Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN sot në Tetovë, do ta mbajë tubimin përmbyllës

Published

on

VLEN do të qëndrojë sot në Tetovë, ku në kuadër të fushatës do të mbahet tubimi përmbyllës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj, transmeton Tetova Express.

Sipas paralajmërimit, tubimi do të mbahet në Sheshin “Iliria” në qendër të Tetovës, me fillim prej orës 20:00.

Lajme nga vendi

VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!

Published

on

Sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve! Për herë të parë, kjo ditë e shenjtë shënohet zyrtarisht edhe në seancë të Qeverisë, falë përkushtimit të VLEN-it dhe lidhjes së ngushtë me qytetarët, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
“Sot shënojmë 116 vjetorin e njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kjo datë shënon rëndësi të veçantë pasi është një datë e rëndësishme që tregon rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve rreth një ideali. Njësimi i alfabetit të Gjuhës Shqipe është edhe njësim letrar e intelektual i shqiptarëve në të gjithë trojet ku jetojnë ata.
Kjo ditë historike bashkon shqiptarët nga të gjithë trojet me një shtyllë të fuqishme të gjuhës shqipe. Gjuha është element identifikues i një kombi, bazamenti mbi të cilën ndërtohen gjitha elementet tjera.
Vendimet e Kongresit të Manastirit, tregojnë dhe orientimin e shqiptarëve sot e kësaj dite se jemi të orientuar drejtë vlerave perëndimore dhe evropiane.
Përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri e nisin këtë ditë të bekuar me krenari e urime mes shqiptarëve kudo. Aktivitetet do të vazhdojnë me vizitën në Muzeun e Alfabetit në Manastir – aty ku historia jonë është shkruar me përkushtim dhe dashuri për gjuhën tonë të bukur. Pastaj, do të marrim pjesë në një konferencë shkencore për të reflektuar mbi vlerat dhe rëndësinë e kësaj dite, dhe në fund, kjo ditë e madhe do të mbyllet me një ceremoni madhështore në Pallatin e Kulturës në Manastir.
Kjo është një ditë e gëzimit, e këngës dhe e krenarisë. Është një moment ku secili prej nesh duhet ta ndiejë veten pjesë të historisë. Festat e tilla nuk janë të zakonshme – ato na kujtojnë se kush jemi dhe për çfarë duhet të luftojmë.
VLEN është e përkushtuar që gjuha shqipe të jetë aty ku i takon – jo përqindje, por dinjitet! Ne jemi zotuar në zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe ne garantojmë që termi ofendues prej 20 për qind do të hiqet
Urime kjo ditë secilit shqiptarë e shqiptare kudo që jetojnë, në ditë të tilla qofshim të bashkuar gjithmonë!”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VLEN-it.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria me Akademi solemne shënon Ditën e Alfabetit shqip, Mickoski uron të gjithë shqiptarët!

Published

on

-Kjo ditë le të na frymëzojë që të punojmë bashkë, me dashuri për diturinë, me respekt për historinë dhe me pamje nga ardhmëria. Urime Dita e Alfabetit Shqip, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Akademinë Solemne në Qeveri me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Mickoski porositi që së bashku, të krijohet shoqëri në Maqedoninë e Veriut, ku siç theksoi, Gjuha dituria do të jetë valuta më e fuqishme.

“Të dashur bashkëqytetarë, shkrim-leximi dhe arsimimi nuk janë luks, janë të drejta elementare dhe instrumente më të fuqishme për transformim të shoqërisë sonë. Rëndësia e tyre nuk mund të matet me numra, por ndikimi i tyre, shihet në jetën më të mirë të secilit individ dhe në përparimin e të gjithë bashkësisë. Të investojmë në shkrim-lexim, t’i hapim dyert e arsimit për të gjithë, të krijojmë shoqëri ku dituria do të jetë valuta më e fuqishme. Vetëm kështu mund të ndërtojmë shtet që do të jetë gati për të ardhshmen”, deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shënohet sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.
Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat