Lajme nga vendi
Matura shtetërore 2023, rreth 30 mijë nxënës testohen sot në matematikë

Maturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të matematikës.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë për rreth 2 orë e 30 minuta.
30 mijë maturantëve u mbetet dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje. Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit tëparë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Njësoj si vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.
Përfaqësuesit e kësaj të fundit thonë se kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit. Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të riststojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.
Lajme nga vendi
Mbi 70 vendime pune në arsim, administratë dhe Njësinë e Zjarrfikësve në Gostivar

Komuna e Gostivarit ka dhënë mbi 70 vendime pune për mësimdhënësit, punonjësit e administratës komunale si dhe për zjarrfikësit, që nga fillimi i vitit 2025. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Valbon Limani, i cili theksoi se shumica e vendimeve janë dhënë për sektorin e arsimit, konkretisht për shkollat fillore dhe të mesme në qytet dhe fshatra.
“Bëhet fjalë për punonjës të arsimit që kanë përmbushur të gjitha kriteret ligjore dhe që tashmë do të kenë siguri më të madhe në vendet e tyre të punës. Kjo është një mënyrë për të rritur stabilitetin dhe motivimin në sektorin arsimor,” deklaroi kryetari Limani.
Ndërkohë, në administratën komunale dhe Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit janë dhënë gjithsej 20 vendime pune. Kryetari Limani nënvizoi se këto vendime janë dhënë për të gjithë ata punonjës që kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe që kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në institucionet përkatëse.
“Vlerësojmë punën dhe përkushtimin e të gjithë të punësuarve, dhe si komunë do të vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë të gjithëve që kontribuojnë ndershmërisht. Vendime të tjera do të ketë edhe në periudhën në vijim,” shtoi ai.
Lajme nga vendi
Kryetari Limani dhe Ministri Taravari Inspektojnë punimet e rikonstruimit të dy rrugëve në Gostivar

Këto dy rrugë janë rruga ‘Servet Bajrami’, e cila çon për në Banjicë të Poshtme, dhe rruga ‘Nikolla Tesla’, nga gjimnazi deri në fund të rrugës. Sipas kryetarit Limani, këto projekte kapin një vlerë prej rreth 30 milionë denarë dhe synojnë rikonstruimin e plotë të këtyre dy rrugëve, duke siguruar kushte më të mira infrastrukturore për qytetarët e Gostivarit.
“Me këto projekte, ne po investojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët tanë, duke ofruar infrastrukturë më të zhvilluar dhe më të sigurt për ata. Rikonstruimi i këtyre rrugëve është një hap tjetër përpara në realizimin e qëllimeve tona për një qytet më të zhvilluar dhe më të aksesueshëm”, tha kryetari Limani gjatë inspektimit të punimeve.
Limani Promovimi https://we.tl/t-rma2EfgwDT
Limani Pyetje https://we.tl/t-VtWaB2jCdD
Lajme nga vendi
E pësuan kultivuesit e mollëve, pjeshkave dhe kajsive – Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar dëme të shumta

Kultivuesit e mollëve të Prespës, pjeshkat dhe kajsitë e Rosomanit, por edhe disa kultura të tjera të pemëtarisë kanë pësuar dëme të mëdha nga ndryshimet klimatike dhe temperaturat nen zero të prillit, shkruan Alsat.
Sipas Ministrit të Bujqësisë, në disa kultura të pemëtarisë dëmet kanë shkuar deri në 100 %.
“Nga temperaturat nën zero, dëmet që kanë arritur deri tek unë si ministër shkon në 50 % ndërsa në disa vende edhe 100 % të pemëve. Rosomani është i prekur seriozisht dhe pikëpyetje se a do të kemi pjeshkë nga këto sipërfaqe”, tha Cvetan Tripunovski – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.
Shkaku i uljes së temperaturave dhe dëmet e shkaktuara, këtë vit do të kemi prodhime deficitare të disa kulturave të pemëtarisë të cilat vitet e kaluara ishin shumë të kërkuara për eksport dhe ishin me cilësi të lartë.
“Mendoj se do të kemi deficit të disa kulturave bujqësore që i kemi pasur cilësore dhe janë kërkuar por me këto fatkeqësi natyrore do të jenë deficitare”, u shpreh Cvetan Tripunovski – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.
Sipas Tripunovskit, njësitë lokale kanë formuar komisione dhe pasi të vlerësohet dëmi në terren, elaborati do të dorëzohet në komisionin e qeverisë dhe me vendim të qeverisë do të dëmshpërblehen bujqit që pësuan dëme nga temperaturat e ulëta të prillit. / Alsat.mk
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve