Connect with us

Lajme nga vendi

Ahmeti edhe Sela firmosin marrëveshjen e koalicionit. ASh-krahu i Selës bëhet pjese e Frontit Europian

Published

on

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ASh e Ziadin Selës sot në Gostivarë zyrtarizuan marrëveshjen për të shkuar sëbashku në zgjedhjet 2024.

Deri më tani janë lakuar disa emra të cilët do të jenë në listë për deputet si: Elmi Aziri, Ilire Dauti, Naim Bajrami ndërsa priten të kenë edhe dy emra të tjerë.

Për Front Europian, Ahmeti tashmë ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha. Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si me Unionin e Romëve, me Partinë Demokratike Turke dhe me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Pritet që një koalicion i këtillë të lidhet edhe me njërën prej partive boshnjake.

Lajme nga vendi

Një tetovar, ministër i mbrojtjes në Qeverinë e parë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali

Published

on

A e dini se kryeministri i qeverisë së parë shqiptare, Ismail Qemali, mbrojtjen e shtetit ia besoi një tetovari?! Po, ministri i parë i mbrojtjes së shtetit shqiptar, apo siç njihej atë kohë Ministri i Luftës, ishte Mehmet Deralla.

Ai ishte lindur në Gradec të Tetovës në vitin 1843. Arsimin fillor dhe të mesëm e mori në Tetovë dhe Shkup, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Akademinë Ushtarake të Stambollit. Shkathtësia dhe sukseset e tij bënë që që në moshën 35 vjeçe të merrte titullin e pashait, që nënkuptonte atë të gjeneralit.

Pas shumë vitesh shërbim në ushtrinë osmane, Deralla në shenjë proteste i jep fund kësaj karriere dhe i përkushtohet çështjes shqiptare, duke u vënë në dispozicion të Ushtrisë Vullnetare të Lidhjes së Prizrenit. Pas kësaj, përkushtimi dhe aktiviteti i tij atdhetar ishte i paepur, duke marrë pjesë në lidhje e aksione të shumta, që në nëntor 1912, kulmuan me pavarësinë e Shqipërisë, në Qeverinë e parë të së cilës, Mehmet Dërralla, do të emërohej Ministër i Luftës./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Sot paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, paradite me kushte për mjegull në disa pjesë të luginës , ndërsa gjatë ditës me diell dhe i qetë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Universiteti i Tetovës e filloi implementimin e Projektit të Transformimit të Gjelbër në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, ka filluar zbatimin e Projektit të Transformimit të Gjelbër, të përgatitur me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe koordinatorin për Transformimin e Gjelbër të Universitetit Çanakkale, Onsekiz Mart.

Ky projekt synon të ofrojë trajnime për transformimin e gjelbër në një hapësirë të gjerë nga Ballkani dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm. Një nga objektivat e projektit është inkurajimi i mundësive të barabarta në qasjen e proceseve të transformimit të gjelbër, i cili parashikohet t’u mundësojë të rinjve nga vende të ndryshme të trajnohen në fushën e transformimit të gjelbër dhe të punësohen.

Po ashtu, projekti synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve, të zgjerojë mundësitë e punësimit në sektorë kritikë për zhvillimin e qëndrueshëm, duke kontribuar njëkohësisht në parimet e qëndrueshmërisë mjedisore, sociale dhe ekonomike.

Presidenti i TİKA-s Serkan Kayalar dhe Rektori i Universitetit të Çanakkale Onsekiz Mart Prof. Dr. R.Cüneyt Erenoğlu janë koordinatorë të Transformimit të Gjelbër ndërsa projekti realizohet nën drejtimin e Dr. Dilvin İpek dhe Recep Çetinkaya nga TIKA dhe Assoc Dr. Didem Saygın, Dr. Tuğçe Yıldız, Dr. Savaş Gürdal dhe. Dr. Kadir Yılmaz nga Universiteti i Çanakalasë, ndërkaq Prof. Dr. Erhan Sulejmani është koordinator nga Universiteti i Tetovës. Trajnimet, të cilat kanë filluar në Maqedoninë e Veriut, pritet të vazhdojnë edhe në vende të tjera në të ardhmen.

Përfaqësuesit e Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Çanakalasë shprehën kënaqësinë e tyre që e drejtojnë këtë  projekt të vlefshëm i cili do të kontribuojë për një të ardhme të qëndrueshme.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat