Connect with us

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Lajme nga vendi

Inspektorët kanë hyrë në restorante, mishtore dhe markete nëpër Kumanovë – Më shumë se 100 kilogramë mish janë asgjësuar

Published

on

Afërsisht 100 kilogramë mish dhe përgatitje mishi të pasigurta janë asgjësuar nga shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) të martën në Kumanovë, gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm në restorante, mishtore dhe markete.

Për shkeljet e konstatuara – shitja e supeve të ngrira, ofrimi i përgatitjeve të ngrira nga mishi (hamburgerë, shishqebapë), shitja e mishit dhe përgatitjeve të mishit pa deklaratë, si dhe për skadimin e vlefshmërisë së librezave sanitare të punonjësve te operatorët e ushqimit dhe mungesën e dokumentacionit të plotë, janë dhënë masa paralajmërimi dhe gjoba monetare nga 100 deri në 1000 euro në kundërblerë me në denar, në varësi të rëndësisë së shkeljes dhe madhësisë së operatorit të ushqimit.

Me inspektimet në këtë qytet u përfshinë edhe dy supermarkete të mëdha, në të cilat nuk u konstatuan shkelje të rregullave nga fusha e sigurisë ushqimore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Ligjin për përfaqësim të drejtë do ta propozoj Qeveria, BDI-ja nuk ka nevojë të ndërhyjë në të

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do ta propozon Qeveria me partnerët e saj dhe BDI-ja nuk ka nevojë të ndërhyjë në të. Sipas tij, partia e Ahmetit kishte kohë 20 vjet të bën një ligj të tillë, por nuk e ka bërë sepse ka keqpërdorur këtë çështje për pikë politike. Mickoski tha se ligji është duke u përgatitur në nivel të grupeve të punës dhe së shpejti do të dale versioni i parë për të cilin do të ketë debat publik.

“BDI kishte kohë 20 vjet të propozon ligj i cili do të ishte kushtetues, por nuk e bëri. Kjo Qeveri me kapacitetet e saja demokratike është duke punuar në grupe të punës për krijimin e një zgjidhje ligjore që do siguron përfaqësim të drejtë, do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe do të përmbahet në bazat e përfaqësimit të drejtë. Kaq mund t’i them Blerim Bexhetit i cili ka qenë ministër i Drejtësisë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Policia e Tetovës me kontrolle kundër transportuesve publik pa licencë

Published

on

Me datë 17.10.2024, në periudhën prej orës 05.00 – 08.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, kanë marrë masa dhe aktivitete lidhur me funksionimin e transportit publik pa licencë.

“Në orën 07:00 në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, afër fshatit Rasadisht është ndaluar automjeti i pasagjerëve “Volkswagen” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.O (42) nga Shipkovica, dhe automjeti i pasagjerëve “Citroen” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.Sh (33) nga fshati Shipkovicë, për shkak të organizimit të transportit publik për nxënës pa licencë. Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat