Lajme nga vendi
INATET POLITIKE I LËNË BANORËT NË “BALTË”

Banorët e rrugës 5 të Studeniçanit shprehen të revoltuar ndaj kreut të komunës, Azem Sadiku për shkak të mos asfaltimit të kësaj rruge tashmë shtatë vjet. Siç thanë banorët, zvarritja e rikonstruimit të saj bëhet për inate dhe mosmarrveshje politike.
“Kjo është vetëm punë inati se ai I ka bë edhe mini rrugët më asphalt, a kjo rruga ma kryesore që ka biznese e maune, me inat nuk e ka ndërtu këtë rrugë”, tha një banor.
“Në nëntor të 2017 kjo rrugë filloi të prishet nga kubëzat e betonit që ishin vendosur nga kryetari I mëparshëm. Pastaj e prishi për të vendos një asfaltim mirëpo në atë kohë asfaltimin deshi ta vendos pa kanalizim dhe ujsjellës. Edhe atëherë u grumbulluam për ta njoftu kryetarin se nuk kemi kanalizim dhe ujsjellës, nga ajo pengesëe e deri më sot, shtatë vite më vonë kjo rrugë ka ngel nën mëshirën e Zotit”, u shpreh një tjetër banor.
Banorët ankohen për ndotje të shtëpive nga pluhuri dhe përmbytjet për shkak të rrugës së gërryer. Ata paralajmërojnë protesta me bllokim të rrugëve në rast se komuna do të vazhdoj të shpërfill kërkesat e tyre.
“Prej tre makinave, më së paku në muaj shpenzoj 200 euro, prej këtyre gurve dhe gropave. Na mbyti pluhuri. Edhe ne si mëhallë kemi vendos se me kaq nuk do e lëmë. Nëqoftëse duhet do ta bllokojmë rrugën kryesorr e kështu nuk e lëmë”, theksoi një banor.
“Pluhur shumë i madh bëhet. Kur bie shi, kanë mbet disa puseta të kanalizimit shumë lart. Kërkojmë që kryetari ta bëj më shpejt, nëqoftëse e ka ndërmend ta bën mos ta lë dita ditës. A ka qëllime politike a çka ka nuk e di, duhet ta bëj më shpejt se është shumë keq për makinat, për fëmijët, për jetën që jetojmë”, tha një tjetër banor.
Rikonstruimi i rrugës 5 në fshatin Studeniçan, sipas banorëve, ka nisur në vitin 2017. Për këtë çështje kërkuam qëndrim edhe nga Komuna. Nga atje thanë se nuk mund të japin asnjë sqarim për shkak të mungesës së kreut të komunës i cili është në udhëtim zyrtar në Turqi.zhurnal
Lajme nga vendi
Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.
Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.
Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.
“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,” vlerëson Fetai.
Lajme nga vendi
Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.
“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.
Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.
“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.
Lajme nga vendi
Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.
Nuk ka persona të lënduar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve