Lajme nga vendi
Arben Taravari nga Kumanova: Qytetarë janë përcaktuar për ndryshimin, e ndryshimi është me VLEN-in

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, nga tubimi qendror i koalicionit në Kumanovë, tha se këtë rradh jemi bashkuar për të fituar.
Ai tha se e kanë dëgjuar zërin e popullit për tu bashkuar ndërsa është edhe bekimi i kryeministrit Alibn Kurti.
“Jemi treguar fisnik me njëri tjetrin sepse qëllimin e kemi të artë, ndryshim dhe vetëm ndryshim, nuk ka alternativë tjetër në këto zgjedhje. Kështu po duket situata. Ne i kemi dyert e hapura kudo që shkojmë në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Prishtinë edhe në Tiranë. Këtë gjë fatkeqësisht nuk mund ta themi për kundërkandidatin tim, ai i ka mbyll derën vetes”, deklaroi Arben Taravari, .
Taravari mes tjerash numëroi katër shtyllat e programit të tij, duke thënë se bëhet fjalë për një program përbashkues pa mashtrime dhe pa fjalë të kota.
“22 vite keqqeverisje janë shumë. Tashmë është bërë e papërballueshme kjo situatë. Neve po e shohim se sa i nevojshëm është ndryshimi, më shumë se sa që ne po e potencojmë, këtë fakt po na e tregon gjendja në teren, bisedat e përditshme me qytetarët dhe skandalet e përditshme e aktorëve institucional e shtetëror”, u shpreh Taravari, duke shtuar se është i bindur se qytetarët janë përcaktuar për ndryshim, e ndryshimi është me VLEN-in.
Lajme nga vendi
Kryetari Limani dhe Ministri Taravari Inspektojnë punimet e rikonstruimit të dy rrugëve në Gostivar

Këto dy rrugë janë rruga ‘Servet Bajrami’, e cila çon për në Banjicë të Poshtme, dhe rruga ‘Nikolla Tesla’, nga gjimnazi deri në fund të rrugës. Sipas kryetarit Limani, këto projekte kapin një vlerë prej rreth 30 milionë denarë dhe synojnë rikonstruimin e plotë të këtyre dy rrugëve, duke siguruar kushte më të mira infrastrukturore për qytetarët e Gostivarit.
“Me këto projekte, ne po investojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët tanë, duke ofruar infrastrukturë më të zhvilluar dhe më të sigurt për ata. Rikonstruimi i këtyre rrugëve është një hap tjetër përpara në realizimin e qëllimeve tona për një qytet më të zhvilluar dhe më të aksesueshëm”, tha kryetari Limani gjatë inspektimit të punimeve.
Limani Promovimi https://we.tl/t-rma2EfgwDT
Limani Pyetje https://we.tl/t-VtWaB2jCdD
Lajme nga vendi
E pësuan kultivuesit e mollëve, pjeshkave dhe kajsive – Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar dëme të shumta

Kultivuesit e mollëve të Prespës, pjeshkat dhe kajsitë e Rosomanit, por edhe disa kultura të tjera të pemëtarisë kanë pësuar dëme të mëdha nga ndryshimet klimatike dhe temperaturat nen zero të prillit, shkruan Alsat.
Sipas Ministrit të Bujqësisë, në disa kultura të pemëtarisë dëmet kanë shkuar deri në 100 %.
“Nga temperaturat nën zero, dëmet që kanë arritur deri tek unë si ministër shkon në 50 % ndërsa në disa vende edhe 100 % të pemëve. Rosomani është i prekur seriozisht dhe pikëpyetje se a do të kemi pjeshkë nga këto sipërfaqe”, tha Cvetan Tripunovski – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.
Shkaku i uljes së temperaturave dhe dëmet e shkaktuara, këtë vit do të kemi prodhime deficitare të disa kulturave të pemëtarisë të cilat vitet e kaluara ishin shumë të kërkuara për eksport dhe ishin me cilësi të lartë.
“Mendoj se do të kemi deficit të disa kulturave bujqësore që i kemi pasur cilësore dhe janë kërkuar por me këto fatkeqësi natyrore do të jenë deficitare”, u shpreh Cvetan Tripunovski – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.
Sipas Tripunovskit, njësitë lokale kanë formuar komisione dhe pasi të vlerësohet dëmi në terren, elaborati do të dorëzohet në komisionin e qeverisë dhe me vendim të qeverisë do të dëmshpërblehen bujqit që pësuan dëme nga temperaturat e ulëta të prillit. / Alsat.mk
Lajme nga vendi
S’ka ligj, punësimet pa kuota etnike! – Që nga shtatori zvarritet propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Në prag të takimit të liderëve të VLEN, premtimi më i madh që u mor përsipër nga zëvendëskryeministri për Qeverisje të mirë, Arben Fetai ai për ligj të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mbetet dëshirë që po kalbet për shkak se nuk po piqen kushtet, shkruan Alsat.
Disa premtime të tij i harroi koha, e ligji akoma nuk u bë.
“Ky projekt ligj në këtë fazë është gati. Do shihni javën e ardhshme se do të nisim një debat publik në lidhje me miratimin e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i cili do të eliminojë mundësitë e abuzimit me deklarata të rrejshme të përkatësisë kombëtare”, thoshte Arben Fetai, Zëvendëskryeministër.
Siç dëgjuat, më 27 shtator 2024, tha se javën e ardhshme do e shihnim debatin publik. Pas tre muajve, përsëri në intervistë për Alsat, tha “javën e ardhshme”.
“Uroj dhe shpresoj që brenda javës së ardhshme të dalim deri te drafti përfundimtar në kuadër të grupit punues dhe pastaj ta definojmë kalendarin….”, ishte shprehur Arben Fetai, Zëvendëskryeministër.
Pas dy javësh, më 15 janar, njoftoi se ligji shumë shpejtë do të jetë publike dhe do të dorëzohet në Kuvend.
“Jemi në fazën finale, me takimin e sotëm uroj që të gjejmë dakordimin dhe konsensusin final brenda koalicionit qeveritar dhe që pastaj të vazhdojmë procedurën e ligjit dhe shumë shpejtë ta bëjmë publik të njëjtin dhe të fillojmë procedurën ligjvënëse pas dakordimit në nivel politik”, kishte thënë Arben Fetai, Zëvendëskryeministër.
Përsëri pas dy muajve, ligji “shumë shpejtë” do të paraqitet para opinionit.
“Sot pasdite e kemi takimin e radhës ku do të shohim draftin e fundit dhe besoj që shumë shpejtë do të mbyllet kjo çështje”, pati thënë Arben Fetai, Zëvendëskryeministër.
Nga e thëna në të bërë është një det i tërë, do të ishte thënia që i shkon për shtati Arben Taravarit i cili derisa lavdërohet me kuadrot e tij në ekzekutiv, njëri përfundon në pranga, tjetri futet ne grupin e ministrave dhe zëvendësministrave me përformancë të dobët, ashtu siç i cilëson ai një pjesë të kuadrove të VLEN në ekzekutiv, duke i përjashtuar ata të ASH-së, sipas tij. Që pas shfuqizimit të mekanizmit të badenterit në tetor të vitit kaluar nga Gjykata Kushtetuese, të gjitha punësimet në sektorin publik janë bërë pa respektuar kuotat etnike të përfaqësimit./ Alsat.mk
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve