Connect with us

Lajme nga vendi

 Moti do të jetë i vranët dhe më i freskët me reshje shiu, vende-vende më intensive

Published

on

Moti do të jetë i vranët dhe më i freskët me reshje shiu, vende-vende më intensive. Në zonat malore reshjet do të jenë të borës, e sidomos në pjesët perëndimore të disa vendeve më të larta reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Reshjet e shiut do të ndalen deri nga fundi i ditës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.

Në Shkup vranët me reshje shiu, të cilat pasdite do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Paradite do të jetë më freskët, ndërsa në disa nga vendet më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë, veçanërisht në zonat perëndimore. Në mëngjes reshjet do të jenë më intensive, ndërsa nga fundi i ditës do të ndalen. Ditën e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu, ndërsa të enjten do të ketë sërish reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha me karakter të rrëmbyeshëm dhe të përcjella me bubullima të rralla. 

Lajme nga vendi

Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim

Published

on

Sekretari i Përgjithëm i Lëvizjes BESA dhe deputeti Adnan Azizi i është përgjigjur kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, i cili gjatë fjalës së tij, në përurimin e një projekti në Likovë, koalicionin VLEN e quajti si vazalë e hyzmeqarë në Qeveri.

“Vasali dhe hyzmeqari i cili, për 20 vite kishte pushtet absolut e vazhdon të ketë pushtet në Komunën e Kërçovës, ende e ka lënë fshatin e vet pa kanalizim, pa rrugë të asfaltuara dhe pa salla sporti. E asnjëherë ska promovuar asnjë projekt serioz në vendbanimet shqiptare, as edhe një investim dhe fabrikë. Ndërsa sot, kur VLEN është në Qeveri, paska filluar të shëtis nëpër inaugurime të projekteve. Por edhe pas 20 viteve, mbetet nëpër kanalizime! Sa keq!”, ka shkruar Azizi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ali Ahmeti uron ujësjellësin në Likovë dhe dërgon mesazh: Me vazalë e hyzmeqarë s’bëhet shteti

Published

on

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Likova ku ka përuruar ujësjellësin, ka deklaruar se shqiptarët nuk janë hyzmeqar dhe argat në Maqedoni, ngase shteti u takon edhe shqiptarëve.

Ai tha, raporton SHENJA, se me vasalë dhe hyzmeqarë nuk mund të bëhet shteti.

“Me shumë përkushtim ju kemi thënë se ky shtet është edhe I joni. Por ama me hyzmeqar edhe argat dhe të huaj në shtetin tonë nuk mund të jemi. Mos prekni aty ku nuk preket, marrëveshjen e Ohrit, Ligjin për Gjuhët, përfaqësimin e drejtë… Nuk kemi kërkuar ma shumë nga përfaqësues që hiqen si legjitim që i përfaqësojnë shqiptarët por ta mbajnë situatën aty ku e lamë ne. E di që për kryeministër edhe 10 vjet me i pas këta smunden me e realizu. Ne e morëm nga zero dhe e lamë këtë shtet me kryeministër shqiptarë… Nuk është më Maqedonia e viteve para 2000…Maqedonia është e pas viteve 2000 e kemi larë me gjak çdo pëllëmbë të këtij vend, historinë më të re të Maqedonisë… nuk do të ju dëshpërojmë por do të jemi dalë Zotë, të vërtetë të atyre mal sakrificave që kanë bërë shqiptarët për t jetuar të lirë”, ka deklaruar Ahmeti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shkon në 62 numri i viktimave nga tragjedia në Koçan, ndërroi jetë një pacient që po trajtohej në Beograd

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001.

Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhimit fillestar të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar.

“Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit. Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme”.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani”, thonë nga MSH.

Continue Reading

Më të lexuarat