Published

on

Edhe po të kishim shkop magjik, deri në muajin  shtator ne si Qeveri nuk  do të mund  të arrijmë të sigurojmë tekste shkollore për klasën e shtatë. Asnjë tejkst shkollor për klasën e  shtatë nuk është dorëzuar  për shtypje. Këtë informacion e ka ndarë sot me mediat  ministrja  e  Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke theksuar se për tejkalimin e sfidës kërkohet zgjidhje së bashku me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, transmeton Portalb.mk.

Ajo tha se një pjesë e tyre ende nuk  janë miratuar, një pjesë nuk kanë kaluar recensimin  dhe disa as nuk janë shkruar fare. Edhe pse udhëheqësia e mëparshme njoftoi se tekstet shkollore për klasën e shtatë janë duke u shtypur dhe dorëzuar, situata faktike është krejtësisht ndryshe.

“Tani më disa ditë jemi duke biseduar me Byronë dhe me siguri nxënësit e klasës së shtatë edhe vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë nga tekstet shkollore ekzistuese, tekste të cilët deri më tani ishin në përdorim. Kemi arsyetim  nga Byroja se janë të përputhshme me programet mësimore, në përjashtim të dy ose  tre temave  për të cilat mund të përgatiten  materiale mësimore”, theksoi Janevska.

Ajo gjithashtu theksoi se bisedimet dhe diskutimet me BZHA-në janë duke u zhvilluar, edhe pse  zgjidhja ligjore nuk lejon ndryshe, koncepti do të shtyhet për një  periudhë të caktuar për nxënësit e klasave të shtata, teta dhe klasve të nënta që të kenë tekste shkollore.

Para disa ditësh, Janevska njoftoi se koncepti i arsimit nga koha e Milla Carovskës, kur lënda e shkencave shoqërore zëvendësoi lëndën histori, nuk do të shfuqizohet, por do të reformohet. Në vitin shkollor 2025/26 do të ketë koncept të përmirësuar me planprograme dhe plane të reja, me tekste të reja për nxënës, kurse lëndët e veçanta, siç tha ministrja Vesna Janevska, do të funksionojnë që këtë vit.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat