Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari dhe Kasami takojnë akademikët dhe intelektualët

Published

on

Kandidati për President nga opozita shqiptare, Arben Taravari dhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami kanë takuar akademikë, pedagogë dhe intelektual ku kanë diskutuar situatën politike në vend.

Para tyre është prezantuar edhe koncepti politik që përfaqëson kandidati për president, Arben Taravari.

“Së bashku me kandidatin për president, Arben Taravari në një panel të hapur me intelektual, akademik dhe me Shoqatën e Pedagogëve diskutuam për aktualitetin politik në vend dhe sfidat e kombit shqiptar në RMV. Vizioni politik i z.Taravari është i rëndësishëm dhe domethënës për vendin tonë. Falënderoj gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe temat e shtjelluara gjatë debatit!”, ka theksur kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Lajme nga vendi

Formohen grupet e punës të VMRO-së dhe VLEN-it për bisedimet për Qeverinë e re, nesër pritet takimi i parë!

Published

on

(MIA) – VMRO-DPMNE dhe Koalicioni VLEN i formuan grupet e punës për vazhdimin e bisedimeve për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim, konfirmuan për MIA-n burime nga të dyja partitë.

Siç bëjnë të ditur nga VLEN për MIA-n, grupet e punës nga të dyja partitë nesër do ta mbajnë takimin e parë. Për emrat e përfaqësuesve në grupet e punës, nga të dyja partitë thonë se do t’i bëjnë të ditura përmes kumtesës.

Bashkëpunimi, siç informoi VMRO-DPMNE pas takimit që u mbajt të shtunën në shtabin e VLEN-it do të bazohet në tri shtylla – integrime evropiane, zhvillim i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i drejtësisë.

“U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre”, informuan atëherë nga VMRO-DPMNE.

Në takim morën pjesë lideri VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me bashkëpartiakët dhe liderët e partisë nga partitë në Koalicionin Vlen, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Advertisement

Nga koalicioni VLEN pas takimit vlerësuan se bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv dhe të duhur.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, Koalicioni Maqedonia e Juaj i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate të deputetëve, 58, pas çka vijojnë Koalicioni Fronti Evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate të deputetëve, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i kryesuar nga LSDM, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E majta nga gjashtë mandate të deputetëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Tetovë, e punësuara në kazino rrejshëm raportoi në polici se i ishin vjedhur paratë e qarkullimit ditor

Published

on

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gruaja nga Tetova që më datë 9 maj raportoi se si e punësuar në kazino i ishin marrë paratë nga qarkullimi ditor, ka pranuar që kishte bërë deklaratë të rrejshme.

“Më datë 13.05.2024 në SPB-Tetovë është kryer një bisedë zyrtare me 37-vjeçaren A.K. nga Tetova. Për shkak se, më datë 09.05.2024 në orën 12.00, ajo rrejshëm kishte raportuar  se rreth orës 08.20 në një vend parkimi tek kazinoja ku punonte, një person duke e kërcënuar i kishte marrë paratë nga qarkullimi ditor në kazino, kështu që gjatë ditës së djeshme ajo ishte paraqitur vetë në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër saj do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: KSHZ-ja i konfirmoi manipulimet zgjedhore në 4 vendvotime

Published

on

Nga VLEN-Tetovë thonë se me vendimet e fundit të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve u dëshmua se Fronti Europian nuk ka kapacitet për zgjedhje fer dhe demokratike, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se nga hapja e kutive në 7 venvotime në Njësinë Zgjedhore 6, u konstatuan parregullsi në 4 vendvotime.

“Imagjinoni, vetëm me 7 kuti të votimit të hapura u konstatuan parregullsi dhe vjedhje e votës në 4 prej tyre. Kjo dëshmon qartë se pse BDI sot është në panik. Ata janë në panik, jo vetëm se do të shkojnë në opozitë dhe do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorime dhe shkeljen e ligjit, por gjithashtu sepse dje me hapjen e kutive u vërtetua se ata përmes keqpërdorimit të mekanizmave të pushtetit, kërcënimeve, shantazheve, presionit dhe trenit bullgar, kanë tentuar dhe kanë deformuar vullnetin e popullit dhe rezultatin zgjedhor”, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Më të lexuarat