Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, kandidatët për president deri në fushatë mund të zhvillojnë vetëm një ngjarje publike

Published

on

Kandidatët për president të shtetit tashmë janë konfirmuar dhe sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nga momenti i konfirmimit të listave të kandidatëve deri në fillimin e fushatës zgjedhore më 4 prill, pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore nuk mund të shpenzojnë mjete nga llogaria e transaksionit të destinuara për fushatën zgjedhore, ndërsa pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të organizojnë nga një ngjarje publike për promovimin e listave të tyre të konfirmuara të kandidatëve dhe programeve zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Në nenin 69-a të Kodit Zgjedhor thuhet gjithashtu se fushatë zgjedhore konsiderohet tubimi publik dhe ngjarje të tjera publike të organizuara nga pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore, ekspozimi publik i posterave, video-prezantimet në vende publike, prezantimi në media zgjedhore dhe në internet, shpërndarje të materialeve të shtypura dhe prezantimit publik të kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programeve të tyre, dhe në paragrafin 2 thuhet se fushata fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në raundin e parë dhe të dytë të votimit nuk duhet të zgjasë 24 orë para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve (heshtje zgjedhore).

Parashtruesi i listës, përkatësisht kandidati, mund të paraqesë kundërshtim për mos respektim të dispozitave të këtij neni, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) është i obliguar që në afat prej 72 orëve t’i hetojë pretendimet, të veprojë sipas kundërshtimit të paraqitur dhe të sqarojë vendimin e tij në afat prej 72 orëve nga dita e paraqitjes së kundërshtimit. Kundër vendimit të KSHZ-së, ankuesi ka të drejtë të paraqesë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 48 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative është e detyruar të marrë vendim brenda 72 orëve nga marrja e padisë.

Të enjten, KSHZ-ja konfirmoi kandidaturat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, të paraqitura nga Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Stevçe Jakimovski i mbështetur nga GROM, Maksim Dimitrievski nga partia ZNAM, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Biljana Vankovska. Cvetkovska nga Levica, Bujar Osmani nga BDI dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE. Kandidatët Jakimovski dhe Taravari duhet të dorëzojnë në KSHZ një numër unik tatimor dhe llogari të transaksionit brenda 48 orëve.

Numri rendor i kandidatëve dhe pamja e fletëvotimit do të dihet më së voni deri më 28 mars, kur duhet të mbahet shorti në KSHZ.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Bexheti: Ligji për shkollim të mesëm u tërhoq falë reagimit të popullit

Published

on

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka deklaruar se propozim ligji për shkollim të mesëm është tërhequr falë reagimit të popullit dhe jo nga dëshira e qeveritarëve.

“Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit!

Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona.

Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurëthemeli për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme.

Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria është i papranueshëm!”, ka shkruar Bexheti.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Stopuam ligjin për arsim të mesëm

Published

on

Pas parashtrimit te amandamenteve nga ana e koalicionit VLEN, qeveria e tërhoqi ligjin për arsim të mesëm.

“U dëshmua edhe njëherë se faktori kyç që është garantuese e interesave shqiptare është vetëm VLEN.

Ne vepruam ashtu si na ka hije. Pa zë dhe pa zhurmë. Në lexim të parë dhamë porosinë duke mos e votuar aspak, ndërsa kur duhej parashtruam amandamente. Si rezultat kemi tërheqjen e ligjit nga ana e qeverisë.

Intonimi shtetëror nuk do të bëhet në shkollat e vendit, por në Veles po, sepse BDI ka votuar pro intonimit të himnit maqedonas në atë komunë.

VLEN është garanca se nuk do të kalojnë ligje të njëanshme sikur që ka ndodhur me BDI-në në të kaluarën”, thuhet ne reagimin e koalicionit VLEN.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetari i Kuvendit të Turqisë të hënën vizitë në Tetovë, do të ketë regjim të veçantë në komunikacion

Published

on

Me datë 23 dhjetor (e hënë) në Tetovë, me rastin e qëndrimit të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovës do të vendosë regjim të veçantë të qarkullimit në zonën qendrore të qytetit në periudhën prej orës 05:00 të mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i automjeteve nga kryqëzimi i Bërvenicës deri te Universiteti i Tetovës, pastaj në bulevardin e “Ilindenit” nga kryqëzimi me rrugën “Kthesa e Bërvenicës” deri tek Xhamija e Larme, përgjatë rrugës “Kiro Ristoski – Drnc”, rrugën e “Lubotenit” deri tek Arabati Baba Teqe, pastaj rruga “Gjorçe Petrov” dhe “Vëllezërit Miladinovi”.

“Më pas në bulevardi “Vidoe Smilevski Bato” nga rrethrrotullimi me bulevardin e “Ilindenit” deri te rruga “Fushtanska” dhe anasjelltas duke vazhduar në drejtim të Shkollës private “Marif”.

“SPB Tetovë apelon që qytetarët të hënën (23 dhjetor) të mos drejtojnë automjete në zonën qendrore pa nevojë më të madhe dhe imediate dhe të respektojnë dhe veprojnë sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarëve policorë”, thonë nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat