Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Ali Ahmeti nuk vendos nëse BDI do të largohet nga Qeveria, LSDM të merr guximin

Published

on

-Duhet të dihet se BDI-ja dhe Ali Ahmeti nuk vendosin nëse BDI do të largohet nga Qeveria. LSDM duhet të merr guxim dhe të pranojë dorën e shtrirë për një qeveri tranzitore, këtë e tha mes tjerash kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në lidhje me formimin e qeverisë gjithëpërfshirëse, pa BDI-në, e cila do të votonte ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Mickoski përveç asaj që BDI të shkojë në opozitë, gjithashtu kërkon që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

“BDI nuk është në gjendje të vendosë kushte. Nëse LSDM-ja vërtet pranon njërin nga propozimet, ato janë: Së pari, përfundimi i procesit tani, që do të hynte në fuqi më vonë, kur Maqedonia të përfundojë negociatat dhe të hyjë në BE, kështu të mbrojmë Kushtetutën dhe identitetin dhe nuk ka kushte dhe kërkesa shtesë nga Bullgaria. BDI-ja e interpreton ndryshe, ky është problemi i tyre. Sa më shpejt të shkojnë në opozitë, aq më shpejt do t’i ecë mbarësia Maqedonisë. Së dyti, zgjedhjet në vjeshtë, mbështetja e opozitës në mbrojtjen e identitetit, traditës, kulturës, zakoneve dhe gjuhës para institucioneve europiane nga opozita, një paketë ekonomike nga Komisioni Europian, zbatimi i gjykimeve nga GJND në Strasburg për maqedonasit në Bullgari”, pohoi Mickoski në intervistë për DW. /tv21.tv

Advertisement

Lajme nga vendi

Qeveria me Akademi solemne shënon Ditën e Alfabetit shqip, Mickoski uron të gjithë shqiptarët!

Published

on

-Kjo ditë le të na frymëzojë që të punojmë bashkë, me dashuri për diturinë, me respekt për historinë dhe me pamje nga ardhmëria. Urime Dita e Alfabetit Shqip, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Akademinë Solemne në Qeveri me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Mickoski porositi që së bashku, të krijohet shoqëri në Maqedoninë e Veriut, ku siç theksoi, Gjuha dituria do të jetë valuta më e fuqishme.

“Të dashur bashkëqytetarë, shkrim-leximi dhe arsimimi nuk janë luks, janë të drejta elementare dhe instrumente më të fuqishme për transformim të shoqërisë sonë. Rëndësia e tyre nuk mund të matet me numra, por ndikimi i tyre, shihet në jetën më të mirë të secilit individ dhe në përparimin e të gjithë bashkësisë. Të investojmë në shkrim-lexim, t’i hapim dyert e arsimit për të gjithë, të krijojmë shoqëri ku dituria do të jetë valuta më e fuqishme. Vetëm kështu mund të ndërtojmë shtet që do të jetë gati për të ardhshmen”, deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shënohet sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.
Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët

Published

on

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, por më të dendura në pjesët perëndimore (mbi 40 l/m2). Do të fryjë erë e fortë jugore e cila gjatë natës do të ndryshojë drejtimin në veri (mbi 70 km/h). Gjatë natës reshjet e shiut fillimisht do të kalojnë në borë në male, e më pas në vende më të ulëta dhe do të formohet shtresë bore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, pasdite dhe gjatë natës me reshje shiu herë pas here më të dendura. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu. Gjatë natës me erë të fortë veriore në pjesët më të larta të luginës do të krijohen kushte që reshjet e shiut të kthehen në borë me intensitet të ulët. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.

DPHM informon se të shtunën në mëngjes moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me borë të kohëpaskohshme, kryesisht në pjesët perëndimore. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. (mbi 70 km/h).

Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil dhe i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe paraqitje të mjegullës nëpër lugina.

Continue Reading

Më të lexuarat