Lajme nga vendi
JA VLEN ME SHKAS!!!

Shkruan: Agron Shaqiri
Në historitë e popujve, ka shumë figura kontraverse të cilët shndërrohen nga vartës të përbetuar në kundërshtarë të përbetuar, në thonjëza! Një prej këtyre figura është Joseph Goebbels, një figurë kyçe në regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore në Gjermani. Goebbels ishte një propagandist i talentuar dhe ministër i propagandës në regjimin e Hitlerit. Por, siç e dëshmon historia, figura e tij nuk është vetëm e bardhë e zi!
Pak përpara se regjimi i Gadafit të rrëzohej, Kusa u largua në ekzil, duke shfaqur veten si viktimë e sistemit që ai e përshkruante si të korruptuar. Në këtë kthesë, ai u bë protagonist i një narrativë që shpaloste veten si mbrojtës i vlerave properëndimore, duke pretenduar se luftonte për lirinë dhe drejtësinë. Por, realiteti ishte ndryshe.
Përpara se regjimi nazist të rrëzohej, Goebbels u përpoq të dukej si viktimë e një sistemi të korruptuar dhe të dënonte regjimin në emër të lirisë dhe drejtësisë. Megjithatë, realiteti ishte që ai ishte një mbështetës i ngulitur i Hitlerit dhe i politikave të tij, duke propaganduar dhe mbrojtur gjithnjë ideologjinë naziste. Edhe pse Goebbels mund të shihet si një personazh që përpiqej të ndryshonte imazhin e tij për të shpëtuar nga pasojat e regjimit të rrëzuar, realiteti ishte se ai ishte pjesë e thelbit të regjimit dhe politikave të tij të dhunshme.
E shkruaj këtë sepse shumë persona, këtu tek ne që sot që janë në qeveri, e që deri në orën e fundit po e mbrojnë atë që nuk duhet të mbrohet, duhet të shohin këtë shembull!!!
Pra, shembulli i Musa Kusës duhet t’i mësojë se njeriu duhet të jetë dinjitoz edhe në disfatë. E duke mos pranuar përgjegjësinë për gabimet dhe padrejtësitë që i kanë bërë, po humbin edhe atë pak dinjitet që mund t’u ketë mbetur!
Andaj personat e apostrofuar në këtë tekst duhet ta dinë se morali dhe dinjiteti nuk nxirren në treg!!!!
Lajme nga vendi
Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.
Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.
Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.
“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,” vlerëson Fetai.
Lajme nga vendi
Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.
“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.
Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.
“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.
Lajme nga vendi
Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.
Nuk ka persona të lënduar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve