Lajme nga vendi
Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në tubimin madhështor të koalicionit VLEN në Kumanovë, ka thënë se ndryshimi po vjen. Ai tha se mesazhi për ndryshim u dha një ditë më parë në Tetovë, nga Stadiumi, ndërtimin e të cilit pushtetet e BDI-së me dekada e kanë bllokuar.
“Në Tetovë dje mesazhi ishte I qartë, ne e prishëm të vjetrën, sepse e reja tashmë ka filluar, ndryshimi ka nisur. Edhe këtu në Kumanovë po i themi se e vjetra ka skaduar, BDI-së i ka kaluar afati, VLEN është ndryshimi, VLEN është e asrdhmja, VLEN është rinia dhe freskia. Të nderuar kumonaovar, VLEN është fryma e re për zhvillimin eprosperitetin, ekonpminë e mirëqenien. VLEN është projekti ynë që do të sjellë më shumë para në xhepin e çdo qytetarit. Më shumë investime për. Kokë banori, më shumë biznes dhe më shumë fitim, sepse ekonomia VLEN, biznesi VLEN”,ka deklartuar Kasami.
Ai shtoi se VLEN është frymë e re për zhvillimin e prosperitetin, ekonominë dhe mirëqenien. Po ashtu ka theksuar se Qeveria e VLEN do të angazhohet për zhvillim të barabartë rajonal.
Sot zhvillimi ekonomik në RMV, sikurse shumë fusha të tjera, ka dallime edhe të karakterit etnik. Sot te komunat shqiptare investohet vetëm 35 euro për kokë banori, ndërsa te komunat maqedone diku 75 euro për kokë banori. Plani ynë qeverisës mundëson që në vitin 2030 të kemi barazi, dhe të investohen pa dallim etnie, 150 euro për kokë banori”, tha Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Kasami shtoi se, sot koalicioni VLEN i ka tre komunat më të mëdha shqiptare, Tetovën, Çairin dhe Gostivarin. Pas pak javësh, koalicioni VLEN do ta ketë edhe qeverisjen qendrore. E pas një viti, koalicioni VLEN do të qeverisë apo do të bashkëqeverisë edhe në Kumanovë, Likovë e shumë komuna të tjera. Sepse ndryshimi kur vjen, vjen i madh e vjen kudo.
Lajme nga vendi
Ballistët: FFM dhe MPB me çdo kusht tentojnë ta dëmtojnë Shkëndijën! Po defokusojnë opinionin me tema etnike…

Lajme nga vendi
Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.
E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.
Makineritë e rënda janë në terren për të rikthyer lumin në shtrat, ndërsa autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë.
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.
“Në fshatin Batincë ka ngritje të vëllimit të lumit Markovë, në disa vende vërehet derdhje e lumit nga shtrati. Angazhuam dy-tre makineri për të rregulluar situatën. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë, për momentin nuk ka reshje të shiut dhe uji ka hyrë në oborret e shtëpive përreth lumit Markovë.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.
Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve